Indah Lilis Sartika Saragih

Kush ishte gruaja që u vra nga amerikani në Tiranë, në shtëpinë e saj mund të shkoje vetëm kur ai nuk ishte aty

21 Gusht, 09:29| Përditesimi: 21 Gusht, 11:19

  • Share

Vrasja e indonezianes Indah Lilis Sartika Saragih nga bashkëshorti i saj amerikan të hënën e 19 gushtit në Tiranë, është pasqyruar edhe nga mediat e vendit të saj të origjinës. Gruaja, e cila ishte me pasaportë amerikane, u vra me litar nga bashkëshorti i saj 53-vjeçar Mattheë James Wertz. Media indoneziane Tempo.Co i ka kushtuar një artikull gruas së mësuesit amerikan.

Në komunitetin prej 50 personazh nga Indonezia që jetojnë në Tiranë, Indah Lilis Sartika Saragih njihej si person mjaft asocial. Media shkruan se “në shtëpinë e saj mund të shkoje vetëm kur i shoqi nuk ishte prezent”.

Mbledhjet midis komunitetit ishin të pakta, sipas medias, dhe Saragih rrallë merrte pjesë. Media shkruan edhe për angazhimet e këtij komuniteti në vendin tonë, “disa punojnë në qendra masazhi, të tjerë si kamariere/ë në restorante”.

Saragih nuk ishte aktive as në rrjetet sociale, ndërsa sipas kësaj media prej 10 vitesh banonte në Tiranë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë, që ndodhi në shtëpinë që çifti kishte marrë me qira në zonën e Laprakës, mbeten të panjohura. Dyshimet janë se 53-vjeçari Wertz e ndërmori aktin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike.

Një letër lamtumire, drejtuar babait, shkruar nga vetë mësuesi amerikan, ka hedhur pak dritë mbi ngjarjen, edhe pse hetuesit thonë se është shpejt për të dalë në konkluzione. Në atë çfarë ai ka lënë pasi mbyti gruan, dy qentë dhe veten, flet për një jetë të trazuar, dikur me vese, dhe me borxhe.

Kohët e fundit, kolegët kanë dëshmuar se mësuesi ishte mbyllur në vetvete, kohë gjatë së cilës ka bërë dhe planin për të shfarosur familjen.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?