Tirane- Kreu i PD-së ka vijuar akuzat e tij sot nga foltorja e Parlamentit ditën e sotme ndaj kundërshtarëve socialistë për lidhje me korrupsionin dhe krimin.
Ai tha se Veliaj nuk mund të mbrohet, teksa akuzoi edhe ministrin e Jashtëm Igli hasani, që e akuzoi për nënshkrimin e ligjit të censurës me ish-sekretarin amerikan Anthony Blinken siç e quajti ai dhe që “të dy e kanë vendin në burg”.
Madje ndërsa u ngatërrua teksa fliste për Jorgo Goron dhe Olta Xhaçkën, ku të parin e bëri të dënuar teksa sot ishte dhënë vetëm pretenca për 3 vite burg nga SPAK, e ngatërroi deputeten socialiste me kolegen e saj Blerina Gjylameti që ndodhej në sallë.
Kurse për Gjylametin tha se burri i saj dilte te kompania konsulentë kur ishte ‘Lul Brava’ për hetimin e kryer nga SPAK ndaj “Rithemelimit”, që shtoi se u bë me “urdhër të Blinken”.
Duke i kujtuar replikën e bërë vite më parë, kur Gjylameti sapo ishte futur në Kuvend, deputetja socialiste iu drejtua Berishës se njëjtë si dhe atë kohë gjuha e përdorur nga një njeri si ish-kryeministri i cili është gjysh dhe baba nuk është adekuate të përdoret para grave të Kuvendit.
Fjala e Berishës: “Si mund të mbrohet Veliaj. Ndërkohë që janë shpenzuar 1 milionë euro njëlloj si Lajla Assadi. Si mund të mbrohet, më thoni ju. Ku shkoi ky Igli, që nënshtroi protokollin e censurës. Te ai do përfundojë edhe ky. Po, po, po Damian? Ku shkoi? Iku ai. Ai do përfundojë te drejtësia amerikane (Blinken), ky do dënohet këtu. Ia hoqi fotografitë, e morët vesh.
Goro dënohet 3 vjet burg, o Olta ku je? Po ai dënohet, kurse për Oltën ka amnisti.
Ku je, ja ku... më fal Blerina (Gjylameti) se të ngatërrova me të... (qesh). Kam edhe diçka për ty, do ta them më vonë!
Më hetuan se mora kompaninë e Blerinës për skenën e Kuvendit të 11 dhjetorit. SPAK nuk guxoi ta thërrasë burrin e Gjylametit. Morën vetëm ortakun tjetër. Del Lul Brava dhe bën denoncimin, e ndihmoi Rama me burrin e Gjylametit. Pyes unë, po ç’ne. SPAK tani, me urdhër të Blinken, Kim etj., nisën hetim për Rithemelimin këta. Shikoj unë kompaninë aty, ishte bashkëshorti kësaj zonjës, Gjylametit. Por nuk u thirr ai. Nuk u thirr kurrë, pse. Se ishte bashkëshorti i Gjylametit, atje do përfundoni ju më 14 maj të gjithë”.
Blerina Gjylameti: “Doktor i dashur, do të them i dashur për shkak të moshës që ke. Replikën e parë që kemi pasur së bashku daton nga 2014. Unë nuk kisha shumë që kisha hyrë në këtë parlament dhe kur të jam ngritur, të jam ngritur e martuar Doktor, dhe replikën e parë e kemi pasur për gjuhën e papërshtatshme të një zotërie në moshë kundrejt zonjave, dhe të jam ngritur këtu afër.
Dhe një gjë që mbaj mend nga pamja jotja, ka qenë ajo pamja e frikësuar që në një grua t'u afrua për ë të thënë stop me këtë gjuhë se nuk i shkon as moshës, as thinjave, as babait të një vajze, as gjyqit të mbesave, por e as njeriu që kur erdhi në pushtet erdhi për fjalën e lirë, për demokracinë.
Dhe ndërkohë Doktor një gjë dua të them, sot do të ngrihem për atë gjë unë të thashë pak më parë dhe vazhdoj ta them, gjuha që përdor është gjuha më e turpshme për moshën që je”,
“Nga nga tjetër po të them një gjë, bashkëshorti im quhet Kostika Gjylameti dhe në familjen time tij nuk je mbajtur njeriu i drejtë, korrekt. Je njeriu që iu shkarkove nënën dhe babin brenda një ditë. E përmende vjehrrin tim, këtu dhe më përmende mua si pjesë e nemoklaturës, je ti që më ke përmendur babain.
Bashkëshorti im do të shkonte në SPAK në moment që do të thërritet sepse një drejtor kompanie nuk është pronar kompanie. Gjyqet publike kanë mbaruar në 1992.
Lajmi kryesor:
Tensione në Kuvend/ Deputetët PD përplasen me gardën! Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën! Noka i hedh shishe ministrit e Spiropalit, përjashtohet! Ndryshimet e Kodit shtyhen të hënën
A.Q/r.k./ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)