Kronikë
Top 24

Kush është Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS/ Pasioni për armë, makina luksi e kanabis

27 Shtator 2018, 13:38| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 17:14

  • Share

Tirane- Prej dy ditësh historia e dhunimit të Xhisiela Malokut artikulohet në media dhe të gjithë duan të dinë cila është e vërteta, nëse iu rrah e iu fikën cigare në trup nga ish-i dashuri Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja apo sajoi gjithçka.

Por kush është djali i deputetit Rraja i përfshirë në këtë histori? Pse nuk ka pranuar të prononcohet dhe të japë edhe ai një version për ngjarjen? Shqiptarja.com ka mundur të sigurojë fotot e tij nga profili i Facebook, një adresë që me sa duket nuk e ka përdorur më kohët e fundit. Fotot e profilit i përkasin vitit 2010-të.

Rexhep Rraja pak vite më parë

Ndonëse të shkrepura pak vite më parë, pasionet e tij janë të përafërta me ato të djemve që kanë baballarë të pasur. Ai poston foto makinash të shpejta dhe luksoze, tufa me euro, por jo vetëm kaq.

Fotot e postuara nga Rexhep Rraja

Pasionet e tij prekin edhe armët e plumbat. Me sa duket të gjithë miqtë e njohin me emrin Xheni, siç e shkruan vetë Rexhepi me plumba karshi një kallashnikovi.

Fotot e postuara nga Rexhep Rraja

E si të mos mjaftonte në moshë fare të re, i riu shfqet edhe me kallashnikov teksa bëhet gati ta përdorë. Ai shfaqet në ambientet e një ballkoni që nuk dihet nëse është shtëpia e tij.

Përveç armëve, tufave me euro e makinave, Rexhepi apo Xheni ka edhe foto të disa rrënjëve me kanabis. Nuk dimë nga i ka shprepur, por bima narkotike duket të jetë një tjetër nga pasionet e tij qysh në moshë të re.

Një nga fotot e postuara nga Rexhep Rraja

Pak minuta pasi Shqiptarja.com mundi të shkarkojë fotot e tij, profili i Instagram i Rexhep Rrajës u mbyll.

 

Komento

Komente

  • Lola: 01/10/2018 10:54

    XHeni e ka vajza qe e ka denoncuar Rexhen e babes vet. Akt shume romantik qe t'ja shkruante emrin te dashures me fisheket poshte kallashit. Mjafto kjo foto dhe ate duhet me e denoncu per tentative vrajse, se duket qe vetem vdekja e ndante Xhenin jetime nga Rexha i Babes vet... Mjer ne qe katunaret e ketij kalibri injorance na jane fut ne parlament.

    Përgjigju
  • Fredi: 28/09/2018 13:13

    Xheni ? I paska vene vetes emer femre, mos eshte gei ky kopuk e bir kopuku. Cfare po i ben shqiperise Z. Rama? Perse po e gropos keshtu ne krim? Duhet fene ne zbatim neni 55 i kushtetutes i para viteve '90 por me nje ndryshim, per agjitacion dhe propagande kriminale. Duhen futir ne burg dhe internuar familjarisht keta kerma.

    Përgjigju
  • Shtutgarti: 27/09/2018 22:37

    Turp e faqja zeze per ne qe nuk ngrihem e ti djegim nje e per nje Leto politikane te qelbur ne para e pushtet, fundin e duces duan nje e per nje.

    Përgjigju
  • Anton: 27/09/2018 18:26

    Nga rexhep ne xheni

    Përgjigju
  • Aba: 27/09/2018 17:11

    Rrahman Rraja deputet??? Hera e pare qe e degjoj si emer. Mjafton ky fakt qe te kuptohet se per cfare arsye eshte deputet ky robi. Thjesht per te ngritur kartonin kur duhet dhe te gezoje imunitetin me lukunine e tij ne zonen e Fushe Krujes. Rrace bastarde duke pare dhe profilin e te birit ne FB. Pa i hyre faktit qe ka te drejte oficeri ose jo, duken se cfare bastardesh jane keta Rrajat.

    Përgjigju
  • sdasaddaa: 27/09/2018 17:06

    alamet hashashi

    Përgjigju
  • @007: 27/09/2018 15:48

    Hahahaha epo nga Rexhep xheni vetem ky surat qëni mund ta bënte emrin.

    Përgjigju
  • Erald: 27/09/2018 15:23

    Kallashin e ka me leje nga qeveria

    Përgjigju
  • Saikeq tahiri: 27/09/2018 15:18

    Kjo eshte fytyra e vertete e rilindjes.droge dhe para te pista,karshillek ndaj njerezve te thjeshte.hap syte o popull se po iu qeverisin pederastet me ndihmen e krimineleve

    Përgjigju
  • Goni: 27/09/2018 14:21

    Mo djal legen ska. Me xhajën e vet e të gjith jan hajdut tokash dhe vrases. Pyeteni Rexhepin, kur u plagos Emiljano Shullazi në qaf Kashar, ku ishte. Sa larg e kishte Enver Stafugën. Këto gjona i di e gjth Tirona dhe Fush Kruja

    Përgjigju
    • eldi: 27/09/2018 16:56

      na sqaro mire si eshte puna se nuk po kuptojme gje goni

    • arnis: 27/09/2018 16:44

      o goni pse ky ka qen me enver stafuken kur i gjujten milit /?? po tkishte qen dhe ky do ta kishte hor me koh po ska qen jo

    • Kuriozitet: 27/09/2018 16:37

      Fol drejt o goni pa kode.per ne qe nuk i dime gjerat.

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?