Politikë

Kuvend/ Debatet për Bankën e Zhvilimit, Isuf Çela: Aferë që rëndon në kurrizin e shqiptarëve, i shërben klientëve të qeverisë, dhuratë e kryeministrit për ta

17 Mars, 11:42| Përditesimi: 17 Mars, 12:28

  • Share

 

Deputeti i qarkut Kukës, Isuf Çela, u shpreh se projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit i shërben vetëm oligarkëve dhe shërbëtorëve të qeverisë, teksa renditi problematikat social-ekonomike në qark.

Ai e cilësoi si një aferë me pazare të qeverisjes socialiste, duke kujtuar se në Kukës edhe shkollat janë përgjysmuar nga nxënësit.

"Aferë në lëmin e shumë pazareve që në këto mandate të qeverisë tuaj rëndojnë në kurrizin e shqiptarëve. Po ngrihet një bankë me taksat e shqiptarëve, kjo bankë do i shërbejë klientëve dhe investitorëve strategjikë anonimë. Dhuratë e kryeministrit ndaj shërbëtorëve të pushtetit të tij sepse pas 11 majit nuk do jetë më kryeministër i shqiptarëve.

Shqiptarët janë në skamje, shumë kanë marrë rrugët e botës dhe europës në kërkim të shpresës dhe veriu i vendit është tabloja e dhimbjes. Qarku Kukës është më i varfri dhe i lënë pas dore. Numri i nxënësve dhe shkollave është tkurrur, nga 18 mijë nxënës ka rënë gati në gjysmën e saj për shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze. Kukësi ka numrin më të madh të pensionistëve, me braktisje dhe mjerim. Ua hoqët shërbimet dhe ua çuat në Shkodër. Varfëria është rritur. Më 11 maj do ju largojmë nga pushteti me aleancën madhështore, do ju largojmë nga pushteti", tha deputeti demokrat në Kuvend.


Lajmi kryesor:

Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?