Trau me pagesë në Parkun e Divjakës, Kumbaro-Dhorit: Të lash monedhat këtu, ik vizitoje ndonjëherë! Deputetja demokrate: S’po flasim për xhepat e tu

5 Dhjetor 2022, 18:13| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 18:54

  • Share

 

Me debat ka vijuar interpelanca mes deputetes së PD-së, Ilda Dhori dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Me ironi, Kumbaro iu drejtua deputetes me disa monedha të cilat ja la në foltore për të nënkuptuar, tarifën e papërfillshme për Divjakën.

“Ti lash monedhat këtu, i keni gati ta vizitoni ndonjëherë se e di që s’keni qene.”- tha Kumbaro.

Ndërkohë, deputetja e PD-së, u shpreh se qeveria flet me dy standarde. Sipas saj, për qeverinë është shifër e papërfillshme për qytetarët e Divajkës por kur vjen puna për bonusin e pensioneve përdoret propaganda për të nënkuptuar se po investohet shumë.

“Besoj se e keni kuptuar sesa e turpshme është për një ministre të tallet me qytetarët këtu që ka lënë monedha. Ktheja ministres, se ndërkohe që bëjnë propagandë për pensionistët, thonë 50 lekë është shumë pak. Se vë në dyshim që është shumë pak, por për atë pensionistin që pret të vizitojë ajrin e Divjakës na qenka shumë. Është e tmerrshme se ku ka arritur arroganca e politikanë. S’po flasim për xhepat tuaj të majmë, flasim për çështje dinjiteti, s’ka pse ka një taksë për oksigjenin. Recituat shumë mirë dhe tregoni nivelin tuaj të informimit. S’flitet për qindarkat zonjë. Ministrja recitoi një gafë të faqes zyrtare me të cilën kam qeshur dhe jam shokuar nga injoranca e ministres dhe ministrisë. Qytetarët lanë arat e tyre për të mbrojtur pronën publike se u dukej me prioritare. Ministria bën një deklaratë epike, qesharake të cilën ministrja e citoi dhe sot.”- tha Dhori.


Lajmi kryesor:

Trau me pagesë në Karavasta/ Dhori: Po nënshtroni qytetarët! Kumbaro: Interpelancë ‘urgjente’ për 50 lekë! S'bëhet Divjaka me frymën e shenjtë


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?