3 të paraburgosur të akuzuar për vjedhje kanë qenë bashkëpunëtorë të vrasësit të grave Dan Hutra në tentativën e tij të dështuar për t'u arratisur nga burgu i Fierit. Ata janë Martin Kapllani, Geraldo Veizi , dhe Feti Kovaçi, të akuzuar për vjedhje.
Martin Kapllani, ndodhet me masë sigurimi “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”. Ai akuzohet si autor i grabitjes së argjendarisë me 29 prill të 2021 në Vlorë dhe i disa bizneseve.
Në burg për të njëjtën vepër penale ndodhet edhe Geraldo Veizaj, i dyshuar për vjedhje dhe i arrestuar së bashku me Kapllanajn për vjedhjen e tre bizneseve.
Feti Kovaçi, gjithashtu me masë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.
Lajmi kryesor:
Vrasësi i grave Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu i Fierit, kapet në flagrancë! Zbulohet plani i thurur me 3 të paraburgosur, prenë hekurat e qelisë (Emrat-Foto)
B.K/ReportTv.al