Politikë

Kushtetuesja pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranën, Berisha: Gjyqtarët mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit (VIDEO)

9 Tetor, 15:17| Përditesimi: 9 Tetor, 17:10

  • Share

Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj lidhur me zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se gjyqtarët mbrojtën Kushtetutën dhe kushtetueshmërinë nga armiqtë dhe “horrat e shtetit”.

Sipas Berishës, vendimi i sotëm i gjykatës është një akt i një rëndësie të madhe. Berisha theksoi se do të respektojnë vendimin e Kushtetueses, por puna për zgjedhjet do të vijojë çdo ditë. "Për Tiranën do të punojmë çdo ditë, por natyrisht do të respektojmë vendimin e gjykatës", theksoi ai. 

"Sot, gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, të kushtetueshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve, të cilët mbrojtën kushtetueshmërinë dhe Kushtetutën nga armiq të tyre, për të mos thënë një fjalë tjetër, nga horrat e shtetit. Unë jam para jush dhe jam personi që tre ditë para se Edi Rama të shpalosë skenarin e tij iu paralajmërova se do të veprojë në këtë mënyrë dhe se do të anashkalojë GJK me pretendimin e turpshëm, banal e vulgar se Këshilli i Ministrave qenka noteri i këshillit bashkiak.

Këtë mund ta bësh vetëm atëherë kur nuk me ligj as moral dhe respektin më minimal për shtetin por vërsulesh ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ndaj besoj se me këtë vendim i bën një shërbim vendit, rendit kushtetues dhe u dhanë vulën e turpit por nuk kanë turp sepse nuk do të vepronin kurrë atyre që shkelmuan kushtetutën, Edi Ramës, presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues.”, tha Berisha.

Ndonëse hezitoi në përzgjedhjen e një emri që do të përballej me Ogerta Manastilrium, duke zgjedhur aktorin Florjan Binaj, Berisha tha për gazetarët se ishin të përgatitur për zgjedhjet dhe se nuk kërkuan asnjë orë kohë. Gati thotë se është edhe për garën në 5 bashkitë e tjera të vendit, ndonëse ende nuk i ka bërë publikë zyrtarisht emrat e kandidatëve.

“Ne nuk kërkuam asnjë ditë, asnjë orë kohë edhe për bashkinë e Tiranës. Ishim të përgatitur, motorët po ndizeshin, kandidati po bënte përgatitje të ethshme, por natyrisht vendimi i Kushtetueses mirëpritet nga çdo qytetar i vendit, sepse pa Kushtetutë, pa kushtetueshmëri vendi nuk ka të ardhme.

Kështu që me të gjitha bashkitë e tjera ne jemi të gatshëm. Kandidatët janë shpallur, janë edhe ata kandidatura intelektualësh, biznesmenësh, mjekë, të pavarura, por që do të kenë mbështetjen e plotë të PD dhe koalicionit tonë”, tha Berisha.

Kreu i PD tha më tej se presidenti Bajram Begaj duhet të shkarkohet, ndërsa pezullimin e dekretit për Tiranën, e sheh si një fitore të Erion Veliajt.

Ora 16:27
Berisha vijon sulmet ndaj Irena Gjokës: Mashtruese dhe delikuente

 

Kreu i PD, Sali Berisha vijoi sulmet nga selia blu kundrejt gjyqtares Irena Gjoka. Berisha vijoi ta quajë gjyqtaren e posaçme, delikuente dhe mashtruese.

“Irena Gjoka është një delikuente që nuk duhet të jetë kurrë në atë post. Kam paraqitur para jush dokumente në emër të interesit publik. Ju tha se, je shkarkuar për korrupsion. Jo tha, nuk keni dokument. Ja ku është dokumenti. U tha se je përzënë nga Greqia, jo thotë në deklarata. A është mashtrim kjo apo jo. Ka sanksione ligjore për ata që mashtrojnë në deklaratat e ILDKP-së dhe dekriminalizimit. U tha se je dënuar me burg. Jo i tha BIRN, kurrë tha nuk jam dënuar. I nxorëm dokumentin me vulë apostile të dënimit me burg dhe i nxorëm dokumentin se kjo autorizonte avokatin për tu marrë me çështjen e ekspulsionit e me radhë.

Çfarë kemi të bëjmë në rastin e Irena Gjokës. Përveç se fshehje të rënda krimesh, që përbëjnë krime, kemi krim në vazhdim. Sepse ajo, ditën që unë nxora dokumentim me vulë apostile, marrëveshjet ndërkombëtare e bëjnë absolute të njohshme, ajo doli dhe i tha një gazete se, unë nuk jam dënuar kurrë. Kjo në të gjitha kodet e botës, përbën krim në vazhdim. Pra, si thua ti. Të sulmosh, nuk e sulmova për asnjë vendim të saj, e sulmova për delinkuencën e saj. Ti fshihja unë këto thua ti? Jo, nuk mund ti fshihja, sepse unë jam ky që jam, drejtoj një forcë politike, mbroj një interes publik”, tha Berisha.

Irena Gjoka ka qenë gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen e aferës Partizani, me të pandehur Sali Berishën dhe vetë dhëndrin e tij.

Ora 15:30
Kushtetuesja pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Fitore për Veliajn, Begaj duhet shkarkuar

 

Në një komunikim me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha tha se Bajram Begaj duhet shkarkuar, pasi Kushtetueshja vendosi pezullim të dekretit për zgjedhjet në Tiranë.

“Ku ka integritet për dorëheqje ai, ai duhet shkarkuar. Për Tiranën do punojmë çdo ditë, por natyrisht do ripaketojmë vendimin e Gjykatës kushtetuese”, tha Berisha.

I pyetur se e kujt është kjo fitore, Berisha tha se padyshim e Veliajt dhe ekipit të tij.

“Kjo nuk është një fitore për PD, është fitore për çdo shqiptar, për të gjithë ata që besojnë se kushtetuta duhet respektuar si garanci për të drejtat e tyre. Në kushtetuese e kanë dërguar avokatët e Veliajt, në këtë kontekst është specifikisht e mbrojtësve dhe vetë Erion Veliajt”, tha Berisha.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari N: 09/10/2025 17:47

    Lidheni Qenin Sali Non Grada se vetëm burgu ja mbyll gojën këtij Osman Gazepit.

    Përgjigju
  • suner: 09/10/2025 15:57

    po ik o fytyrkavë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?