Kush ishte Vera Myrtaj, shqiptarja që u vra nga bashkëshorti në Itali! Njërën prej vajzave e kishte në karrocë me rrota, bënte disa punë për hir të tyre

21 Nëntor 2022, 20:28| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 10:30

  • Share

Mynevere Karabollaj (Myrtaj), ose Vera siç thirrej nga miqtë,  tridhjetë e shtatë vjeçarja që u vra mëngjesin e së hënës nga ish bashkëshorti në Itali, la burrin e saj tre vjet më parë. Ajo punonte si estetiste në shtëpi që dy vajzave të mos i mungonin asgjë.

Ajo u nda nga i shoqi tre vjet më parë dhe jetonte me dy vajzat e saj në Spinea (Venecia). Për një vit e gjysmë ajo kishte një partner të ri. Një lidhje që mund të ketë shkaktuar xhelozinë e ish-it që i vrau të dy të dielën e 20 nëntorit. Viktimat janë 37-vjeçarja Vera Myrtaj dhe 23-vjeçari Flonino Merkuri.

Vera Myrtaj kishte ardhur në Itali, nga Greqia, rreth tetë vjet më parë; me sa duket me sugjerimin e dy vëllezërve që kishin kohë që punonin në Gadishull. Menjëherë pas kësaj, gruas iu bashkua edhe ish-bashkëshorti i cili kishte kërkuar ribashkim. Në vitin 2016, të dy ishin zhvendosur në Spinea, ku kishin banuar në  një shtëpi të madhe në via Leopardi. Një shtëpi në të cilën ndër vite ishin investuar mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare, me aftësi të kufizuara në karrocë.

Fillimisht, sipas disa fqinjëve, çifti duket se ka qenë i shkujdesur. Pastaj problemet e para, të cilat u bënë gjithnjë e më serioze. Ai do të kishte ngritur vazhdimisht duart drejt gruas që më në fund kishte gjetur forcën ta linte dhe të fillonte një jetë të re. Prandaj Vera Myrtaj kishte përveshur mëngët, duke punuar edhe më shumë se më parë në hotele të ndryshme në qendrën historike të Venecias. Sidoqoftë, Covid - dhe mbyllja e strukturave të ndryshme në muajt më të vështirë të pandemisë - i kishte ngatërruar planet e saj duke e detyruar atë të ‘rishpikte’ veten. Për të mos lejuar që dy vajzave të saj - 13 dhe 15 vjeç tu mungonte diçka ajo kishte filluar të ishte estetiste në shtëpi: bënte thonjtë, flokët.

Ajo kishte arritur të krijonte një rreth të madh klientësh, disa prej të cilëve ishin lidhur me 37-  vjeçaren, e cila nuk e mohoi kurrë një buzëqeshje.

“Këtë mëngjes mora vesh se çfarë ndodhi – thotë Michaela, një kliente që a kishte një takim me të sot,- por ajo nuk u përgjigj dhe kështu erdha këtu. Unë jam e tronditur: ajo ishte një engjëll, ajo nuk i meritonte të gjitha këto. Ajo nuk ka folur asnjëherë për ish-bashkëshortin por gjithmonë dhe vetëm për dy vajzat e saj. Ajo gjithmonë përsëriste: "Ata janë gjithçka për mua".

Pak muaj më parë, shoqëruesi i ri i 37-vjeçares do të ishte vendosur në shtëpinë e saj në Spinea. Ndoshta kjo do të ishte ‘fitili’ që shkaktoi zemërimin e vrasësit. Një burrë i dhunshëm, sipas rikonstruksioneve të para, që e kishte rrahur disa herë gruan kur jetonin bashkë. Megjithatë, Viron Karabollaj kishte mbajtur kontakte me familjen e tij dhe vinte periodikisht për të marrë dy vajzat e tij për të kaluar kohë me to. Burri punonte prej vitesh në “Venetoponteggi”, një kompani ndërtimi në Chirignago me seli në Mirano.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arkimedi: 23/11/2022 19:49

    Peronsat qe thone e ka fajin gruaja qe tradhoi eshte arsyeja pse jemi akoma mbrapa ne Shqiperi. Te lesh dy femije jetim dhe te gjes justifikim per vraasjen nga burri tregon se sa te brishte e kane idene shqiptaret per dinamikat e nje shoqerie

    Përgjigju
  • dori: 22/11/2022 23:00

    gruaja duhet te ikte nga ai qytet,,,qe ish burri te mos e takonte....

    Përgjigju
  • Kocua: 22/11/2022 14:16

    Kur nuk ua dim zanafillen nuk duhet te paragjykojem.

    Përgjigju
    • Zoi Likaj: 02/01/2023 13:33

      Avash se ajo qe u vra ishte tezja ime dhe me mungon shume

    • Mentalitet Antik: 23/11/2022 14:37

      Po cfare zanafille do more Koco? Do justifikim ti per vrasjen e dyfishte?

  • HAROMI: 22/11/2022 08:56

    ja dhe nje burre i mjere qe nuk pranon ate qe meriton........ghynah u prehte ne paqe zot ndershkoji keta meshkuj te papergjegjshem e te dhunshem.....

    Përgjigju
  • TEFTA: 22/11/2022 07:33

    ja meshkujt shqiptare qe edhe i tradhetojne grate edhe pasataj i vjen inat qe po krijojne nje jete te re..............haram i qofte ketyre lloj baballaresh qe nuk dine te mbajne as femijet as grate e veta...haram i shkofte jeta te gjithe ketyre....zoti i DENOFTE

    Përgjigju
    • VIOLETA: 22/11/2022 21:04

      NUK JANE FEMRAT JO KU I KISHTE MENDE ME DY VAJZA ME GRUA NE SHTEPI NJE GRUA QE SI RININ DUARTE E NXIRTE LEKUN VETE CFARE DONTE USHTRO DHUNE TEK GRUAJA AI KA QENE NJE KAFSHE

    • Shezo: 22/11/2022 13:30

      Shume drejt per sa thoni ju,por jan femrat qe prvokojn,kyr arijnë nje stabilitet, Dhe natyra na la krijuar,per te tradhetuar,ka me shum mundesi femra se sa mashkulli

  • goni: 22/11/2022 02:49

    Ja kafsha Karabolli, qe nuk pranon qe ishi te jetoje jetene vet. Fatkeqsisht ka shume kafshe si pune e ketij Karabollit. Fatkeqesi per Verën dhe dy vajzat e mitura. Shpresojme qe te kne nje dore te ngrohte e t'i japi nje shtytje ne rrugen e veshtire pa nënë, se per babain nuk ia permend.

    Përgjigju
    • Lala: 22/11/2022 23:25

      P Stop psikopateve ...kushtet 3 vjet QE bashkejetote me ket tipin QE vdiq.plus Edhe sa Koh dashno fshehurazi se sfillon bashkejetesa me du kafe Re lokal.donpak kohe.kishte 2 vjet e divorcuar dhe 3 vjet QE bashkejetote me ket adoleshentin.tani so mendon to ka tradhti apo ska pas se Mua me dalim llogarit ndryshe me ca shkruan gazetari

    • Stop psikopateve: 22/11/2022 10:25

      O Flori xingu, tunxhi edhe zifti, nuk eshte tradhti kur gruaja lidhet me dike tjeter pasi e ke ndare. Ky te ishte mashkull do kujdesej financiarisht per gocat edhe do krijonte nje familje te re. Tani do e shohe ne burg „burrerine“ kur te takohet me psikopatet dhe perverset e tjere.

    • Flori: 22/11/2022 08:53

      Ai eshte tamam.mashkull o goni qe nuk e pranon tradhetin ndoshta ti e pranon

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?