Biznesmeni Juljan Morina, i njohur si Lul Morina, ishte objekti i parë i veprimit të vendimit të qeverisë, për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Morinës iu sekuestrua sot pallati 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë, pasi objekti ishte ndërtuar pa leje. Kryeministri Edi Rama tha se ngritja e pallatit të paligjshëm ishte lejuar nga një shef komisariati, duke ngritur dyshime për një ndikim të mundshëm të biznesmenit Morina.
Po kush është biznesmeni Lul Morina, i njohur për ekspozimin e jetës së luksit dhe lidhjet me mashtrues të njohur ndërkombëtarisht?
Emri i Lul Morinës doli edhe një herë në vitin 2019 gjatë historisë së pazakontë të vëllezërve indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë qindra milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.
Dy vëllezërit indianë gjetën strehë në Shqipëri, ndërsa u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta, ndonëse drejtësia indiane i kërkonte në të gjithë botën për pastrim parash. Ata krijuar në vitin 2017 dy kompani ndërtimi “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment”, ndërsa dhjetor 2018 hynë në ortakëri me 50 % të aksioneve me Lul Morinën, në kompaninë “DRYMADES DREAM”, e cila mes aseteve ka edhe resortin e njohur “DRYMADES DREAM” në Dhërmi.
Dy vëllezërit blenë 50 % të aksioneve për 100 mijë euro. Tre muaj më pas, Lul Morina i merr sërish 50 % të aksioneve, përmes kompanisë ‘Rinia 04’, duke u dhënë dy vëllezërve indianë një apartament në Vlorë.
Përpos kompanisë “DRYMADES DREAM”, Morina është pronar i disa kompanive të tjera NDËRTIMI si ‘Rinia 04’, kompania e ndërtimit Xheluks Construksion me të cilën ndërtoi pallatin pa leje si dhe pronar i kompanisë, themeluar në vitin 2022, më objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike.
Përmes kompanisë ‘Rinia 04’, Morina ka qenë pronar i kompanisë VILDRI, e cila ka fituar kontrata për ndërtim hidrocentralesh, ku më pas ia kaluar aksionet kompanisë Alpet Energy.
Lul Morina njihet edhe si ish donator i Klubit të Futbollit Tirana. Madje, në fund të vitit 2019, Morina shprehu interesin për t’i blerë Bashkisë së Tiranës 34 % të aksioneve të Klubit Tirana. “Me sa di unë, ekipi ka pasur dhe ka disa borxhe të mëparshme që ekzistonin që kur isha unë pjesë e Tiranës. Nuk kam një pasqyrë të qartë të situatës dhe borxheve. Fakti që dua të hyj në këtë klub dhe të marr aksionet e bashkisë ka përgjegjësi më vete. Këtë lëvizje e bëj për të ndërtuar diçka më të mirë, për të ngritur Tiranën atje ku e ka vendin”, tha Julian Morina.
Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj. Lul Morina shfaqet në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin.
Po jan foret me ja fut indianeve more dallaveret e ahiptareve ku ka ortakeri e ka ba vet me ja fut indjaneve keshtu e kan buznese shqiptaret nje menyre se lan pa e gjet me ta fute ose ne fund krejt te ekzekutojne nuk ka biznez me shiptare
PërgjigjuKtè pler me Emrin Julian( Lul ) Morina. e nje tashme gjith bota e krimit. Ky personazh karjeren e tij e ka nisur ne vitet 1992 duke shfryzuar femra nè itali. bash ke dy vllezrit e tij mbasi mori nje grusht parash tè mira nga shfrytzimi inprostitucionit filloi trafikimin e drogave tè rènda vdekje prurse me vendet fqinjè si italia greqia e shum me thellè nè vendet e BE baza mè e madhe e shitjeve tè drogès se ksaj familje ka qène Anglia .Ky personazh nuk ka asnjè dit shkollè dhe as njè lloi profesoini nè jetèn e tij vèçse spiun e mashtrus qè ditèn ja mer Ka!!! nè goi plehrave tè botes krimit PS dhe natèn rri me plerat e PD .Ky krimb di ti mshehet shum mir ligjit andaj i ka shpètuar deri tani rrjetès SPAK .Pèr se SPAK rri indiferend ndai Luli Morinès dhe vllezerve tè kti bastardi .
PërgjigjuKa kohe we Rama e ka shenjestruar kete Morinen. Siç duket nuk duron dot faktin qe nje mbiemer gegnisht te kete rrenje andej nga Dhermiu. Pat thene para ca vitesh: "Vene mbiemrin, dhe vene edhe ne Palace ne fund...." E keni vene re qe burrat qe mban Rama afer jane gjysem gra, ndersa grate tip Lenka Çuko, jane si gjysem burra.
PërgjigjuPER KETE morinen qe ka bere nje pallat pa leje i hapni komentet,,kurse per firmen gjikuria qe merr 9000m/2,,,per te bere 1 hotel dhe 150 vila nuk i hapni komentet,,,si mund te zihet plazhi me vila,,kur aty mund te ndertoheshin 20 hotele ,,,,,,qe te punesojme rinine ...qe te mos na iki jashte shtetit,,,edi rama veri gishtin kokes dhe mos jep bregdetin kot na se koti per te bere vila qe nuk na punesojne njeri.....
PërgjigjuKa ndonje lidhje me Meten? Nese jo ska vlere per kumbarin tone.