Foto ilustruese

Politikë

Ministrja e Arsimit dënon rastin e ngacmimit seksual në Pogradec: Në shkollat tona nuk do të ketë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve

7 Nëntor 2021, 12:57| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 13:39

  • Share

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar ashpër ndaj rastit të drejtorit të shkollës në Pogradec, i cili ngacmoi seksualisht 2 nxënëset e tij të mitura. 
Ajo shprehet se në institucionet arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe. 
Kushi i vuri theksin rëndësinë dhe përgjegjësisë së lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollë, i cili ndihmon që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve. 
"Detyrë e jona emergjente është forcimi dhe përmirësimi i këtij shërbimi, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, komunitetin, institucionet dhe shoqërinë, për të parandaluar fenomene të tilla të rënda dhe krijuar një mjedis sa më të sigurt e miqësor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit."., shprehet ajo. 
Reagimi i plotë i Ministres Kushi:
Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar, sepse në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe. 
Por kjo ngjarje thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat tona, i cili ndihmoi që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve. 
Detyrë e jona emergjente është forcimi dhe përmirësimi i këtij shërbimi, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, komunitetin, institucionet dhe shoqërinë, për të parandaluar fenomene të tilla të rënda dhe krijuar një mjedis sa më të sigurt e miqësor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.
Burime konfirmojnë se drejtori i shkollës 9-vjeçare, Adriatik Haxhillari në fshatin Stropckë është arrestuar.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili tha se kjo është një dëshmi e devijimit të një sistemi të tërë arsimor të kalbur.

Denoncimet për ngacmime seksuale ndaj të miturve kanë qenë të shpeshtë ditët e fundit, ku vetëm 2 ditë më parë një rast i tillë u denoncua në Gjirokastër. Prindërit e një 16-vjeçarje denoncuan të afërmin e tyre, 53-vjeçarin me inicialet K.H., me akuzën se ka abuzuar seksualisht për 4 vite me të miturën. Gjykata vendosi sot për 53-vjeçarin masën e sigurisë 45 ditë burg, ndërsa vetë ai i mohoi akuzat e ngritura. Ai ka deklaruar se të miturën e ka trajtuar si vajzën e tij, duke e akuzuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me një 32-vjeçar.

Ora 10:41
Ngacmonte seksualisht 2 nxënëse të mitura, reagon Boçi për drejtorin e shkollës në Pogradec: Dëshmi e devijimit të një sistemi të tërë arsimor të kalbur! Arsimi duhet shpëtuar

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Pogradec, ku drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë është arrestuar pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëset e mitura, duke thënë se kjo është një dëshmi e devijimit të një sistemi të tërë arsimor të kalbur.

Ai shprehet se rastet e dhunës dhe ngacmimit seksual nëpër shkolla nuk janë një rastësi, dhe se sistemi arsimor duhet shpëtuar përmes riformimit.

Sipas tij edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.

Ai shton se duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.

Postimi i Luçiano Boçi:

TË SHPËTOJMË ARSIMIN

Rastet e dhunës e ngacmimeve seksuale, ku përfshihen drejtues institucionesh arsimore e punonjës, nuk janë rastësi.

Ato janë dëshmi e devijimit dhe rrënimit të një sistemi të tërë tashmë të kalbur.

Ky sistem duhet riformatuar.

Edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.

Duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.

Duhet një ripozicionim i ri i figurës së mësuesit, detyrës e vlerësimit të tij si mësimdhënës dhe edukator.

Duhet një sistem i ri karriere e vlerësimi për çdo drejtues dhe mësues.

Duhet një sistem i ri inspektimi dhe kontrolli të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit.

Duhet një rol i ri efikas dhe vendimarrës i prindërve dhe komunitetit.

Mbushja e shkollës me patronazhistë e komandime politike, lënia e saj në dorë të pasionantëve politikë pa vlera njerëzore dhe pedagogjike, duhet të marrë fund.

Arsimi duhet shpëtuar!!!!

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nashka: 07/11/2021 15:47

    Hera e pare qe z Boçi ka te drejte.Arsimi shqiptar eshte ne diten me te keqe.

    Përgjigju
  • Pik e zeze: 07/11/2021 15:21

    E harroi Ylli Pangon ky Luçianoja???????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?