Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Pogradec, ku drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë është arrestuar pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht dy nxënëset e mitura, duke thënë se kjo është një dëshmi e devijimit të një sistemi të tërë arsimor të kalbur.
Ai shprehet se rastet e dhunës dhe ngacmimit seksual nëpër shkolla nuk janë një rastësi, dhe se sistemi arsimor duhet shpëtuar përmes riformimit.
Sipas tij edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.
Ai shton se duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.
Postimi i Luçiano Boçi:
TË SHPËTOJMË ARSIMIN
Rastet e dhunës e ngacmimeve seksuale, ku përfshihen drejtues institucionesh arsimore e punonjës, nuk janë rastësi.
Ato janë dëshmi e devijimit dhe rrënimit të një sistemi të tërë tashmë të kalbur.
Ky sistem duhet riformatuar.
Edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.
Duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.
Duhet një ripozicionim i ri i figurës së mësuesit, detyrës e vlerësimit të tij si mësimdhënës dhe edukator.
Duhet një sistem i ri karriere e vlerësimi për çdo drejtues dhe mësues.
Duhet një sistem i ri inspektimi dhe kontrolli të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit.
Duhet një rol i ri efikas dhe vendimarrës i prindërve dhe komunitetit.
Mbushja e shkollës me patronazhistë e komandime politike, lënia e saj në dorë të pasionantëve politikë pa vlera njerëzore dhe pedagogjike, duhet të marrë fund.
Arsimi duhet shpëtuar!!!!
Lajmi kryesor:
Ministrja e Arsimit dënon rastin e ngacmimit seksual në Pogradec: Në shkollat tona nuk do të ketë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve
J.GJ./ReportTv.al