Fëmija e Diana Kolaverit, babai dhe gjyshja e foshnjës

Kush është gjyqtarja Ardiana Bera që skandalizoi ndërkombëtarët me vendimin për 21 Janarin, dënoi me burg nënën që 8 ditë më parë lindi djalin, prej 2 vitesh në proces Vetingu 

16 Mars 2023, 16:10| Përditesimi: 16 Mars 2023, 20:04

  • Share

Ka prodhuar polemika dënimi me burg i zonjës Diana Kolaveri (Hoshi) vetëm 8 ditë pasi solli në jetë djalin. Zonja Kolaveri është është dënuar nga gjyqtarja e Tiranës, Ardiana Bera, me 1 muaj e 20 ditë burg për akuzën e braktisjes së fëmijës,  parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal. Gjykata e Tiranës e ka dënuar Diana Kolaverin në qershor të vitit 2022, por vendimi i Adriana Berës është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti, vetëm 8 ditë pasi Diana Kishte lindur djalin.

Ndërkaq, të afërmit e Diana Kolaverit kanë theksuar se ajo nuk e ka braktisur vajzën e saj, por është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Gjithsesi, edhe nëse fakti penal ekziston, pse prokurori Endrit Bimi që ka bërë kërkesën dhe gjyqtarja Adriana Bera që ka marrë vendimin, nuk zgjodhën një alternativë dënimi, por çuan një grua në burg?

Kaq e rrezikshme paskërka qenë një grua saqë dënimi me gjobë ia kthyen në dënim me burg dhe burgun nuk ia konvertuan dot më shërbim prove? Burgut i kanë shpëtuar nga ana tjetër teafikantë, figura të krimit, personazhe me armë pa leje, grabitës, dhunues, por edhe vrasës.

Adriana Bera që çoi në burg Diana Kolaverin me akuzën e braktisjes së fëmijës, duke lënë pa përkujdesjen e nënës djalin terë ditësh, është po e njëjta gjyqtare, e cila në  8 shkurt të vitit 2013, shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, për të cilët prokuroria kërkonte 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon, për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Adriana Bera ishte pjesë e trupës gjykuese bashkë me Besnik Hoxhën dhe Ariana Cacon. 

Ambasada Amerikane reagoi e tronditur nga ky vendim. Në vijim, Apeli i shpalli vrasës Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, ndonëse vrasjet i konsideroi si vrasje nga pakujdesia. Ndërkaq, Adriana Bera, që kishte shpallur të pafajshëm vrasësist e 21 Janarit, në korrik të vitit 2021, kishte dënuar me 1 vit burg protestuesin e 21 Janarit, Lin Ndreun. Këto episode tregoi se çekiçi i gjyqtares rëndon mbi të dobëtit.

Për Ardiana Berën procesi i Vetingut ka nisur që në dhjetor rë vitit 2020. Edhe pse kanë kaluar më shumë se sa dy vite, ende gjyqtarja nuk ka dalë para Komisionit për t'u njohur me rezultatet e verifikimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 17/03/2023 03:16

    Kriminelja qe mezi i merrte provimet ne Juridik, kerkon te beje buje para se te shkarkohet nga drejtesia. Ajo ashtu ka qene, shpirtlige gjithmone. Dhe nje person negativ, pa empati dhe qe i urren te varferit, analfabetet, nuk duhet te drejtoje institucione. Shpresojme qe Ministria te beje nje ankimim per kete katile ne shpirt qe çoi ne pranga nje nene qe nuk i jep dot gji djakit te saj.

    Përgjigju
  • Iris: 17/03/2023 01:53

    2 vjet dhe akoma po e kontrollojne perpara se t'a nxjerrin ne Veting! Sa me e gjate te jete koha e kontrollit,aq me te krimbur nga brenda duhet te jene Bera e Berat e tjera. Sic duket,e pa qe si dilte gje nga kjo familje e keputur dhe gjoben ja kthyen ne burg,se po te ishte ndonje gango,apo hajdut me kollare,burg behej shtepia e spitali dhe arrest shtepie si me magji do te kthehej ne detyrim paraqitje.

    Përgjigju
  • Tirana: 16/03/2023 22:01

    Plehrat gjyqtare dhe sot vazhdojnë e vjedhin e se rruajnë as për spakun as për kryetarin e tij që krekoset si xheli majë plehut. Nuk lejohet të arrestohet nëna lehonë. Duhet të lexojë ligjin plehra sipër tavolinës jo të rrijë në gjunjë poshtë saj.

    Përgjigju
  • Satêr: 16/03/2023 20:32

    Të gjithë prokurorët dhe gjyqëtarët e korruptuar, të pa aftë , kundërshtar të vetingut dhe reformës në drejtësi po i shërbejnë berishës dhe metës për të goditur qeverrinë duke dënuar njerëz të pafajshëm, apo për vepra penale të lehta! Ndërkohë që lirojnë kriminelët dhe vrasësit burgosin hallexhinjtë dhe fukarenjtē! Është dobësi e qeverrisë dhe edi ramës që nuk e denoncojë para publikut ktē fenomen qysh kur nisi reforma dhe vetingu!.

    Përgjigju
  • Gripi: 16/03/2023 19:50

    Bobo ende qenka ne drejtesi Ardiana Bera funderrina e gjykates se tiranes? Une kujtoja se vetingu i leshit e kishte larguar. Ardiana Bera i merr vendimet ne bashkepunim kriminal me prokuroret e koruptuar. Ka nje zot lart per kete ndyresire gjykatese qe ka shkateruar jete njerezish. Zoti i vrafte aty ku i dhemb me shume.

    Përgjigju
    • Roni: 17/03/2023 03:19

      Po, akoma eshte e deshtuara. akoma drejton çekiçin. Nje injorante qe mezi merrte provimet kur ishte ne Juridik. Keq do perfundoje. Limon i shtrydhur. Do kalbet ne ndonje zyre noterie.

  • 313: 16/03/2023 18:02

    Fiks si arjanit cela qe ka zbatu ligjet e enver hoxhes. Merrni valixhet edhe ikni sa me pare nga ky vend i mallkuar.

    Përgjigju
    • Lui: 17/03/2023 02:06

      Ku me I marre ligjet e enverit U Thame per ligeti e tij kishte pa Ken derman

    • rezi: 16/03/2023 22:28

      Në kohën e atij që përmënd ti, ka patur një rast që njoh, kur një grua në Kukës goditi njërin me sëpatë. Kishte një fëmijë 1 vjec dhe për këtë u ndoq në gjëndje të lirë, pra mos krahaso kot. Flisni vetëm nga të dëgjuara, por njrzillëku ishte ku e ku me këta të sotmit. Këta hajdutë, gjyqtarë të korruptuar deri në palcë, sikur të ishin sa gjysma e atyre që medoheshin dy herë të pinin një kafe me dikë nëse kishte konflikt interesi. Kjo nuk ka zbatuar ligjin, e ka shkelur ligjin me të dyja këmbët, e ka përdhunuar drejtësinë dhe s'duhet të jetë fare në organet e drejtësisë. Ajo nuk është nënë. Ajo shpërdoron pushtetin, për sa kohë e lënë akoma në drejtësi.

  • Cubi: 16/03/2023 17:43

    Mir thoni ju po kush do tja dij. Jan plepista dhe dihet rezultati. Ah per veting qe po behet!!!!!!!!!!!!!!!!!! Shresuam shum po me sa shoh fukarai s'do shoh asnjeher drejtesi. Drejtesia do ta shkrish mbi 90% se keta jane te infektuar deri ne gen. Ishalla e mban mend media e te na kujtoj si dolen rezultatet e vetingut per zonjen.

    Përgjigju
  • Mario: 16/03/2023 17:17

    C'fare fundurine.

    Përgjigju
  • Meri: 16/03/2023 17:08

    Kjo gjyqtare diz-humane dhe katile,ka bër të njejtin faj për të cilën akuzon të pandehurën.Ka arrestuar këtë nënë duke e deturuar të braktis nji foshnje të porsalindur,që ka nevojë për kujdesje dhe ushqyer me qumshtin e nënëa.Kësaj nëne i ka bër nji dëm shumë të madhe psikologjikisht,kur të kthehet në shtëpi ,kësaj nëne i duhet patjetër nji psikolog,dhe shpenzimet ti paguaj gjykata .

    Përgjigju
  • Turi: 16/03/2023 16:41

    Ne kete vend nese vret dhe nese vjedh miliona nga taksat e qytetareve nuk denohesh me burg maksimumi disa muaj arrest shtepie por ama nese vjedh energji elektrike dhe ndonje kotec me pula nuk ka tolerim , bravo drejtesise keshtu te vazhdoje se do ta bej shtetin model per boten

    Përgjigju
  • Manjola: 16/03/2023 16:33

    Pershendetje, pavaresisht se kush eshte apo cfare vendimi ka dhene ne rastet e tjera, une gjykoj se perpara te aludojme mbi gabimin e burgosjes se nje nene lehone, duhet te mendojme qetesisht se kodi penal sanksionon se nena qe braktis femijen aq me twper ne nje vend te huaj, perben veper penale. Pse nuk mendon askush per kete gabim prinderor ? A ke ndermend te braktise dhe tjetrin ? Prandaj gjyqtarja ka lexuar e zbatuar ligjin. Mbase avokati duhet te vinte ne dukje kete situate ose te ngulmonte ne pagesen e gjobes, por kurrsesi te kerkojme moszbatimin e ligjit kur nena tregohet e papergjegjshme sikunder ata 2 prinderit qe shisnin femijet 5000 euro.

    Përgjigju
    • Beni: 16/03/2023 21:10

      Adriana Bera ti je moj?

    • Cubel breca: 16/03/2023 18:59

      Do me vinte keq po te jesh femer sic e ke shkruar emrin !!!!!!!!!! Dakort jam me ligjin qe permend,por ligji thot qe nenat lehona nuk arrestohen deri sa femija te mbush nje vjec. E megjithate kur gjoja eshte zbatuese e fort e ligjit pse nuk denoi kriminelat me ne krye sali ziun e spiunin ilir dreqi????????????????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?