Kumbaro dhe Dhori në seancë plenare

Trau me pagesë në Karavasta/ Dhori: Po nënshtroni qytetarët! Kumbaro: Interpelancë ‘urgjente’ për 50 lekë! S'bëhet Divjaka me frymën e shenjtë

5 Dhjetor 2022, 17:53| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 21:41

  • Share

‘Karavastaja pa taksa’ ka qenë kryefjala e interpelancës së sotme kërkuar nga deputetja e PD-së, Ilda Dhori me ministren Kumbaro. Dhori shprehet se po taksojnë qytetarët pa të drejtë dhe se askush nuk po mendon më për trashëgiminë kulturore.  Në interpelancë pati debati si dhe ndërhyrje nga deputeti socialist, Erion Braçe i cili për t;iu përgjigjur akuzave të deputetes, u shpreh se janë të fundit që duhet të flasin për traun e Divjakës, pasi qeveria sipas tij ka qenë bashkëpunëtore dhe ka lejuar një biznesmen për të pasur 110 hektarë tokë në Divjakë. 

“Akush nuk po mendon për banorët, popullin e trashëgiminë kulturore në Divjakë.

Kërkoni me kokëfortësi dhe padije të bllokohet një rrugë kombëtare. Rruga në fjalë është një rrugë kombëtare. Vetëm disa ditë më parë u rivendos bllokimi në hyrje të rrugës nacionale, vendim arbitrar. Po shkelen ligjet dhe vendimi është në kundërshtim me institucionet. Qytetarët nuk do e pranojnë kurrë këtë nënshtrim që do i bëni. Sot, rruga është e lirë dhe Divjakë krenare dhe dinjitoze të mirëpres pa taksa oksigjeni që zgjedh të vizitojë parkun e plazhin.

Prej vitesh në parkun Divjakë mblidhen pagesa, paguhen tarifa etj.

A keni informacion se sa janë të ardhurat vjetore që vilen nga parku kombëtar? Ku shkojnë? A keni interes? A janë të ardhurat të mjaftueshme? Jam e sigurt që s’jeni asnjë studim po vetëm moton tuaj: vidh e zhvat sa të mundesh.”- tha Dhori.

Ministrja Kumbaro ironizoi deputeten duke e cilësuar si të kotë emërtimin interpelancë ‘urgjente’ vetëm për 50 lekë, pasi nuk mbahet një qytet me frymën e shenjtë. Ministrja u shpreh se të gjithë ata që kanë argumentin se po privatozohet janë mjeranë. 

“Jam këtu për një interpelancë ‘urgjente’ dhe arsyeja është një monedhë 50 lekëshe. Çdo gjë mund të bëhet me 50 lekëshe. Me 5 veta çmimi është 150 lekë, d.m.th. 30 lekë për person. Dhe shifra reduktohet në bazë të personave që janë, pra sa më shumë persona aq më pak paguajnë. Nëse mendoni se çmimet i shpik unë, gaboheni.

Ju keni bërë edhe një kërkesë padi gjykatë për këtë punë dhe sot Gjykata e ka rrëzuar, do ishte në nderin tuaj të tërhiqeni por kthehemi në VKM. E gëzojnë Divjakën dhe mendojnë se mbahen me frymën e shenjtë.

Të gjithë ata që kemi parë që bërtasin se po privatizohet, janë mjeranë. Vetëm ju zonja Dhori e dini pse i thoni këto broçkulla këtu! Ju e dini mirë që janë broçkulla.”- tha ministrja Kumbaro.

Disa banorë të Divjakës më mbështetjen edhe të përfaqësuesve të Rithemelimit të PD-së, kanë protestuar më 17 nëntor kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë. Në krye të protestës, ishte kreu i PD-së Lushnjë Eduart Sharka dhe deputetja e zonës, Ilda Dhori.

Ministria e Turizmit sqaroi aso kohe se bileta do të kushtojë 50 lekë dhe do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës. Sipas ministrisë Mjedisit vendosja e traut do të ofrojë aksesin e kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave që do të ndihmojnë në menaxhimin efektiv e të qëndrueshëm.

Sipas informacioneve trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike, ndërsa kjo është hera e dytë që kudnërshtohet vendosja e tij. Pak ditë më parë ministrja e Turizmit, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve në Korçë u shpreh se aty do të vendoset një biletari, e cila sipas saj vendoset në çdo zonë të parqeve kombëtare. 

Ora 18:55
Braçe: ARRSH nën presion dha autorizimin për Traun me pagesë në Divjakë! Qeveria i ka dhënë një biznesmeni 110 hektarë brenda parkut

“Nuk ka përleshje për lekë midis pushtetit.” Ky ishte mesazhi i qartë nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili më tej, në fjalën e tij në Kuvend akuzoi qeverinë se i ka dhënë një deputeti biznesmen të PD-së, 110 hektarë në Divjakë.

Duke marrë shkasë nga interpelanca e thirrur nga deputetja e PD-së Ilda Dhori me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, socialisti u shpreh se ekziston një lloj “hipokrizie teatrale” nga opozita, së cilës qeveria u ka lejuar të ndërtojnë në Divjakë.

Pikërisht me këtë akuzë ndaj qeverisë, pa përmendur emra, Braçe thekson se argumentin “S’ka përleshje për lekë midis pushtetit” e lidh me faktin se është tërësisht i pastër, ndryshe nga ata që kanë resorte e 110 hektarë tokë.  

“Taksat nuk mblidhen me kupon. Divjaka nuk ka mjellma. Është liqen tjetër ai që shquhet për mjellma. E kam shumë të vështirë por më duhet ta formuloj këtë pyetje. Pse gënjeni? Shqetësimi që ka lindur në Divjakë nuk lidhjen me VKM të firmosur nga Erion Braçe.

Lidhet me këtë autorizim të lëshuar nën presion nga ARRSH që autorizon kryerjen e punimeve në aksion rrugor Divjakë-Plazhi Divjakë si një financim që lejon shoqërinë të kryejë këto punime. Problemi është ky autorizim që sjell në vëmendje një tjetër vendim të Këshillit të Ministrave që përcakton inventarin e rrugëve kombëtare në të cilin përcaktohen si akse kombëtare rrugore, rrugën Kthesa e Çermës-Divjakë, dhe Divjakë-Plazhi i Divjakës

Sjell një vendim të VKM 12.30.2021 që përcakton inventarin e akseve rrugore. Në të dyja nenet e VKM nuk kërkohet dhe detyrohet vendosja e një trau në rrugë kombëtare apo park kombëtar.

Ky vendim duhet të kishte dalë që në Maj të vitit 2020, por nuk ka dalë se unë e kam nxjerrë të paktën 6 herë nga Këshilli i Ministrave.

Në aktin e parë përjashtoheshin banorët e zonës dhe tarifat ishin dyfish më të lira. Por e lamë të lirë vendndodhjen e traut. Nuk thuhet askund që duhet në rrugë, sepse bie ndesh me Kodin Rrugor.

Dëgjova deputeten dhe dua t’i them që në Divjakë nuk ka përleshje për lekë midis pushtetit. Paratë që merren nga parku janë para për të hipur në kullë dhe për të parkuar makinën në brezin e rërës sepse Bashkia kryen pastrimin. Nuk ka përleshje se ky deputeti që shihni ju këtu, nuk ka pallat brenda në park.

Nuk jam unë ai që ka pallat të dytë në park, është tjetërkush. Po të doni e vazhdoj muhabetin. Nuk jam unë deputeti që kam resort në park. Tjetra, nuk kam asnjë kushëri që ka të njëjtën sipërfaqe që është në krah të resortit. Nuk kam as fis as fare që tek kem 110 hektarë në kularë. Boll bëtë sikur ziheni me këtë qeveri se prej kësaj qeverie i keni ato 110 hektarë..”- tha Braçe.

Disa banorë të Divjakës më mbështetjen edhe të përfaqësuesve të Rithemelimit të PD-së, kanë protestuar më 17 nëntor kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë. Në krye të protestës, ishte kreu i PD-së Lushnjë Eduart Sharka dhe deputetja e zonës, Ilda Dhori.

Ministria e Turizmit sqaroi aso kohe se bileta do të kushtojë 50 lekë dhe do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës. Sipas ministrisë Mjedisit vendosja e traut do të ofrojë aksesin e kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave që do të ndihmojnë në menaxhimin efektiv e të qëndrueshëm.

Sipas informacioneve trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike, ndërsa kjo është hera e dytë që kudnërshtohet vendosja e tij. Pak ditë më parë ministrja e Turizmit, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve në Korçë u shpreh se aty do të vendoset një biletari, e cila sipas saj vendoset në çdo zonë të parqeve kombëtare. 

Për Report Tv deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i revoltuar nga situata tha se është një projekt totalisht i paligjshëm dhe i paarsyshëm. Sipas tij pengohet e drejta e të gjithëve për të aksesuar bregdetin e Divjakës. Braçe shtoi po ashtu se zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë telefonuar zyrtarë të Divjakës dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë ndërkohë që ata kanë qenë në të drejtën e tyre që kërkonin që të kishte leje ndërtim.

Ora 18:13
Trau me pagesë në Parkun e Divjakës, Kumbaro-Dhorit: Të lash monedhat këtu, ik vizitoje ndonjëherë! Deputetja demokrate: S’po flasim për xhepat e tu

 

Me debat ka vijuar interpelanca mes deputetes së PD-së, Ilda Dhori dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Me ironi, Kumbaro iu drejtua deputetes me disa monedha të cilat ja la në foltore për të nënkuptuar, tarifën e papërfillshme për Divjakën.

“Ti lash monedhat këtu, i keni gati ta vizitoni ndonjëherë se e di që s’keni qene.”- tha Kumbaro.

Ndërkohë, deputetja e PD-së, u shpreh se qeveria flet me dy standarde. Sipas saj, për qeverinë është shifër e papërfillshme për qytetarët e Divajkës por kur vjen puna për bonusin e pensioneve përdoret propaganda për të nënkuptuar se po investohet shumë.

“Besoj se e keni kuptuar sesa e turpshme është për një ministre të tallet me qytetarët këtu që ka lënë monedha. Ktheja ministres, se ndërkohe që bëjnë propagandë për pensionistët, thonë 50 lekë është shumë pak. Se vë në dyshim që është shumë pak, por për atë pensionistin që pret të vizitojë ajrin e Divjakës na qenka shumë. Është e tmerrshme se ku ka arritur arroganca e politikanë. S’po flasim për xhepat tuaj të majmë, flasim për çështje dinjiteti, s’ka pse ka një taksë për oksigjenin. Recituat shumë mirë dhe tregoni nivelin tuaj të informimit. S’flitet për qindarkat zonjë. Ministrja recitoi një gafë të faqes zyrtare me të cilën kam qeshur dhe jam shokuar nga injoranca e ministres dhe ministrisë. Qytetarët lanë arat e tyre për të mbrojtur pronën publike se u dukej me prioritare. Ministria bën një deklaratë epike, qesharake të cilën ministrja e citoi dhe sot.”- tha Dhori.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?