Dokumenti dhe Ilir Meta

Ish-Presidenti spiunoi shokun e tij, Filip Talo? Donte të arratisej por u ‘dorëzua’ te Sigurimi i Shtetit! Lidhja misterioze me Ilir Metën

27 Korrik 2022, 22:15| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 12:44

  • Share

Personi i cili dyshohte se është spiunuar nga ish-Presidenti, ish-Kryeministri dhe ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë në Sigurimin e Shtetit në komunizëm është Filip Talo. Report Tv mëson se ai ka qenë shok në fakultet me Ilir Metën.  Sipas një denoncimi të mbëritur në Autoritetin e Dosjeve Filip Talo është spiunuar nga I. M për një tentativë për arratisje në kohën e komunizmit. Ndërkohë, ish-presidenti e mohon të jetë ai personi që përmendet në shkresën e Autoritetit të Dosjeve, me pretendimin se ka disa persona me emrin Ilir Meta. 

Ajo që duhet misterioze në këtë histori është fakti se Filip Talo, i cili është nga Lushnja, është një njeri shumë i afërt i Ilir Metës. Ai ka qenë i punësuar për një periudhë të gjatë si Drejtor në Institutin e Meteorologjisë. Edhe pasi ai shkarkua në vitin 2013 për shkak të disa raporteve me shkelje të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ilir Meta bëri të gjitha lëvizjet ku u kujdesur që ai të vazhdojë u punësuar aty.

Talo ishte shoku i I.M në vitet 90- 91, (ose më herët ’88 – ’89), të cilit i ka treguar planin për t’u arratisur nga Shqipëria. I.M e ka dekonspiruar planin te Sigurimi dhe Sigurimi e ka kapur para arratisjes, dhe i kanë thënë: Ose futu në burg ose bashkëpuno me ne! F.T ka qenë 19 vjeç në atë kohë dhe ka pranuar që të bashkëpunojë dhe sot pas kaq vitesh, ka kërkuar dosjen e vet për të zbuluar se kush e spiunoi! Në këtë dosje, del emri I.M.

Verifikimet për figurën e Ilir Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar. Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve. Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Report Tv siguroi sot dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Lista me studentët në klasën e Ilir Metës në Fakultetin e Ekonomisë

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 411: 28/07/2022 18:24

    po pse trilloni mo gje tjtere tha si mebrem dhe gje tjtere thoni ju . te jem si ilir meta so ju coja ne gjygje

    Përgjigju
    • Sio: 29/07/2022 01:15

      Ku do e çoje mo ku??

  • Rrumpi: 28/07/2022 16:26

    Bam tyrlyly na mataj

    Përgjigju
  • Shoku Kopi: 28/07/2022 15:18

    Ka disa gjera qe nuk qendrojne. Se pari personi qe e akuzon zoti Meta ka qene bashkepunetor i tij i ngushte. Se dyti jane tre persona me inicialet I.M. nga ku dy prej tyre kane te njejtin emer. Pikerisht njeri prej tyre eshte djali i nje ish oficeri te sigurimit. Se treti e gjithe kjo zhurme behet per motive pilitike.

    Përgjigju
  • Ura e thive: 28/07/2022 11:58

    Shume gjynaf,me ju vardis Metes sa ndrroi emnin e partise,kta nuk e xen gjumi to menu per hallet tona,e manej qa ka ba ma shume se komunistat e tjere gjana te vogla spiunim,vjellje e nej vrasje me pagese edhe ata prej hallit se e msonte Berisha,edhe ky kishte msu nga Enveri.

    Përgjigju
  • ANALFABETI ARBËROR: 28/07/2022 11:42

    O Analfabeti Arbëror mëso Shwip se ti sdi Shqip mos shkruaj shkjaun çfar do të thot shkjaun ? ? ? ? ? Pra ti shkruan sērbisht e je spiun sërb e analfabet. Sa për Edi Ramën ki kujdes se Rama ta RRAS e ta plas o shkjun analfabet. Prandaj mos shkruaj më se po të kapa ta hapa o zullap sërbi.

    Përgjigju
    • Tani: 28/07/2022 13:34

      Nuk besoj se eshte serb. Duhet te jete nga ata supaxhinjt e Athines duke u shtirur sikur shkruan me dialekt kosovar.

  • Arbërori: 28/07/2022 10:42

    Kryeminister e keni agjentin rus Edvin shkjaun shqipfolës dhe i konvertuar në serb, lerni shakat me IM sepse Shqipëria shkoi për lesh o të verbuar

    Përgjigju
  • Dritan: 28/07/2022 09:20

    Eshte ndotur aq shume shqiperia nga politikanet aq sa vetem spak mund te bej pastrimin e saj. Edhe populli te bej punen e tij. Mos ti votoj me keta politikan te majte e te djathte.

    Përgjigju
  • Like Floriri: 28/07/2022 09:10

    Ilir Meta apo Metaj duhet te jape llogari pse e coi thesarin e shtetit nga Banka qendrore ku per elementet e sigurise qe ka ajo ndertese e cila eshte ndertuar nga italianet eshte ndertesa me e sigurt ne tunelet e Krrabes ku prej andej e vodhi dhe e perdori per te ngritur sarajet e tija dhe per tu kamufluar ja faturoi vjedhjen nje fshatari i cili kulloste bagetite prane ketyre tuneleve. Ky eshte demi me i madh qe ky person i ka sjelle kombit. Me keto qe po nxirrni po me kyjtoni gjyqin ndaj te ndjeres Nexhmije Hoxha qe skishin se ku ta kapnin dhe e denuan sesa kafe pinte. Edhe asaj i nxorren deshmitare te rreme e njejta gje edhe me Ilir Meten. Ky person po qe burre le te vije nga SHBA ku ndodhet te deshmoje ne SPAK dhe le te merren SPAK-u dhe BKH mbasi ti dalin faktet ti vene prangat.

    Përgjigju
  • Arben Ahmetaj: 28/07/2022 05:09

    Shkruaj per incenratoret se i ropen shqiptaret pa leri keto budalliqe dhe e di qe sdo e publikosh komentin. Orgjitore spiropalaj

    Përgjigju
  • Shkodrani: 28/07/2022 02:37

    Cfare lojrash. Ky u be kryeminister, Kryetar parti, president, 30 vite ne pushtet e thojne tash se ishte I sigurimit te shtetit. Me thoni nje politikan I majte , I djathte apo I qendres ose nje zyrtar qe nuk ka qene I sigurimit te shtetit . Tere komunista por tani jane organizate

    Përgjigju
  • Spiropali: 27/07/2022 23:41

    Sa keq qw vetë zoti Talo sapo tha që nuk ka qenë Ilir Meta që e ka spiunuar? Po tani?

    Përgjigju
    • dada: 28/07/2022 09:24

      Po pse kush e di informatorin e sigurimit te shtetit me pare, mund ta kishe dhe familjare qe haje dhe pije dhe te spiononte. Pse nuk themi te zbulohet e verteta dhe te behet publike. Ose [per ndryshe te legalizojme ish sigurimin e shtetit ne ate kohe , dhe te presekutuart te kthejne demshperblimin qe ju ka dhene shtetit OK

    • Herkul: 28/07/2022 09:23

      Ne fakt edhe video meta prifti ishte montim pavarsisht se doli me ze e me figure duke kerkuar 700 mije euro.

  • Shkodrs: 27/07/2022 23:17

    KRAJA eshte komshi me Kriminelin Sali,dhe hajdutin Meta i kane vilat afer prandaj nuk lëviz spaku,keta duhet te jene ne burg,jemi ba me thye televizionin kur dalin ata.Habitem si u shkojnë mbrapa disa njerez

    Përgjigju
  • Berti: 27/07/2022 22:50

    Ky dhe i ben karrshillik haptas drejtesise, haram i qofte SPAK qe se ka perplas ne banken e te akuzuarve.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 27/07/2022 23:09

      Berti,me ty jemi,po nese SPAK e rras brenda likeçepanin,mbetemi pa kryeminister dhe nderkombetaret duan stabilitet e status quo ne Shqiperi. Hip se te ,zdryp se te hoqa. Pune m*ti....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?