Sonja Ndregjoni në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ka rrëfyer emocionet e këtij momenti.
"Kontaktin e fundit e kemi pasur para 7 vitesh është një ëndërr e bërë realitet për të gjithë familjen, kemi shpresuar dhe kërkuar dhe tani na duket pak e pabesueshme. Do ishte mrekulli që Eva të ishte sot, por për disa shkaqe që nuk e di, shpresoj që të vij dhe ajo. Ne jemi një familje shumë e madhe, e presin xhaxhallarët, daja, mamaja e tij që ka gjithë këtë video që ëndërron këtë moment, Endi nuk do jetë kurrë vetëm sa ka qenë këto 7 vite. Ato kanë pasur kontakt me babain tim, Eva është shprehur e frikësuar, ajo nuk di se kujt t'i besoj, por ia dolëm që të marrim Endrin. Jemi shumë familjarë këtu. Shtëpia e Endrit dhe Evës është shitur, kemi mundësinë që të kemi gjetur një shtëpi tjetër, aty është dhoma e Endrit dhe Evës, vetëm ato mungojnë", tha Sonja.
Ajo ka treguar edhe momentin se si e ka marrë vesh për largimin e dy fëmijëve.
"E kujtoj si dicka shumë të trazuar, vinin, iknin nga shtëpia me merak të gjithë familjarët se ca informacionesh mund të merrnin, 7 vite kanë qenë këtu me shpresë, shuheshin prap, Endri është 12 vjec, Eva 14 vjeç. Kur e kam parë për herë të fundit Evën, ka qenë me një kushërirë, duke folur bashkë te shtëpia e gjyshërve në Kamëz", tha Sonja.
Pyetur se çfarë e ka shtyrë babanw e dy fëmijëve, Shkëlzen Dumanin, ajo ka këtë përgjigje: Mesa mendoj unë është lavazhi i trurit që i bëhet shqiptarëve dhe shumë shtetasve të tjerë për një kauzë që nuk e kuptoj se ca është, ai gjithmonë thoshte "do iki për një jetë më të mirë, nëse do i rriste fëmijët në një shtet islamik, do i rrite më mirë".
Lajmi kryesor:
7 vjet në kampin e ferrit, 5 shqiptarët shkelin në atdhe...Lot gëzimi në Rinas! Takimi emocionues i nënës me djalin (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al