Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Shqipërisë i takon të jetë e dobishme për miqtë, zënkat mes BE tregojnë se s’jeni gati të veproni si një e vetme

30 Gusht, 18:10| Përditesimi: 30 Gusht, 19:05

  • Share

Kryeministri Edi Rama nga Praga ka komentuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ndërsa mori pjesë në forumin “GLOBSEC 2024”. Rama tha se shqipërisë i takon që të jetë e dobishme për miqtë, ndërsa një koment e pati edhe për debatet e krijuara të BE mbi këtë marrëveshje. Rama tha se debatet tregojnë se Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme.

Po si mund ta bëni bashkë marrëveshjen që keni me Italinë për të ngirtur kampe për pritjen e emigrantëve. Ka dy prej tyre, ndërkohë që shumica në BE janë kundër kësaj marrëveshjeje. Nuk e di sesi është reagimi në Shqipëri, por si i pajtoni të dyja këto? A mund të bëhet kjo një pengesë në rrugën tuaj drejtë anëtarësimit?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, ndodh sot që gazetarët nuk kanë informacion të saktë, nuk është që shumë në BE, - BE si e tillë dhe me BE ne konsiderojmë Bashkimin Europian përfaqësuar nga Ursula Von Der Leyen, në këtë pikë nuk po thuhet që marrëveshja është e gabuar. Ka shumë prej të ashtuquajturve progresistë, pra anës progresiste të Europës që e konsiderojnë këtë marrëveshje një ide të keqe. Po më pyesni tani sesi mund t’i pajtoj të dyja këto bashkë. Nuk më takon mua kjo gjë. Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë, që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëqoftëse miqtë kërkojnë diçka, ti duhet të jesh krah tyre. Jo domosdoshmërisht duhet të biesh dakord 100 %. Ju e dini që kemi luftuar, kemi shkuar në luftëra së bashku, luftëra që ne nuk i zgjodhëm, ju i zgjodhët, ne erdhëm me ju dhe nuk i vumë në dyshim, nuk e vumë aspak në dyshim sepse kështu duhet të jetë. 

Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, që është kaq e rëndësishme, që është kaq përcaktuese për Europën dhe për mënyren sesi Europa duhet ta shohë veten dhe të ardhmen e saj.

Po flas për çështjen e emigracionit dhe ta transformosh këtë në një zënke midis të majtës e të djathtës dhe ta transformosh këtë në një konflikt pa fund brenda Europes tregon së pari që ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Europes, problem europian, Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme dhe e dyta, në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojnë askund. 


Lajmi kryesor:

Rama në Pragë: Shqipëria vlerë për BE-në! Putin përpjekje për të minuar demokracinë? Te ne nuk gjen spiunë, shqiptarët besnikë të perëndimit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?