Kush është zyrtari i lartë i drejtësisë në përgjime me Çilin për lirimin e Alikove? PD- Sadushit: Koha të sqarosh pozicionin tënd

3 Mars 2020, 19:07| Përditesimi: 3 Mars 2020, 20:33

  • Share

TIRANË- Në një kohë që kreu i Këshilit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani mohoi të ketë zhvilluar takime me Henri Çilin për të favorizuar dosjen e Alikove, PD-ja ka drejtuar gishtin nga drejtori i magjistraturës, Sokol Sadushi. Duke qenë se Sokol Sadushi aktualisht është kandidati me pikët më të larta për t'u emëruar në Gjykatën e Lartë dhe në përgjime evidentohet se bëhet fjalë për "një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë", PD-ja i kërkon Sadushi që të sqarojë pozicionin e tij, nëse është apo jo ai që ka takuar Çilin.

"Ardian Dvorani deklaroi një ditë më parë se nuk është ai personi që prokuroria e identifikon në dosjen penale si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë, që ka premtuar favore të paligjshme për një dosje në Gjykatën e Lartë. Në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij. Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë. Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm. Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë", shkruan PD-ja.

Në dosjen e Prokurorisë flitej për një takim të përgjuar në një hotel në Tiranë mes pronarit dhe botuesit të UET-së, Henri Çilit dhe një drejtuesit "të një organi të lartë të drejtësisë",ku gjithmonë sipas organit të akuzës, ai do të lobonte për dy të dënuar përjetë që do të gjykohen në 50 dosjet e para në Gjykatën e Lartë, e cila nuk është ende funksionale. Emri i parë i përfolur ishte kreu i KED-së dhe relatori i çështjes, Ardian Dvorani i cili mohoi të ketë takuar Çilin dhe të ketë bërë një ndërhyrje të tillë. Pronari i UET-së, Henri Çili është lënë në detyrim paraqitje, ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij, që janë lënë në arrest shtëpie.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 03/03/2020 21:02

    Tani veprojn ”projurorët e (sales) PD , flliqësirat !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?