Erion Veliaj vijon të mbajë avantazhin e thellë me rivalin e tij kryesor për garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Kandidati socialist, njëherazi kryetar aktual, ka qëndruar në të njëjtat kuota krahasuar me një javë më parë. Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 49-53% e qytetarëve në Tiranë do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë. I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 37-41% e qytetarëve të anketuar në Tiranë, nga 35-39% që ishin 1 javë më parë. Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 5-9% e qytetarëve të anketuar, i njëjti rezultat. Sa i përket kandidatëve të tjerë Arlind Qorri Lajla Përnaska mund të shkojnë deri në 2% ndërkohë që Marko Dajti nuk i kalon 1% të votave.
Lajmi kryesor:
Sondazhi Piepoli/ PS fiton 5 nga 6 bashki të mëdha, rikonfirmohen kryebashkiakët në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë e Korçë! Në Shkodër Beci rikuperon 8%, tani 'beteja' e fortë
K.T./ReportTv.al