Në Repolitix në Report Tv u transmetua sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz 'Piepoli' për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian ‘Piepoli’ që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri solli 'fotografimin' e situatës së votës në 6 bashkitë më të rëndësishme të vendit, kur duhen edhe pak ditë nga dita e votimit.
Nëse do të votohej sot Partia Socialiste do të korrte fitoren në 5 nga 6 bashki kryesore në vend, teksa ka ngushtuar ndjeshëm diferencën në kryeqendrën e veriut Shkodrën duke e bërë garën interesante edhe atje mes Benet Becit dhe Bardh Spahiajt. Ky është rezultati i sondazhit të fundit të Instituti prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për bashkitë Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës, Lezhë dhe Korçë.
Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 14 majit, Erion Veliaj vijon të mbajë avantazhin e thellë me rivalin e tij kryesor për garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. 49-53% e qytetarëve në Tiranë do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë, ndërkohë që Belind Këlliçi do të merrte 37-41% të votave, me një rritje për 2% krahasuar me 1 javë më parë por larg të qenit ‘kockë’ e fortë. Sa i përket garës për Këshillin Bashkiak Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë me 48-52% të votave ndërkohë që vetëm 34 deri në 37% të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin koalicionin Berisha-Meta në zgjedhjet e 14 Majit.
Gara interesante pritet të jenë në 2 prej bashkive që në sondazhet e kaluara ishin të ‘betonizuara’. Në Shkodër për vetëm 4 javë fushatë elektorale Benet Beci dhe Partia Socialiste kanë rikuperuar 8% të votave, e cila cilësohet si kalaja e fundit për socialistët. Gara është bërë shumë e ngushtë me Benet Becin që mund të arrijë 46-50% të votave por që rivali i rij Bardh Spahia shkon deri në 54%. Shkodra duket nuk do të arrijë ‘të thyhet’ nga socialistët as në zgjedhjet e 14 majit edhe pse tashmë gara është shumë e fortë. Sa i përket Këshillit Bashkiak ‘Bashkë Fitojmë’ marrin shumicën me 48-52% të votës së qytetarëve. Lezha nga ana tjetër është e kundërta. Me kandidatin e koalicionit Berisha-Meta që ka rikuperuar 9 pikë krahasuar me sondazhin e kaluar dhe tashmë gara është bërë shumë e fortë. Pjerin Ndreu vijon të udhëheqë me 49-53% të votave, ndërkohë që rivali i tij tashmë është në kuotat e 45-49% të votave. Edhe gara për Këshillin Bashkiak është e ngushtë në Lezhë me socialistët që ruajnë vendin e parë.
Gara e rëndësishme më 14 maj është edhe në Bashkinë e Durrësit, ku pritet të ketë një betejë të fortë mes kryebashkiakes aktuale, Emirjana Sakos dhe Igli Carës të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ të Berisha-Meta. Sako ka rritur mbështetjen duke shkuar në 50-54% të votave dhe hedh kështu një hap të rëndësishëm në fitoren përballë Igli Carës së dyshes Berisha-Meta që shkon 46 deri në 50% të votave. Partia Socialiste është rritur edhe si forcë politike në Durrës dhe pritet që më 14 maj të korrë një fitore të rëndësishme edhe për Këshillin Bashkiak me 47-51% të votave.
Pa histori duket gara në bashkitë e Korçës dhe të Elbasanit. Edhe pse 2 bashki shumë të rëndësishme ku opozita kishte vendosur forcat e saj, sidomos në Elbasan, pritet që socialistët t’i fitojnë ato me lehtësi. Në Elbasan Luçiano Boçi nuk do të mundet të bëjë surprizën, edhe pse erdhi në këtë garë si nënkryetar i ‘Rithemelimit’ të Sali Berishës. Sipas sondazhit të Piepolit, 53-57% e qytetarëve të anketuar do të votonin socialistin Llatja për një tjetër mandat në krye të bashkisë. Kandidati i Berisha-Meta nuk do t’i kalonte 45% të votave. PS gjithashtu do të merrte lehtësisht edhe Këshillin Bashkiak në Elbasan me 50-54% të votave.
Sa i takon Korçës situata duket edhe më e qartë. Sipas rezultateve të sondazhit të Institutit prestigjioz italian ‘Piepoli’, kandidati i Partisë Socialiste Sotiraq Filo duket sikur e ka çimentuar fitoren me minimalisht 53 deri në 57% të votave e ndërsa ka një diferencë të madhe nga kandidatja i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli, e cila parashikohet të marrë 43 deri në 47% të votave.
Më poshtë rezultatet e 5 sondazheve të kaluara të Institutit italian Piepoli të transmetuara në Report Tv:
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 29 mars në Report Tv: SONDAZHI 1
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 12 prill në Report Tv: SONDAZHI 2
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 19 prill në Report Tv: SONDAZHI 3
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 26 prill në Report Tv: SONDAZHI 4
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 3 prill në Report Tv: SONDAZHI 5
Nëse do të votohej sot, Partia Socialiste do të merrte shumicën absolute të vota në Bashkinë e Korçës, duke marrë kështu edhe shumicën në Këshillin Bashkiak. 50 deri në 54% e qytetarëve korçarë të pyetur nga Instituti Piepoli në sondazhin në bashkëpunim me Report Tv thonë se do të votojnë PS-në më 14 Maj. Është e njëjta shifër si sondazhi i 2 javëve më parë, ai i 26 prillit për këtë bashki. Ndërkohë që Koalicioni i Berisha-Meta është rritur me 4% në mbështetje të cilën ia ka marrë Partisë Demokratike, por nuk i kalon 39%, ndërkohë që PD e Enkelejd Alibeajt ‘luan në ujërat’ e 6 nderi në 10%/. Nga ana tjetër, jo më shumë se 1% merr PSD e Tom Doshit dhe partitë e tjera të përfshira në garë.
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo duket sikur e ka çimentuar fitoren më 14 maj. Edhe pse ka rënë me 1% krahasuar me sondazhin e 2 javëve më parë, sipas rezultatit të sondazhit të fundit të Institutit Piepoli në Report Tv ai merr 53 deri në 57% të votave e ndërsa e ndërsa ka një diferencë të madhe nga kandidatja i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli, e cila parashikohet të marrë 43 deri në 47% të votave.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve, qytetarët e kanë “ndarë mendjen” se për kë do të votojnë dhe e gjitha puna ‘propagandistike’ e palëve politike tashmë i ka dhënë ‘frytet’. Në Korccë fushata më e vlerësuar është ajo e kandidatit socialist Sotiraq Filo pasi të pyetur nga Instituti Piepoli për sondazhin në bashkëpunimin me Report Tv 49% e qytetarëve thonë se kanë ndryshuar mendje në favor të tij. Në favor të rivales së ‘Bashkë Fitojmë’ Ledina Alolli janë shprehur 42% e të pyeturve ndërkohë që 8% kanë thënë se asnjëri nuk ka ndikuar për t’i ndryshuar mendje.
Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ditë kur qytetarët e Elbasanit do të votojnë për kryebashkiakun dhe këshillat bashkiakë, PS del në sondazhe fituese e ‘vendoreve’ 2023 në bashkinë e Elbasanit. Sipas sondazhit të Piepolit të publikuar këtë të martë në Report Tv, PS renditet forcë e parë duke ruajtur ndjeshëm edhe epërsinë mbi subjektet e tjera në garë, me 50-54% të votave. PS ruan këtë rezultat edhe në raport me matjet e 3 javëve më parë të Institutit Piepoli. Ndërkohë forcë e dytë në këtë bashki renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 34-36%. Koalicioni i Metës e Berishës ka një rritje të lehtë në krahasim me sondazhin e 3 javëve më parë, por gjithsesi shumë larg socialistëve. PD pëson sërish ulje, duke u renditur forcë e tretë në Elbasan me 6-10%, PSD 0-1% ndërsa PDIU 0-2%. Forca të tjera të vogla, si Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Aleanca Progresiste LZHK pritet të mos i kalojnë gjithashtu 1% e votave në këto zgjedhje. Në këtë bashki, rezultati pritet të mësohet ndër të parët në vend, për shkak se do të implementohet numërimi elektronik i votave.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, pra vetëm 5 ditë nga data e zgjedhjeve, në Elbasan bashkia do të mbetej në dorën e kryebashkiakut aktual dhe kandidatit të PS Gledian Llatjas. Sipas sondazhit të Piepolit, 53-57% e qytetarëve të anketuar do të votonin Llatjan për një tjetër mandat në krye të bashkisë. Larg fitores, me 41-45% të votave renditet Luçiano Boçi, i vetmi rival që Llatja ka përballë i nxjerrë nga koalicioni i Berishës dhe Metës “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë vetëm 1-3% e të anketuarve thonë se nuk do të votonin asnjërin, shifër që ulet krahasuar me projeksionin e 3 javëve më parë, ku 9-13% e të anketuarve shpreheshin se nuk do të votonin asnjë prej 2 kandidatëve në garë.
Pjesa më e madhe e qytetarëve të Elbasanit vlerësojnë fushatën e kandidatit socialist Gledian Llatjas si më efektive, që duket se ka ndikuar për t’u bindur edhe për votën në drejtim të kryebashkiakut aktual. Të pyetur nga Instituti Piepoli, se fushata e cilit kandidat iu ka ndryshuar mendim në favor të tyre, 47% e qytetarëve shprehen se ajo e Gledian Llatjas. Ndërkohë 4% më pak, pra 43% e të pyeturve thonë se fushata e Luçiano Boçit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka ndikuar në favor të tij. 9% e të anketuarve, thonë se nuk i ka bindur fushata e asnjërit prej 2 kandidatëve në garën për Elbasanin.
Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. Ashtu si edhe në të gjitha sondazhet e deritanishme ku është matur opinioni në kryeqytet PS ruan shumicën absolute. Në sondazhin e fundit të institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv 48 deri në 52% të të pyeturve thonë se do të votojnë për Partinë Socialiste, e njëjta përqindje si në sondazhin e javës së kaluar por edhe e 2 javëve më parë, ai i 19 prillit. Ndërkohë që vetëm 34 deri në 37% të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin koalicionin Berisha-Meta në zgjedhjet e 14 Majit, me një rritje me 1% krahasuar më matjen e 19 prillit 2023. Kjo rritje e ‘Bashkë Fitojmë’ janë vota të marra nga Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt e cila ka rënë me 1%, 6-10% e të pyeturve janë përgjigjur se do të votonin PD-në. Partitë e tjerë marrin përqindje të pakonsiderueshme.
Erion Veliaj vijon të mbajë avantazhin e thellë me rivalin e tij kryesor për garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Kandidati socialist, njëherazi kryetar aktual, ka qëndruar në të njëjtat kuota krahasuar me një javë më parë. Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 49-53% e qytetarëve në Tiranë do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë. I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 37-41% e qytetarëve të anketuar në Tiranë, nga 35-39% që ishin 1 javë më parë. Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 5-9% e qytetarëve të anketuar, i njëjti rezultat. Sa i përket kandidatëve të tjerë Arlind Qorri Lajla Përnaska mund të shkojnë deri në 2% ndërkohë që Marko Dajti nuk i kalon 1% të votave.
40% e qytetarëve të Tiranës mendojnë se Erion Veliaj ka pasur fushatën më efektive deri më tani dhe u ka ndryshuar më shumë mendjen në favor të tij. Ndërkohë që 36% e të pyeturve nga Instituti Piepoli janë shprehur se ka qenë fushata e Këlliçit të koalicionit Berisha-Meta që u ka ndërruar mendjen në favor. Një përqindje e konsiderueshme, 10% e të pyeturve kanë thënë se fushata e askujt nuk ka ndikuar. Edhe kandidati Arlind Qori ka një përqindje të mirë me 3% të të pyeturve në favor të tij.
Shkodra është e vetmja nga bashkitë e mëdha ku koalicioni i Berishës dhe Metës pritet të marrë më shumë vende në Këshillat Bashkiakë. Të pyetur nga Instituti “Piepoli”48-52% e qytetarëve në këtë bashki thonë se do të votojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë” që në fletën e votimit do të përfaqësohet me emrin e Ilir Metës, ndërsa PS merr 36-40% të votave duke u rritur ndjeshëm nga matjet e fundit me rreth 8% të votave (sondazhi i datës 12 prill nxirrte PS 28-32%). Mbështetja për logon zyrtare të PD tkurret në 3-7% nga 6-10% që ishte 4 javë më parë. Në Shkodër, PSD e Tom Doshit ka një rritje të ndjeshme krahasuar me matjet e rreth një muaji më parë, duke arritur 3-5% të votave sipas sondazhit të Piepoli. Partitë e tjera si PDIU në këtë bashki nuk I kalojnë 2%.
Në vetëm 4 javë fushatë elektorale Benet Beci dhe Partia Socialiste kanë rikuperuar 8% të votave në Bashkinë e Shkodrës, e cila cilësohet si kalaja e fundit te djathtas. Sipas sondazheve të “Piepolit”, Bardh Spahinë shënon akoma një avantazh por vetëm me 4%, pra me pak se marzha i gabimi qe është 4.4%. Projeksionet e 5 ditëve para zgjedhjeve nxjerrin akoma përpara kandidatin e koalicionit të Berishës e Metës në këtë bashki, por me një rënie te dukshme nga matjet e 3 javëve më parë. Kështu, Bardh Spahia pritet të marrë 50-54% të votave, nga 58-62% që ishte 3 javë më parë. Kandidati I PS, Benet Beci pritet të marrë 46-50% të votave duke shënuar rritje nga sondazhi i 3 javëve më parë (38-42%). Tani beteja është shumë e hapur. Në këtë bashki, Beci dhe Spahia janë të vetmit kandidatë në garë, pasi PD zyrtare zgjodhi që të kandidojë vetëm me këshillat bashkiakë.
Fushata që Benet Beci ka zgjedhur të bëjë, me shpalosjen e programit të tij e larg akuzave politike, për shkodranët kanë qenë me efektive dhe me më shumë ndikim sesa ajo e rivalit të tij, Bardh Spahisë, i cili jo rrallë herë, takimet elektorale i ka shoqëruar me akuza drejtpërdrejtë për qeverinë. Të pyetur nga “Piepoli” në këtë sondazh të fundit, në prag-zgjedhje vendore, 59% e qytetarëve thonë se fushata e Benet Becit u ka ndryshuar mendim në favor të tij. Pyetjes se “fushata e cilit kandidat për kryetar bashkie ju ndryshoi mendim në favor në favor të tyre”, u janë përgjigjur ajo e Bardh Spahisë së koalicionit Berisha-Meta 36% e të anketuarve. Vetëm 1% thonë se fushata nuk ka pasur ndikim tek ta, ndërsa “nuk e di” 4%.
Partia Socialiste duket se do të marrë një fitore në Bashkinë e Lezhës edhe pse në këto javë fushate ka rënë me 5% mbështetja për të. Sondazhi i Piepolit nxjerr PS fituese në Lezhë me 47-51% (52-56% të votave ishte në matjen e datës 19 prill), e ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” renditet si forcë e dytë. Berisha-Meta, sipas të dhënave të Piepolit, pritet të marrin nga 40-44% të votave, me një rritje prej 6%. Ndërsa PD-ja merr vetëm 5-9% duke qëndruar në të njëjtat kuota si sondazhi i 3 javëve më parë.
Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, Pjerin Ndreu do të merrte një mandat të dytë në Bashkinë e Lezhës, por gara nuk do të jetë aq e lehtë sa mendohej. Mbështetja për rivalin e Pjerin Ndreut, Pashk Gjoni i koalicionit Berisha Meta është rritur me 9%, ndërkohë që mbështetja për socialistin ka rënë në 6%. Nëse do të votohej sot Ndreu i PS do të merre 49-53% të votave (55-59% ishte në sondazhin e 19 prillit), ndërkohë që kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë, Pashk Gjoni do të merrte 45 deri në 49% të votave rritje me 9 pikë krahasuar me 36-40% të votave në projeksionin e 3 javëve më parë. Marzhi i gabimit në Lezhë është 4.9%. Duket se Gjoni i BF ka marrë votën e të gjithë të pavendosurve të cilët nga 3-7% kanë zbritur në 1-3%.
47% e qytetarëve të lezhës mendojnë se Pjerin Ndreu i Partisë Socialiste ka pasur fushatën më efektive deri më tani dhe u ka ndryshuar më shumë mendjen në favor të tij. Ndërkohë që vetëm 1% më pak, 46% e të pyeturve nga Instituti Piepoli janë shprehur se ka qenë fushata e Pashk Gjonit të koalicionit Berisha-Meta që u ka ndërruar mendjen në favor të tij. Një përqindje e konsiderueshme, 5% e të pyeturve kanë thënë se fushata e askujt nuk ka ndikuar.
Partia Socialiste më 14 maj pritet të korrë një fitore të rëndësishme edhe në Bashkinë e Durrësit, sa i përket votave për këshillin bashkiak. Ndryshe nga sondazhi i 12 prillit në Report Tv kur gara parashikohet të ishte shumë e ngushtë, në sondazhin e kësaj jave të Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv socialistët kanë rritur ndjeshëm mbështetjen e tyre me 47-51% të votave krahasuar me 45-49% të 4 javëve më parë. Ndërsa 42-46% e qytetarëve durrsakë janë shprehur se do të votojnë për koalicionin Meta-Berisha, me një rënie me 2% krahasuar me sondazhin e 12 prillit. Partia Demokratike është në të njëjtat kuota, me vetëm 3-7% të mbështetjes. Partitë e tjera si PSD, PDIU, Aleanca Liberale e Djathtë, sipas sondazhit të ‘Piepoli’-t nuk pritet të kalojnë pragun e 1% të votave.
Për bashkinë e Durrësit pritet të ketë një garë të fortë mes kryebashkiakes aktuale, Emirjana Sakos dhe Igli Carës të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ të Berisha-Meta. Në sondazhin e Piepolit ku durrsakët pyeten për cilin prej kandidatëve do të votojnë si kryebashkiak më 14 maj, Sako ka rritur mbështetjen krahasuar edhe me sondazhin e para 4 javëve. Pra fushata deri tani ka funksionuar. Emirjana Sako pritet të votohet me 50-54% të votuesve, 1.5% më shumë se 12 prilli. Ndërkohë që 46-50% pritet të jetë mbështetja për Carën, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha qe shenon nje rrenje prej 1%. Durrësi pritet të jetë një prej bashkive të vetme të rëndësishme në vend ku gara është e hapur edhe për shkak se diferenca është brenda marzhit të gabimit që është plus/minus 3.7%.
Edhe pse kur bëhet fjalë për të marrë votën më 14 maj qytetarët e Durrësit shprehen në shumicë për kandidaten socialiste Emirjana Sako kur vjen puna te fushata elektorale pjesë më e madhe e tyre vlerësojnë kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Igli Cara. Të pyetur nga Instituti Piepoli, se fushata e cilit kandidat iu ka ndryshuar mendim në favor të tyre, 47% e durrsakëve thonë se Igli Cara ka ndikuar më shumë për t’i ndryshuar mendjen. Ndërkohë vetëm 2% më pak, pra 45% e të pyeturve thonë se fushata e kandidates socialiste Emirjana Sako ka qenë më e bindshme. 8% e të anketuarve, thonë se nuk i ka bindur fushata e asnjërit prej 2 kandidatëve në garën për një nga bashkitë më të rëndësishme në vend ku edhe ‘beteja’ pritet të jetë më e fortë.
Mbi 60% e popullit votues jane te zhgenjyer dhe e kane braktisur tere klasen politike ne pushtet dhe opozite e nuk do te marrin pjese ne votime dhe per kete pushteti dhe opozita eshte bindur. Kjo klase politike po perpiqet me shpirt nder dhembe te mbaje karriget 33 vjecare per te vazhduar vjedhjen,grabitjen,shtuar pasurimin kriminal dhe varferimin masiv te popullit e vendit. Kjo klase politike duhet te shkoj ne shtepi nese ka minimumin e minimumit te ndergjegjes. Pushteti,krimi dhe korrupsioni perbashket e kane nxjerre jashte loje.
PërgjigjuLezhe PS Korce PS Durres PD Likja Elbasan PD Likja Tirane PS Shkoder PS.
Përgjigjume vjen keq zoteri por ELBASANI eshte SALLAKS
kush shkon perpara FITON...
Përgjigju