Në një komunikim me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha tha se Bajram Begaj duhet shkarkuar, pasi Kushtetueshja vendosi pezullim të dekretit për zgjedhjet në Tiranë.
“Ku ka integritet për dorëheqje ai, ai duhet shkarkuar. Për Tiranën do punojmë çdo ditë, por natyrisht do ripaketojmë vendimin e Gjykatës kushtetuese”, tha Berisha.
I pyetur se e kujt është kjo fitore, Berisha tha se padyshim e Veliajt dhe ekipit të tij.
“Kjo nuk është një fitore për PD, është fitore për çdo shqiptar, për të gjithë ata që besojnë se kushtetuta duhet respektuar si garanci për të drejtat e tyre. Në kushtetuese e kanë dërguar avokatët e Veliajt, në këtë kontekst është specifikisht e mbrojtësve dhe vetë Erion Veliajt”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Kushtetuesja pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranën, Berisha: Gjyqtarët mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit (VIDEO)
SI.E./I.M/ReportTv.al
