PRAGË- Shqipëria është gati të jetë një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga Praga, ku merr pjesë në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024. Kreu i qeverisë mori pjesë në një prej diskutimeve me temë “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, me moderatorin Steve Clemons.
Rama foli për një sërë çështjesh, nga integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, te lufta në Ukrainë, situata në rajon, apo edhe për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët. Kryeministri me ironi ‘përgëzoi’ presidentin rus Vladimir Putin për luftën, duke thënë se vetëm kështu Bashkimi Europian kuptoi se sa e rëndësishme ishte që të kishte Ballkanin Perëndimor afër.
“Pikë së pari, përgëzoj Putinin, se falë tij BE kuptoi sa e rëndësishme ishte të kishte pranë Ballkanin Perëndimor. Ishte diçka fatkeqe, na duhej Vlaimiri për ta bërë të qartë këtë gjë. Përpara pushtimit në Ukrainë, kishte njerëz që thoshin se NAtO-n nuk ka pse të ekzistojë më. Kishte shumë njerëz në union që nuk besonin aspak në atë që e përsërisnin si moto se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, duke e bërë njësoj si komunistët njëherë e një kohë që na thoshin se vendi ynë është në parajsën tokësore.
Realiteti goditi fort, lufta në Ukrainë tronditi tërësisht status kuonë. BE nisi të ndërgjegjësohej sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. Von der Leyen luajti rol thelbësor, që prej ditës së parë u përpoq të përcillte mesazhin, por iu desh edhe ndihmë nga Putini”, u shpreh Rama.
Një fokus të veçantë, Rama e vendosi tek situata në rajon, duke thënë se Shqipëria është në anën e paqes dhe të dialogut. Një mesazh duket se e kishte për kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç, kur tha se e ardhmja nuk duhet parë me sytë e së shkuarës.
“Shqipëria është në anën e paqes, në anë të dialogut, të përparimit të përbashkët, bindja jonë e fortë është se ne nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës”, vijoi Rama.
I pyetur nëse Rusia ka bërë përpjekje për të minuar demokracinë në Shqipëri, Rama tha se në vendin tonë e ka të vështirë të gjejë spiunë, ndërsa theksoi se shqiptarët janë besnikë të perëndimit.
“Edhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Bashkimi Europian nuk do të jenë, ne do të jemi po prapë aty, me ju, ashtu si ushtari japonez që ishte në pyll dhe nuk e dinte që lufta kishte marrë fund. (...) Rusia nuk mund të gjejë shumë as spiunë apo njerëz, të cilët janë të gatshëm t’i shërbejnë Rusisë për pak para”, vijoi Rama.
Kreu i qeverisë komentoi edhe marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe debatet që janë nxitur në Europë mbi këtë ‘pakt’ mes dy vendeve. Rama tha se Shqipërisë i takon të jetë e dobishme për miqtë, ndërsa për debatet në union u shpreh se tregojnë që BE nuk është e gatshme të veprojë si një e vetme.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë ku u mbajt forumi “GLOBSEC 2024”. Gjatë një bisede me moderatorin Steve Clemons, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është në anën e paqes dhe dialogut, referuar situatës në rajon. Sipas Ramës, Shqipëria do ishte vlerë e shtuar në BE.
Rama u ndal edhe te dialogu Kosovë-Serbi dhe tha se e ardhmja nuk duhet parë me sytë e së shkuarës.
“Shqipëria shumë qartësisht është në anë të paqes, në anë të dialogut, të përparimit të përbashkët. Bindja jonë e fortë është se nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës, duhet të shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes. Kur nis prej këtej shumë gjëra bëhen të qarta, shumë pengesa bëhen më pak problematike dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Në këtë drejtim, ne kemi promovuar paqen, dialogun dhe bashkëpunimin me të gjithë. Kështu që ndërmora nismën të vizitoja Serbinë 68 vjet pas vizitës së fundit atje. Ishte pikënisja e diçkaje tek e cila besoj shumë. Do të thoja se Ballkani Perëndimor sot është në një pozitë shumë më të mirë se ç’ishte. Nuk kemi qenë kurrë më mirë si Shqipëri dhe shqiptarë dhe kjo situatë në Ballkanin Perëndimor është po kështu pjesë e kësaj.
Nga ana tjetër, sidoqoftë, më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh midis nesh dhe BE. Sigurisht që kur vjen fjala për ekonominë, kemi një hendek të konsiderueshëm të cilin duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndonjë dallim kështu që do të thoja që ne kemi qenë përherë europianë, ne jemi europianë. Kjo nuk është diçka që vendoset apo mund të vendoset në Bruksel. Duke parë tashmë perspektivën për të qenë anëtar me të drejta të plota në BE, besoj fort që edhe sot ne do të ishim një vlerë e shtuar”, u shpreh Rama.
Shqipëria është një vend i vogël, që ka nevojë për miq, u shpreh kryeministri Edi Rama, kur u pyet se si i ruan marrëdhëniet edhe me pjesëtarë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, edhe me ekipin e presidentit Joe Biden.
Moderatori Steve Clemons përmendi investimin që dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, do të bëjë në Shqipëri, ndërsa pyeti kryeministrin si krijon marrëdhënie të mira me aleatët ndërkombëtarë.
Moderatori Steve Clemons: Një pyetje që dua ta bëj edhe pse ka pyetje të tjera që duhet t’i bëj, por këtë dua ta bëj; keni një reputacion që është vërtetë interesant dhe dua të mësojnë për këtë edhe njerëz të tjerë. Ju njiheni, jeni Kryetari i PS, njiheni që keni krijuar marrëdhënie shumë të mira me pjesëtarë të Trump kur ka qenë president, por gjithashtu edhe me ekipin e Biden. Duket sikur arrini të menaxhoni në të dyja anët. Shumë njerëz duan ta mesojnë këtë aftësi. Për shembull, duke u lidhur me presidentin, Jared Kushner po zhvillon një pronë shumë të bukur në Shqipëri, por potencialisht mund të jetë edhe një pasardhës i Joe Biden që mund të marë mandatin. Nuk dua ta lidh me Amerikën këtë, dua ta lidh me faktin se si arrini ju të lundroni në këto lloj personalitetesh botërore, ku ju ndërkohë jeni në qendër?
Kryeministri Edi Rama: Unë jam rritur në kohën e komunizmit, në një regjim të pamëshirshëm komunist, ishim “Korea e Veriut’’ e Europës. Komunistët thoshin, “miqtë e miqve tanë janë miqtë tanë”, ndërkohë që armiqtë e miqve tanë, janë armiqtë tanë’’. E shoh ndonjëherë këtë të bëhet mënyrë sjelljeje edhe e demokratëve në Europë, demokratëve në Amerikë, jo Partisë Demokratike, flas demokratëve.
Unë nuk besoj tek kjo, unë nuk besoj zgjedhjen e miqve në këtë lloj mënyre. Nga ana tjetër, ndoshta jam Kryeministri më i gjatë këtej pari. Kështu që jam mjaft i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend që është kaq larg. Shqipëria është një vend i vogël, kemi nevojë për miq, kemi nevojë për miq dhe për shembull ju flisni, meqë ra fjala për ta bërë më të qartë unë jam mik edhe me Jared dhe me Alex Sorosin.
Moderatori Steve Clemons: Po, i pashë të dyja fotot.
Kryeministri Edi Rama: Alex është këtu, që është edhe një konfrontim edhe si të thuash më me kripë do të thoja sesa Biden dhe Trump. Do të them këtë sidoqoftë, Shqipëria është mike me Turqinë dhe me Greqinë, si mund të marrim anë? Si mund të zgjedhim, si duhet të vazhdojmë të forcojmë miqësitë me të dyja këto vende. Unë jam mik shumë i mirë me Giorgia Melonin, ajo përfaqëson të djathtën dhe më është dashur t’u shpjegoj të mive të së majtës se nuk është një ide e mirë të mendohet që nëqoftëse shkoj e flas në takimin e partisë së saj ku më kanë ftuar, pra nëse shkoj atje të konsiderohem tradhtar. Ky lloj kategorizimi nuk është i dobishëm në botën e sotme. Njerëzit janë njerëz. Në fund unë besoj që të flasësh me njerëzit madje edhe të mos biesh dakord në mënyrë të hirshme me ta është shumë më mirë sesa të mos flasësh e të ndezësh mosmarrëveshje, të cilat mund të bëhen shumë dëmtuese për të gjithë.
Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë. Në bisedën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, Rama u pyet nëse ka patur përpjekje të Rusisë për të minuar qeverinë dhe demokracinë në Shqipëri.
Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët dhe Shqipëria njihen për besnikëri, dhe do të vijojnë të jenë pro-europianë dhe perëndimorë edhe kur BE dhe SHBA të mos jenë më.
Më lini t’ju pyes shumë shpejtë, a ka bërë ndonjë përpjekje Rusia për t’ju minuar ju dhe qeverinë tuaj kohët e fundit?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, për shkak të historisë sonë, ne kemi qenë “Korea e Veriut” e Europës. Ky qytet Praga për ne ka qenë po aq i paarritshëm sa Uashingtoni dhe Parisi kur ishim nën regjimin komunist sepse regjimi ynë i konsideronte qoftë perëndimin dhe lindjen, qoftë imperializmin amerikan e social imperializmin sovjetik si anë të së njëjtës medalje. Kjo ka qenë historia jonë. Dhe kur rusët vendosën që ta hiqnin qafe Stalinin, ne vendosëm që t’i rrinim besnik Stalinit.
E thashë dhe më parë. Ne e çojmë deri në fund. Kështu që edhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Bashkimi Europian nuk do të jenë, ne do të jemi po prapë aty, me ju, ashtu si ushtari japonez që ishte në pyll dhe nuk e dinte që lufta kishte marrë fund. Duke qëndruar te Stalini, duke qenë vend stalinist deri në vitet 90, na bënte vendin më pak interesant për Rusinë në rajon. Merrni parasysh këtë që, që nga ‘90 deri më sot s’ka pasur një vizitë në Moskë të nivelit të lartë dhe as vizitë nga Moska dhe askënd se ka marrë malli për këtë. Ne nuk duam asnjë gjë të keqe për Rusinë. Rusia është një vend i madh, është një kulturë fantastike, nuk e kam kuptuar asnjëherë meqë ra fjala që si është e mundur që për shkak të agresionit në Ukrainë Dostojevksi ndalohet në disa prej universiteteve apo Stravinsky të ishte non grata në disa trupa baleti. Kjo është pjesë e asaj pozite të keqe në të cilën jemi në një pjesë të botës tone, por sa i përket Rusisë nuk jemi të interesuar, nuk ka oreks aty. Kështu që, Rusia nuk mund të gjejë shumë as spiunë apo njerëz, të cilët janë të gatshëm t’i shërbejnë Rusisë për pak para.
Kështu që, Rusia, përzierja e saj në politikën tonë, kemi pasur disa gjëra, por asgjë të madhe. Aty ku Rusia është e pranishme dhe është shumë influente dhe që mund të jetë vërtete një problem është në pjesë të tjera të Ballkanit dhe kjo është arsyeja pse kemi nevojë që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti, ndaj na duhet që ta mbajmë Serbinë në anën tonë sa më shumë të jetë e mundur dhe kjo është arsyeja, siç e përmendët ju në një nga pyetjet tuaja, që është e rëndësishme që sa më shumë ta lidhim integrimin europian me integrimin në NATO dhe sa më shumë NATO të jetë e pranishme në sa më shumë vende në Ballkanin Perëndimor, do të ishte shumë më mirë. Unë kam qenë nga të parët që kam promovuar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Në atë kohë shumë vende thoshin: jo, se ka ndikim rus dhe në fakt rezultoi që të ishte mjaft dobiprurëse. Tashmë kemi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi në NATO, çka është mjaft më mirë sesa po të kishim vetëm Shqipërinë në Ballkanin Perëndimor. Nëqoftëse kemi pastaj dhe Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë në NATO, kjo do të bëjë një dallim shumë të madh.
Kryeministri Edi Rama tërheq gjithnjë vëmendje për stilin dhe veshjen. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe sot në Pragë kreu i qeverisë u komplimentua për atletet e bardha që kishte veshur.
Moderatori Steve Clemons i tha Ramës se është xheloz për këpucët e tij, pasi ka lëvizur nga një skenë e forumit “GLOBSEC 2024” në një tjetër me këpucë të parehatshme. Ndërkohë, Rama i sugjeroi që t’i blejë të njëjtat ndërsa i tha se janë edhe të lira.
“I thashë jam shumë xheloz për këpucët se kam ecur nga një skenë në tjetrën sot me këto këpucë të parehatshme”, tha ai, ndërsa Rama u përgjigj: “janë të lira, mund t’i blesh dhe ti”.
Kryeministri Edi Rama nga Praga ka komentuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ndërsa mori pjesë në forumin “GLOBSEC 2024”. Rama tha se shqipërisë i takon që të jetë e dobishme për miqtë, ndërsa një koment e pati edhe për debatet e krijuara të BE mbi këtë marrëveshje. Rama tha se debatet tregojnë se Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme.
Po si mund ta bëni bashkë marrëveshjen që keni me Italinë për të ngirtur kampe për pritjen e emigrantëve. Ka dy prej tyre, ndërkohë që shumica në BE janë kundër kësaj marrëveshjeje. Nuk e di sesi është reagimi në Shqipëri, por si i pajtoni të dyja këto? A mund të bëhet kjo një pengesë në rrugën tuaj drejtë anëtarësimit?
Kryeministri Edi Rama: Së pari, ndodh sot që gazetarët nuk kanë informacion të saktë, nuk është që shumë në BE, - BE si e tillë dhe me BE ne konsiderojmë Bashkimin Europian përfaqësuar nga Ursula Von Der Leyen, në këtë pikë nuk po thuhet që marrëveshja është e gabuar. Ka shumë prej të ashtuquajturve progresistë, pra anës progresiste të Europës që e konsiderojnë këtë marrëveshje një ide të keqe. Po më pyesni tani sesi mund t’i pajtoj të dyja këto bashkë. Nuk më takon mua kjo gjë. Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë, që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëqoftëse miqtë kërkojnë diçka, ti duhet të jesh krah tyre. Jo domosdoshmërisht duhet të biesh dakord 100 %. Ju e dini që kemi luftuar, kemi shkuar në luftëra së bashku, luftëra që ne nuk i zgjodhëm, ju i zgjodhët, ne erdhëm me ju dhe nuk i vumë në dyshim, nuk e vumë aspak në dyshim sepse kështu duhet të jetë.
Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, që është kaq e rëndësishme, që është kaq përcaktuese për Europën dhe për mënyren sesi Europa duhet ta shohë veten dhe të ardhmen e saj.
Po flas për çështjen e emigracionit dhe ta transformosh këtë në një zënke midis të majtës e të djathtës dhe ta transformosh këtë në një konflikt pa fund brenda Europes tregon së pari që ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Europes, problem europian, Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme dhe e dyta, në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojnë askund.
Palaco e maskara KruePsykoMinister; Kete klloun duan oligarket e Natos dhe populli i AlbaColumbiStani ndihet krenar me presh ne goje....
PërgjigjuOr ti Rama.Po Luan Rama ish nenkryetar i LSI ne ate kohe,pse,me cfare statusit u prit ne zyren,ne kremlin nga vete Putin?Po liken a e Ke pyetur sa here Ka shkuar ne Moskes?
PërgjigjuPo ti spiunin e kishe në shërbimin informativ, Fredi (Frederik) Ymeri një ish-sigurims madje në rangje drejtuese në diktaturë, sadist qe tani në demokraci në qevetisjen tënde e punësove në Shish. Doli e provuar dhe gjyqesisht qe shiste informacion tek Rusia. Dhe ti aq besnik je ndaj perëndimit sa të birin e këtij spiuni të sotëm e sadisti të djeshëm ja ke bërë drejtor.
PërgjigjuPp mor shok, të dy djemtë madje. Njëri drejtor i Start-up ku ndahen lekët me shumicë, dhe tjetri drejtor i ADISA ku janë zë dhënat e gjithë shqiptarëve. Por ky është një Kryeministër mashtrues. Amerikanët dhe shefat e Natos këto të shofin, por ska kush tja thotë, Sali Berisha, Ilir Meta apo Lulzim Basha
Tek ne 1 ne 3 ishte spiun or teeeejjjjj
PërgjigjuShqiptaret a jane spiuna? Jane besnike te Perendimit? A eshte i mirë informuar Z. Rama? E çuditeshme!!!
PërgjigjuNuk gjetka spiune mes nesh Rusia dhe shqipot qenkan besnike te perendimit!! Rama duhet te jete o naiv,o idealist,o e thote kete se keshtu ja do vendi, kur ben deklarate te tille! Vende dhe me te fuqishme ekonomikisht dhe me nivel agjensish intelegjente shume me superiore se ne dhe kane patur spiune plot,disa per ideale e disa per interesa, e jo me shqipot!Nje popull qe nderon fene,qe nderon emrin,qe merr rrogen e postin qe ofron pushtuesi per 100 arsye e ben dhe spiunin po te doje.A nuk thuhet ,qe kerkon bese nje popull i pabese?!
PërgjigjuSali Berisha dhe Ed Rama Jane dy faktkeqesite me te medha sidomos Ed Drrama qe mban gjithe lidershipin e shek njezet e nje me dymbedhjet vjet ne kryeministri dhe njezet vjet ne bashkine tiron, dhe rezultati plot nje miljon te larguar, tre kater biznesmen qe bejne fresk duke vendos trarë neper shtepi dhe duke marr det toke ajer dhe nendetese shum shpejt , varferim intelektual dhe nje shtet me njeqind mije patronazhist qe kontrollojne treqinmije te punsuar ne shtet , Shqipëria nuk e di cfare i ka bere te madhit Zot me siguri i ka vjedh gjuhen kur u krijua dhe zoti e ndeshkon Shqipërine se llogjike tjeter nuk ka.
PërgjigjuMe jetè dinjitoze tè shoqèrisè shqiptare, ky kryeministèr nuk bie dot nè sy, Shqipèria mbytet nèn korrupsionin e tè tijve, asnjè shifèr ekonomike qè pasqyron punèn e qeverisè, nuk tè lejon tè dalèsh dhe tè bèsh karabushin nè mbledhjet me pèrfaqèsues tè KE. Njè njeri i pèrgjegjshèm, nuk bèn tarallakun me atlete dhe krekoset sikur tè ishte krijuesi i botès sè modès. Shqiptarèt ikin,,,kryeministri bèn kllounin nè mbledhjet me tè huajt. Çdo shtet ka kryeministrin qè meriton?
PërgjigjuNuk èshtè askush "njèlloj", jo, apo siç thotè ai qè mbron ti, pèrgjegjèsia èshtè personale. Njèri, shkatèrrojè, vrau, vodhi, tjetri vodhi si Ali Baba me 400 hajdutè por nuk vrau, dhe kètè duhet qè "shqiptarèt tia dinè pèr nder". Rezultati i tè dyve èshtè i njèjtè,,,varfèrim i shqiptarève, korrupsion, pasiguri jetese dhe ikje masive. Politikè e mirè?
Direktiva e fundit që ju është dhenë ju patronazhistëve është që ti mbushni mendjen njerëzve që janë të gjithë njëlloj. Saliu sërb, Edvini idiot. Vuçiç vëllai i Edvinit. Po na bëni edhe për budallenj tani
I paske thene te gjitha vlla. Ky idiot eshte farkeqesia me e madhe e Shqioerise pas Sali Serbit dhe pushtimit Osman 500 vjecçar
I vecante. Rama terheq vemendje me pikepamjet, miqsite, veshjen, marrveshjet.