Shqipëria është një vend i vogël, që ka nevojë për miq, u shpreh kryeministri Edi Rama, kur u pyet se si i ruan marrëdhëniet edhe me pjesëtarë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, edhe me ekipin e presidentit Joe Biden.
Moderatori Steve Clemons përmendi investimin që dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, do të bëjë në Shqipëri, ndërsa pyeti kryeministrin si krijon marrëdhënie të mira me aleatët ndërkombëtarë.
Moderatori Steve Clemons: Një pyetje që dua ta bëj edhe pse ka pyetje të tjera që duhet t’i bëj, por këtë dua ta bëj; keni një reputacion që është vërtetë interesant dhe dua të mësojnë për këtë edhe njerëz të tjerë. Ju njiheni, jeni Kryetari i PS, njiheni që keni krijuar marrëdhënie shumë të mira me pjesëtarë të Trump kur ka qenë president, por gjithashtu edhe me ekipin e Biden. Duket sikur arrini të menaxhoni në të dyja anët. Shumë njerëz duan ta mesojnë këtë aftësi. Për shembull, duke u lidhur me presidentin, Jared Kushner po zhvillon një pronë shumë të bukur në Shqipëri, por potencialisht mund të jetë edhe një pasardhës i Joe Biden që mund të marë mandatin. Nuk dua ta lidh me Amerikën këtë, dua ta lidh me faktin se si arrini ju të lundroni në këto lloj personalitetesh botërore, ku ju ndërkohë jeni në qendër?
Kryeministri Edi Rama: Unë jam rritur në kohën e komunizmit, në një regjim të pamëshirshëm komunist, ishim “Korea e Veriut’’ e Europës. Komunistët thoshin, “miqtë e miqve tanë janë miqtë tanë”, ndërkohë që armiqtë e miqve tanë, janë armiqtë tanë’’. E shoh ndonjëherë këtë të bëhet mënyrë sjelljeje edhe e demokratëve në Europë, demokratëve në Amerikë, jo Partisë Demokratike, flas demokratëve.
Unë nuk besoj tek kjo, unë nuk besoj zgjedhjen e miqve në këtë lloj mënyre. Nga ana tjetër, ndoshta jam Kryeministri më i gjatë këtej pari. Kështu që jam mjaft i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend që është kaq larg. Shqipëria është një vend i vogël, kemi nevojë për miq, kemi nevojë për miq dhe për shembull ju flisni, meqë ra fjala për ta bërë më të qartë unë jam mik edhe me Jared dhe me Alex Sorosin.
Moderatori Steve Clemons: Po, i pashë të dyja fotot.
Kryeministri Edi Rama: Alex është këtu, që është edhe një konfrontim edhe si të thuash më me kripë do të thoja sesa Biden dhe Trump. Do të them këtë sidoqoftë, Shqipëria është mike me Turqinë dhe me Greqinë, si mund të marrim anë? Si mund të zgjedhim, si duhet të vazhdojmë të forcojmë miqësitë me të dyja këto vende. Unë jam mik shumë i mirë me Giorgia Melonin, ajo përfaqëson të djathtën dhe më është dashur t’u shpjegoj të mive të së majtës se nuk është një ide e mirë të mendohet që nëqoftëse shkoj e flas në takimin e partisë së saj ku më kanë ftuar, pra nëse shkoj atje të konsiderohem tradhtar. Ky lloj kategorizimi nuk është i dobishëm në botën e sotme. Njerëzit janë njerëz. Në fund unë besoj që të flasësh me njerëzit madje edhe të mos biesh dakord në mënyrë të hirshme me ta është shumë më mirë sesa të mos flasësh e të ndezësh mosmarrëveshje, të cilat mund të bëhen shumë dëmtuese për të gjithë.
Lajmi kryesor:
Rama në Pragë: Shqipëria vlerë për BE-në! Putin përpjekje për të minuar demokracinë? Te ne nuk gjen spiunë, shqiptarët besnikë të perëndimit
SI.E./ReportTv.al