Politikë

Kushtetuesja pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Begaj për Report Tv: Respektoj vendimin e Gjykatës, por nuk jam penduar (VIDEO)

10 Tetor, 11:25| Përditesimi: 10 Tetor, 12:56

  • Share

Presidenti Bajram Begaj i është përgjigjur interesit të Report TV në lidhje me pezullimin nga Gjykata Kushtetuese të dekretit për zgjedhjet e Tiranës më 9 nëntor. Begaj thotë se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por thekson se nuk është penduar edhe pse  nxori dekretin pa pritur vendimin e Gjykatës për ankimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetarja Joana Preja: Gjykata Kushtetuese, pezulloi dekretin tuaj për zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, çfarë komenti keni për këtë vendim?

Begaj: Mendimi ynë është që respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gazetarja Joana Preja: A jeni penduar ju që i dekretuat zgjedhjet pa pritur shqyrtimin në Kushtetuese të ankimimit të Erion Veliajt?

Begaj: Pse, pse duhet të pendohem për një akt që duhet ta nxjerr unë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dhënë një ditë më parë erdhi pas ankimimit të bërë nga Erion Veliaj që dekreti të shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi në bashkinë e Tiranës. Më 31 tetor, gjykata pritet që të shqyrtojë edhe ankimimin për shkarkimin nga detyra të Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.

Sot në një konferencë për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ ka ndërprerë çdo përgatitje për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës pas vendimit të Kushtetueses, dhe tha se edhe nëse gjykata do të shprehet më 31 tetor për shkarkimin e Veliajt, është e pamundur që të bëhen përgatitjet e procesit zgjedhor deri më 9 nëntor.

Pasi Këshilli i Ministrave shkarkoi Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës me propozim të Këshillit Bashkiak me argumentin për mosparaqitje në detyrë për tre muaj, nisi një debat ligjor dhe institucional. Veliaj e kundërshtoi vendimin duke e çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se shkarkimi ishte i paligjshëm dhe se mungesa e tij ishte për shkak të paraburgimit, pra një pamundësi objektive. Pavarësisht kësaj, qeveria iu drejtua presidenti Bajram Begaj për vakancën e Tiranës dhe për 5 bashkitë e tjera. Brenda 48 orëve, presidenti nxori dekretin për zgjedhjet e parakohshme për bashkitë pa kryetarë, përfshirë edhe Tiranën, duke e konsideruar shkarkimin çështje administrative.

Avokatët e Veliajt u vunë menjëherë në lëvizje dhe të nesërmen, bënë shtesë në ankimimin e tyre të mëparshëm në Kushtetuese, duke kërkuar edhe shpalljen antikushtetues të dekretit të presidentit. Kushtetuesja, megjithatë, pranoi ankimimin e Veliajt dhe pezulloi dekretin e presidentit, duke ndërprerë procesin zgjedhor derisa të jepet një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e shkarkimit të tij.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkarkim: 10/10/2025 14:42

    Doli jashte loje edhe Bajromi. Tani vjen rradha qe “bad boy politic “ ne Shqipëri nuk pyesin as per GJ k ? Hajde luj qyqek

    Përgjigju
  • Ilir: 10/10/2025 13:36

    Sepse eshte anti kushtetues mor zotri, apo smban pergjegjesi per cfare ben. Kerkoj falje E.Veliajt

    Përgjigju
  • Petrit: 10/10/2025 13:24

    Ska per tu penduar, pasi ke vepruqr ndaj duhesh shkarkuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?