Kushëriri i Arbër Çekajt të 613 kg kokainë, sherr me Ervin Matën para përplasjes me armë në ish-bllok

28 Nëntor 2018, 08:02| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 17:07

  • Share

Kur po mbushen dy muaj hetime për masakrën e 4 tetorit 2018 në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj, prokuroria e Tiranës mësohet të ketë identifikuar dhe një person tjetër, që mesa duket është strumbullari fillestar i këtij konflikti. Sipas burimeve ai mësohet të jetë Eldi Dizdari, person ky që ka qënë i pari që është konfliktuar me Ervin Mata dhe kushëririn e Elvana Gjata, Merviol Bilo.

Shpallet në kërkim Eldi Dizdari
Dizdari mësohet të jetë në kërkim policor pasi prokuroria e Tiranës e kërkon për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës. Sipas burimeve të prokurorisë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata.

Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Tawer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërisht pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qënë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Mata dhe më pas është larguar.

Eldi Dizdari

Ndërkaq, një ndër dëshmitarët që duhet të pyetet në këtë çështje penale është planifikuar të merret dhe rrëfimi i këngëtares Elvana Gjata. Vendodhja e kësaj të fundit nuk është gjendur nga policia, por prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër në të gjitha pikat kufitare që Elvana Gjata sapo të paraqitet në pikat e kalimit kufitar të ndalohet dhe shoqërohet në polici, ku të japë dëshmi për ngjarjen e masakrës së 4 tetorit 2018 në ish-bllok.

Pas 30 ditë kërkime në adresat e deklaruara nga prindërit e Elvana Gjata, policia nuk ka arritur ta gjejë për t’i marrë dëshminë. Për këtë çështje një burim nga prokuroria tha se Elvana Gjata nuk është person në hetim, por një dëshmitare si shumë persona të tjerë. Me mbarimin e afatit 30 ditor, policia ka vendosur një shënim në sistemin TIMS ku kërkohet që në momentin e parë të paraqitjes në kufi të Elvana Gjatës ajo të ndalohet dhe të telefonohen prokurorët e çështjes, të cilën caktojnë një datë paraqitje për të dëshmuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dita: 28/11/2018 13:18

    Ca lidhje ka se eshte kusheri i cekajt

    Përgjigju
    • Dita: 28/11/2018 19:30

      Ca lidhje ka qe eshte kusheri i cekajt ca pse emri duhet ti lakohet atij,dhe ket pse e merrni neper goje ooooooo njerez lereni drejtesine te bejne punene e vet

  • populli: 28/11/2018 13:15

    Eldi Dizdari esht trafikant droge dhe jeton ne belgjik ka shokun e tij kosovarin qe ka qene i pranishem ne sherrin me Naten Kujtim e ka emrin kosovari ka lokal ne belgjik ne anvers kerkoni se jeni shum per te zbuluar ciao

    Përgjigju
  • Shqiptar: 28/11/2018 12:41

    Eldi Dizdari i mush hundet kryeministrit sa her e kerkon ai. Nuk e kapin “dot”

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 28/11/2018 10:41

    Eldi nuk kerkonte "nje borxh te pakthyer"!! Eldi kerkonte parate e kokaines qe Mata ia kishte borxh Arber Çekajt nga rruga e parafundit, se te fundit e kapi policia!!

    Përgjigju
    • [email protected]: 28/11/2018 13:26

      Lamsh para porte puna aty. Hangshin kokat te gjithe si Kto Mataj Martinaj Cela Capaj Lul Berisha Shullazi Aldo Bare. Merrni 1 skavator dhe hapni i grop aty futni te gjithe Kto mijt e haleve shtet bastard!! Shyqyr qe nuk jetojm ne ate vend te mallkuar

  • Justice: 28/11/2018 10:22

    E gjetet ku fle lepuri?

    Përgjigju
    • Çakalli: 28/11/2018 12:21

      NUK fle fare lepuri. Aty ne Tirane lepuri rri gjithe naten zgjuar duke pire te bardhe dhe ne mengjes para se te shkoj te flej i duket vetja çakall. Ndaj duket me e udhes te pyesim: E gjetet ku fle çakalli?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?