Politikë

Kuvend/ Berisha i kërkon Ramës dorëheqjen nga foltorja: E patë se si shpërtheu, prisni se do ketë të tjera! Ulsiu mori 500 mijë euro nga ‘çunat e Londrës’

13 Shkurt, 13:14| Përditesimi: 13 Shkurt, 14:14

  • Share

 

Kreu i selisë blu, Sali Berisha, foli për të disatën herë nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar kundërshtarët dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion.

Ai rikujtoi shpenzimet e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliajt, implikoi ministrin Ulsi Manja për 500 mijë euro të sjella nga Anglia sipas tij nga “çunat e Londrës”. 

Më tej kërkoi edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kthimin e tij në Parlament.

“E kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri. Është e regjistruar, se Ulsi Manja i janë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Përveç 500 mijë euro që i kanë dërguar çunat, Ulziu (ia ngatërron mbiemrin qëllimisht) kërkon çantën Luiz Vuton. Velica nuk është fyerje, në dialektin toskërisht ka marrë mbiemrin e atij, po që e shoqja e Veliajt të ketë blerë rroba e bizhuteri sa e shoqja e Asadit. 100 mln euro djegësi i Tiranës”, tha ai. 

Më tej i kërkoi kryeparlamentares Spiropali që të kthehej në Kuvend dhe të dorëhiqej, duke paralajmëruar edhe zhvillime të tjera.

“Zonja kryetare, të vij urgjent Edi Rama në Parlament dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme. Prisni se do ketë të tjera gjëra. Do ketë zhvillime. Unë jam njeri që respektoj, nënat motrat e bashkëpunëtoreve të mia. E patë se si shpërtheu, prisni, do ketë të tjera”, u shpreh kreu i PD.


Lajmi kryesor:

Tensione në Kuvend/ Deputetët PD përplasen me gardën! Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën! Noka i hedh shishe ministrit e Spiropalit, përjashtohet! Ndryshimet e Kodit shtyhen të hënën


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?