Dan Hutra i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen 3 të tjerave brenda një dite në zona të ndryshme të Tiranës ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit paraditen e sotme por është kapur në flagrancë.
"Sot, më datë 04.01.2024, rreth orës 11:25, në IEVP Fier, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t'u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve)", njofton drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Plani për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosurit e tjerë, Martin Kapllani, që mbahej në “arrest në burg”, për vjedhje si grabitës i një çante me florinj në një argjendari në Vlorë, Geraldo Veizi , në “arrest në burg”, për vjedhje në disa biznese e banesa si dhe Feti Kovaçi, gjithashtu në “Arrest në burg” për “Vjedhje”.
Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara siç duket në fotot e të siguruara nga Report TV. Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte izoluar Dan Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.
Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje, përmes daljes nga qelia ku po sharrohej hekuri i dritares. Zbulimi i planit të Dan Hutrës dhe tre personave tjerë është pasuar me rritjen e masave të sigurisë në paraburgimin e Fierit dhe kryerjen e kontrolleve të hollësishme të elementëve të sigurisë, në të gjithë institucionin.
Dan Hutra ka histori të përsëritur kriminale, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Ai njihet si autor i vrasjes së katër grave.
40-vjeçari është në pritje të gjykimit për masakrën e 1 marsit 2023 ku brenda pak orëve ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë në zemër e mëlçi.
Dan Hutra
Report Tv sjell me foto detaje nga plani i Dan Hutrës me tre të paraburgosur për t’u arratisur nga burgu i Fierit. Në fotot e siguruara nga gazetari Sokol Dema shihen hekura e qelisë të prerë si dhe çarçafët e bërë në forma litari që do përdoreshin për arratisjen.
Arratisja e Dan Hutrës nga burgu i Fierit është parandaluar për shkak se gjatë kontrolleve nga punonjësit e sigurisë është rënë në gjurmët e planit të thurur së bashku me tre të paraburgosur të tjerë. Mësohet se në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Ndërkaq gjatë kontrollit u konstatua se edhe në dhomën e Dan Hutrës, ishin fshehur mjetet që do përdoreshin për arratisjen si një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.
3 të paraburgosur të akuzuar për vjedhje kanë qenë bashkëpunëtorë të vrasësit të grave Dan Hutra në tentativën e tij të dështuar për t'u arratisur nga burgu i Fierit. Ata janë Martin Kapllani, Geraldo Veizi , dhe Feti Kovaçi, të akuzuar për vjedhje.
Martin Kapllani, ndodhet me masë sigurimi “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”. Ai akuzohet si autor i grabitjes së argjendarisë me 29 prill të 2021 në Vlorë dhe i disa bizneseve.
Në burg për të njëjtën vepër penale ndodhet edhe Geraldo Veizaj, i dyshuar për vjedhje dhe i arrestuar së bashku me Kapllanajn për vjedhjen e tre bizneseve.
Feti Kovaçi, gjithashtu me masë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.
futini nje helm ketij qelbesires,,,nuk ka pse ha leket tona ai plehre...
PërgjigjuDhe hec e mbaji me buk keta plehra
PërgjigjuEdhe kur dojn me ba amnisti !!! Pupupu skandal
PërgjigjuEnde se keni helmuar kete qen vrases?
PërgjigjuKshu o kur si futet plumin qe heren e pare hejde ruj mostren tani dhe mbajeni me buk. Futi shiringen te pakten mos te iki me djalli.
Përgjigju