Kronikë

Kushtetuesja i jep të drejtë gazetarit Qyno, avokati Matlija: U vu standard, mbrohet burimi i gazetarit dhe liria e fjalës! Prokurorët e SPAK, sjellje brutale

23 Prill, 15:14| Përditesimi: 23 Prill, 15:51

  • Share

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje (23 prill 2025) SPAK për rastin e gazetarit Elton Qyno. Me një vendim unanim, 8 me 0, Kushtetuesja vendosi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave për sekuestrot e materialeve të gazetarit Qyno dhe në fund asgjësimin e tyre.

Avokati Dorian Matlija thotë për Report Tv se vendimi i Kushtetueses për gazetarin Qyno, vendosi një standard të rëndësishëm.

"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tashmë ka bërë më të fortë mbrojtjen ndaj gazetarëve. Ne nuk është se ishim pa një mbrotje të tillë, sepse Gjykata e Lartë në vitin 2021 për rastin Lapsi mori një vendim të ngjashëm por mesa duket nuk ishte aq i fortë sa për t’i vënë fre një structure të re siç është SPAK. Ishte një standard edhe më i lartë për t’i treguar kësaj strukture të posaçme që ka kufij, që liria e shprehjes është një nga të drejtat më delikate që duhet mbrojtur, dhe mënyrat e të vepruarit të SPAK në rastin konkret dhe mënyra se si gjykata e shkallës së parë, të dytë dhe Gjykata e Lartë e lejuan, në kalim të kufijve që përcakton kushtetuta dhe konventa europiane e të drejtave të njeriut",-tha avokati Matlija.

“Një nga pikat ishte që vendimi që vendimet e të treja shkallëve për sekuestrimin e pajisjeve ishin anti-kushtetuese dhe pika tjetër që ka urdhër Gjykata Kushtetuese me vendimin e djeshëm është që të asgjësohen të gjitha të dhënat e mbetura nga gazetari Elton Qyno prej SPAK-ut. Çfarëdo lloj gjëje që SPAK disponon sot që i ka marrë nga gazetari Elton Qyno, do duhet t’i asgjësojë përfundimisht”,- tha avokati Matlija.

Ai thotë se duhet të kishte pasur hetim disiplinor për magjistratët e implikuar në çështjen e Qynos.

“Gjykata Kushtetuese ndaloi tek pjesa më e rendësishme që është standardi për lirinë e shprehjes, mbrojtja e burimeve të gazetarit që nuk i interesojnë vetëm gazetarit konkret në rastin në fjalë, por u interesojnë të githë gazetarëve në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese kuptohet bën gjithmonë diskutim abstract, pra çfarë janë probleme konkrete që kanë ardhur si pasojë e shkeljes, ata vendosin një standart kushtetues në rastin konkret. Përsa i përket pastaj elementëve të tjerë që ka kjo çështje, së pari 2 gjyqtarë të shkallës së parë dhe shkallës së dytë, në rastin konkret kanë vendosur jo vetëm kundra kësaj çfarë tha Gjykata Kushtetuese dje, por edhe kundër çfarë ka thënë Gjykata e Lartë në vitin 2021, çka për mendimin tim duhet të shikohet një masë disiplinore ndaj këtyre gjyqtarëve që guxuan ta çonin deri në këtë nivel shkeljen”,- tha avokati Matlija.

Sipas tij, gazetarit i janë sekuestruar materialet në mënyrë brutale e pa praninë e avokatit.

“Kemi të bëjmë me prokurorë që vepruan në kushtet e konfliktit të interesit, kemi të bëjmë me veprime brutale të sekuestrimit të materialeve në kushte pa pasur një mbrojtës prezent. Janë sekuestruar materialet në ambientet e medias Ora Neës, e cila praktikisht u bë pa prezencë të avokatit. Është bërë kontroll personal, ku i është marrë çelësi i makinës dhe më pas janë gjetur në makinë USB, gjëra që janë marrë. Është përdorur pajisja IMSI Catcher që është shumë kontraversale si pajisje, për të gjurmuar telefonat e Elton Qynos”,-tha avokati Matlija.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?