Mensur Shtylla
Report Tv ka siguruar foton e Mensur Shtyllës, 26 vjeçari i cili u arrestua pasi kishte marrë pa autorizim 30 bombola oksigjeni nga spitali i Kavajës dhe ua shpërndante njerëzve në banesat e tyre. Mensur Shtylla ishte i vetmi që kishte për detyrë dhe përgjegjësi për magazinimin e bombolave të oksigjenit në Spitalin e Kavajës. Sipas gazetarit Sokol Dema, 26 vjeçari ishte përjashtuar nga spitali që në datën 11 janar.
Ndërkohë, ai vetë ka pranuar që bombolat nuk i ka dërguar në spital, por ua ka dhënë njerëzve. Rasti i tij është vënë re fillimisht nga vetë spitali, e më pas është njoftuar policia, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka bërë arrestimin e 26-vjeçarit.
Lajmi kryesor: