Politikë

Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

17 Mars, 07:05| Përditesimi: 17 Mars, 17:50

  • Share

TIRANË- Kuvendi u boshatis në seancën e fundit plenare, para se më 11 maj të zgjidhen deputetët e rinj. Deputetët aktualë, disa të sigurt se do të vijojnë një tjetër katër vjeçar, e të tjerë të zhgënjyer se edhe për pak kohë do të gëzojnë karrigen, e lanë të boshatisur sallën e seancave plenare. 

Të paktët që ishin prezentë, shfrytëzuan foltoren e kuvendit që të jepnin mesazhet e fundit për betejën e 11 majit.

Asllan Dogjani: Rama kërkon të na zëvendësojë me afrikanë. Ne kemi një program për rininë'.

Taulant Balla: Marrëdhënia juaj me rininë e patë vetë në listat e kandidatëve, t’i zëvendësosh ato me Jenisherin e Gjuzin, do e merni përgjigjen.

Erisa Xhixho: Lista e PS 30% është për SPAK

Në seancën e fundit në prag të fushatës, radha për debat i erdhi edhe Kukësit. Të parët e listave të PD e PS u përplasën me njëri-tjetrin.

Flamur Hoxha: 'Shqiptarët na njohin shumë mirë, e njohin Flamur Hoxhën që asnjëherë nuk ka përfituar nga qeverisjet, e njohin shumë mirë se sa herë ka qenë kontribuues, fakti që zoti Shalsi u mor me mua e ka përcaktuar rezultatin e Kukësit në 11 maj, nuk foli asgjë për çfarë meritojnë hasianët, tropojanët nga keqqevëerisja', tha Flamur Hoxha.

Eduard Shalsi: Në këto dy muaj sa herë kam qenë unë në Has dhe Tropojë ti s’ke qenë në 4 vite që mban mandatin e depteti të Kukësit', tha Eduart Shalsi. 

Një fjalë para deputetëve, e rezervoi edhe krye-parlamentarja Elisa Spiropali, e cila për bashkëpunimin mes opozitës dhe maxhorancës gjatë kësaj legjislature, zgjodhi ta shohë gotën gjysmë-plot.

'Është fakt se megjithëse në këtë sallë nuk shquhemi për mirëkuptim të ndërsjellët, kemi gjetur bashkëpunim për Shqipërinë europiane', tha ajo. 

Salla u mbush nga deputetët vetëm kur do të votoheshin projekt-ligjet e rendit të ditës, më i rëndësishmi ai i krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar që do t’i shërbejë nxitjes së zhvillimit ekonomik duke mbështetur me fonde të sektorëve të nën-financuar. Ky i fundit u votua me 70 vota pro, 1 abstenim dhe vota 16 kundër.

Opozita dhe maxhoranca bashkuan votat për të zgjedhur Këshillin e ri Drejtues të RTSH me 10 anëtarë dhe kreun e saj Fatjon Hoxhallin që zëvendëson në këtë detyrë Leka Bungon.

Parlamenti nuk do të mblidhet më deri në zgjedhje, veç rasteve të emergjencave kombëtare, për t’u rikthyer më pas vetëm më 20 maj me trupën aktuale ligjvënëse të cilët në shtator do të duhet t’u lënë vendin deputetëve të dalë nga vota e 11 majit.

Ora 16:02
Projektligjet/ Kuvendi voton me 71 vota pro 'Ligji për Rininë', miratohet zgjedhja e anëtarëve të bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

1742225183_KUVEND.JPG

Kuvendi në seancën e fundit para zgjedhjeve të 11 majit, ka miratuar projektligjet në rendin e ditës. Është votuar me 74 vota pro për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Po ashtu, është miratuar me 71 vota pro 1 abstenim dhe 17 vota kundër, ligji për rininë. 

-Projektligji "Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit"- 70 vota pro, 1 abstenim 16 kundër. Miratohet
-Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 75/2019, "Për rininë"- 71 vota pro 1 abstenim dhe 17 vota kundër. Miratohet
-Projektvendimi "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 127/2018 "Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave (INSTAT)". miratohet
-Projektvendimi "Për miratimin e Planit Vjetor 2024 për Zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026". vota pro, abstenim kundër, miratohet
-Projektvendimi "Për zgjedhjen e zonjës Laureta Roshi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri". Miratohet
-Projektvendimi "Për zgjedhjen e zonjës Etleva Smaçi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri". Miratohet
-Projektvendimi "Për zgjedhjen e zotit Mentor Beqa anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit në Shqipëri". Miratohet
-Projektvendimi "Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri nga kandidaturat e Akademisë së Shkencave. Miratohet
-Projektvendimi "Për zgjedhjen e zonjës Alma Mirakaj anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Miratohet
-Projektvendimi "Për zgjedhjen e zotit Simon Mirakaj anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Miratohet
-Projektvendimi "Për zgjedhjen e zotit Niuton Mulleti anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit në Shqipëri. vota pro, abstenim kundër. Miratohet
Ora 14:58
Spiropali bën bilancin e Kuvendit: Vota e diasporës dhe njohja e pensioneve arritje kryesore, thellojmë integritetin e institucioneve të drejtësisë

Në seancën e fundit plenare para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi një bilanc të punës së legjislaturës së fundit. Ajo theksoi disa arritje kyçe, përfshirë reformën zgjedhore që mundësoi votën e diasporës dhe marrëveshjet për njohjen e ndërsjellët të pensioneve me vende të huaja.

Spiropali njoftoi se 16 marrëveshje për pensionet tashmë përfshijnë 800 mijë shqiptarë, ndërsa ajo me Italinë do të hyjë menjëherë në fuqi. Ajo shtoi se synimi është zgjerimi i këtyre marrëveshjeve edhe me vende të tjera, përfshirë Greqinë, me të cilën shpreson të finalizojë negociatat në legjislaturën e ardhshme.

Duke komentuar punën parlamentare, Spiropali vuri në dukje ngritjen e katër komisioneve hetimore dhe 54 komisioneve të posaçme, duke e cilësuar këtë si një hap drejt forcimit të kontrollit parlamentar. 

Megjithatë, ajo kritikoi përpjekjet për të zëvendësuar debatin parlamentar me gjuhën e dhunës, duke theksuar se këto tentativa kanë dëmtuar përpjekjet për konsensus.

'Është fakt se në këtë sallë nuk shquhemi për mirëkuptim të ndërsjellt, kemi gjetur bashkëpunim për Shqipërinë europiane. Jam e bindur se Kuvendit të ri ne duket që ti dorëzojmë një shqipëri për t'u pranuar në familjen europiane', tha ajo. 

Legjislatura e 10 ishte një legjislaturë reformash mbi të gjitha e asaj në drejtësi. Gjatë kësaj legjilsature pothuasje ka përfunduar procesi i vetingut, i cili ka nxjerr nga sistemi i drejtësisë rreth gjysmën e trupës së gjyqtarve dhe prokurorëve.

'Ne duket që të vijojmë dhe të thellojmë rritjen e vazhdueshme të integritetit të institucioeneve të drejtësisë, dhenin e drejtësisë së shpejtë dhe respektimin e procesve të drejta ligjore garantimin e të drejatve dhe të lirive themelore të njeriut. Asksuh mbi ligjin, por edhe askush nën ligjin, duhet që të jetë standard i ganatuar nga drejtësia tek e cila kemi investuar shpresë dhe besim', tha ai. 

Ora 14:36
Balla: Gjatë mandatit të ardhshëm transport falas për nxënësit, të gjitha shkollat do pajisen me laboratorë inteligjentë

 

Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se në mandatin e ardhshëm transporti për nxënësit e shkollave do të jetë falas.

Balla theksoi se të gjitha shkollat do të pajisen me laboratorë inteligjentë.

‘Ne do të kompletojmë të gjithë shkollat me laboratorë inteligjentë dhe zotimi ynë është që të mos ketë asnjë nxënës që të mos ketë akses në laboratorë inteligjentë. Brenda mandatit të ri do të kemi programin kombëtar të ushqimit në shkolla i dedikuar edhe për ata që janë pas shkollë, nxënësi do bëjë mësimin në shkollë dhe më pas do të hajë edhe drekën në shkollë. Do të instalojmë në shkolla kamera inteligjente në kuadër të projektit ‘Smart City’ dhe deri në fund të mandatit të ardhshëm do të kemi shoqërinë publike të transportit shkollor që do të transportojë nxënësit falas nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi. Deri në 2030 nxënësit e arsimit profesional do të qëndrojnë në konvikte me standarde europiane', tha ai.

Balla theksoi se qeveria socialiste do të zgjerojë programin "Mësues për Diasporën", duke e shtrirë kudo ku ka shqiptarë dhe duke ofruar edhe një aplikacion në celular për mësimin e gjuhës amtare.

‘Mësues për diasporën’, e kemi fillluar me Greqinë, ku mësuesit e parë janë përzgjedhur dhe kanë marr licensën dhe do të shërbejnë për mësimdhënien e shqipes për të gjithë fëmijët shqiptar që jetojnë në Greqi dhe do ta shtrijmë kudo që ata jetojnë. Këto janë fakte, shifrat tuaja nuk kanë asgjë me realitetin dhe prandaj në 11 maj qytetarët e dinë se është një mandat historik dhe ata do të votojnë PS’, tha ai.

Ora 12:30
Ligji për rininë, Muzhaqi: Synon t’i ndihmojë të integrohen në tregun e punës, praktikë 3 mujore në administratën publike

 

Në senacën e sotme plenare në Kuvend është duke u diskutuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Rininë”.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore në komisionet parlamentare tha se ky hap ligjor synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me rregulloret evropiane, duke krijuar një kornizë më të qartë për politikat rinore dhe duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin profesional të të rinjve.

Një nga risitë kryesore të projektligjit është në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, i cili do të ofrojë të rinjtë që kryejnë praktikën në administratën publike.

Ajo theksoi se programi synon të ndihmojë të rinjtë të integrohen më lehtë në tregun e punës, pavarësisht nëse ata zgjedhin të vazhdojnë karrierën në sektorin publik apo privat.

‘Ndodh që të rinjtë sapo dalin nga shkolla duan që të punohen dhe punëdhënësi i kërkon eksperiencë pune. Fokusi është t’i jap eksperiencë pune këtyre të rinjve. Kriteret janë nga mosha 21 deri 26 vjec dhe që kanë mbaruar një bachelor, nuk është kriteri i notave, ne i japim të rinjve që kan mbaruar baxhelorin mundësinë që të bëjnë një praktikë 3 mujore në administratën publike. Kush arrin që të ketë rezultate të mira mund të punësohet si pjesë e administratës publike’, tha ajo.

Ora 12:10
Kuvendi/ Leskaj kundër Bankës së Zhvillimit: Kemi 3 eksperienca të këqija të mëparshme, ka rrezik ekonomik që do i rëndojë buxhetit dhe shqiptarëve

 

Deputeti Demokrat Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH-së, u shpreh kundër mënyrës se si po ngrihej Banka Shqiptare e Zhvillimit si shoqëri aksionere me 51% të aksioneve të shtetit, pasi sipas tij paraqet rreziqe ekonomike për të ardhmen, sikurse ka ndodhur me 3 eksperienca të mëparshme dhe do i rëndojë buxhetit të shtetit apo taksapaguesve shqiptare.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme, në një sallë pothuajse të boshatisur, deputeti demokrat i qarkut Vlorë renditi edhe arsyet përse kjo bankë krijonte problematika.

"Evidentohen një sërë problemesh për stabilitetin e tregut bankar. Mungesa e mekanizmit për kontrollin e këtij projekti. Projekte të paqëndrueshme ekonomikisht, që nuk sjellin rezultate në këto fusha. Mund të krijojë një borxh të akumuluar që mund të ishte një taksë te shqiptarët për ta paguar. Nga përvoja rezulton se janë oligarkët ata që përfitojnë me bizneset e tjera. Tjera është krijimi i një krize ekonomike si pasojë e kësaj.

Ka dhe rrezik të lartë ë klientelizmit. Kemi një praktikë dhe kujtim të keq në këtë sektor bankar, 3 banka të para shtetërore falimentuan apo u privatizuan. Të tre shembujt i kemi negativ në këtë drejtim. Kjo rrezikon edhe buxhetin e shtetit njëkohësisht dhe do rëndojë tek xhepat e shqiptarëve".

Ora 11:58
‘U zgjove vonë Flamur’, Shalsi shigjeton deputetin demokrat: S’ke bërë asgjë për Kukësin, Tropojën e Hasin! Hoxha: S'do jem në Kuvend nëse nuk fitoj në zgjedhje

 

Deputeti i PS Eduard Shalsi ka sulmuar ashpër opozitën dhe kryesisht deputetin demokrat Flamur Hoxha. Në fjalën e tij, në seancën plenare të kësaj të hëne, Shalsi kritikoi deputetin e Qarkut Kukës se nuk ka bërë asgjë për Kukësin, Tropojën dhe Hasin.

Shalsi tha se sa herë ka qenë në ato zona në një muaj, Hoxha nuk ka qenë në 4 vjet.

‘Flamurin unë se kam dëgjuar që të fls në këtë foltore, çfarë kë bërë 4 vite në parlament, në komisone, u zgjove vonë. Paske pritur ditën e zgjedhjeve që të fillosh që të flasësh në parlament. Do të kemi mundësi që të ballafaqohemi në Kukës se ca ke bërë ti dhe se ka kam bërë unë. Kuksianët që kam njohur i njoh për burra dhe lëri ata që të gjykojnë. Të duash Kukësin nuk do të thotë të jesh nga kukësi, të duash kukësin do të thotë të mos presësh ditën e fundit të të flasësh në foltore.

Mirë është ti tregosh kuksianëve se çfarë ka ndodhur me primaret, shpjegoi kuksianëve pse ishe me Saliun dhe u turre më pas pas Lulit, apo të genjeu Luli dhe shkove prap tek Saliu. Tregoi kuksianëve se çfarë ke bërë ti për Kukësin për Tropojën apo për Hasin dhe tregojë kuksianëve se sa herë kam shkuar unë në Has. Në këto dy muaj sa herë kam qenë unë në Has dhe Tropojë ti s’ke qenë në 4 vite që mban mandatin e depteti të Kukësit. Bëtë primare dhe pastaj larguat nga gara më të votuarit’, tha ai.

Në replikë, Hoxha tha se ai ka qenë kontribues në poltikë për disa vite. Ai tha se deputeti Shalsi sulmoi opozitën dhe nuk foli për qytetarët që janë vjedhur nga kjo qeveri.

‘Shqiptarët na njohin shumë mirë, e njohin Flamur Hoxhën që asnjëherë nuk ka përfituar nga qeverisjet, e njohin shumë mirë se sa herë ka qenë kontribuues, fakti që zoti Shalsi u mor me mua e ka përcaktuar rezultatin e Kukësit në 11 maj, nuk foli asgjë për çfarë meritojnë hasianët, tropojanët nga keqqevëerisja, për problemet që u ngritën, u mor me partinë, me mua dhe opozitën, unë sapo e thashë në këto 4 vite, duke u marr me opozitën se qenkja e keqja Shalsi Harroi të ballafaqohet me kuksianët pse janë të varfër, pse nuk ka rrugë, pse nuk ka energji, pse në 4 vite nuk e ka takuar shoqatën e tokave të përmbytura, qoftë Shalsi apo para tij. Flamur Hoxha nuk është deputet në këtë Parlament nëse s’fiton në Kukës, o unë o ti të jemi Parlament nëse Kukësin e fitojmë ne apo ju’, tha ai.

Ora 11:42
Kuvend/ Debatet për Bankën e Zhvilimit, Isuf Çela: Aferë që rëndon në kurrizin e shqiptarëve, i shërben klientëve të qeverisë, dhuratë e kryeministrit për ta

 

Deputeti i qarkut Kukës, Isuf Çela, u shpreh se projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit i shërben vetëm oligarkëve dhe shërbëtorëve të qeverisë, teksa renditi problematikat social-ekonomike në qark.

Ai e cilësoi si një aferë me pazare të qeverisjes socialiste, duke kujtuar se në Kukës edhe shkollat janë përgjysmuar nga nxënësit.

"Aferë në lëmin e shumë pazareve që në këto mandate të qeverisë tuaj rëndojnë në kurrizin e shqiptarëve. Po ngrihet një bankë me taksat e shqiptarëve, kjo bankë do i shërbejë klientëve dhe investitorëve strategjikë anonimë. Dhuratë e kryeministrit ndaj shërbëtorëve të pushtetit të tij sepse pas 11 majit nuk do jetë më kryeministër i shqiptarëve.

Shqiptarët janë në skamje, shumë kanë marrë rrugët e botës dhe europës në kërkim të shpresës dhe veriu i vendit është tabloja e dhimbjes. Qarku Kukës është më i varfri dhe i lënë pas dore. Numri i nxënësve dhe shkollave është tkurrur, nga 18 mijë nxënës ka rënë gati në gjysmën e saj për shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze. Kukësi ka numrin më të madh të pensionistëve, me braktisje dhe mjerim. Ua hoqët shërbimet dhe ua çuat në Shkodër. Varfëria është rritur. Më 11 maj do ju largojmë nga pushteti me aleancën madhështore, do ju largojmë nga pushteti", tha deputeti demokrat në Kuvend.

Ora 11:22
FOTOLAJM/ Opozita braktis Kuvendin, në SPAK për mbështetjen e Berishës

Në sallën e Kuvendit po zhvillohet seanca e fundit parlamentare para zgjedhjeve të 11 majit. Ajo që bie në sy është ana e djathtë e sallës, aty ku qëndrojnë të ulur deputetet e opozitës, e cila është bosh.

Disa prej deputetëve të opozitës u panë të shoqëronin Sali Berishën në SPAK, teksa ky i fundit zbatoi masën detyrim paraqitje. Mes tyre spikatën Flamur Noka dhe Belind Këlliçi, të dy edhe vetë kanë dosje të hapura në SPAK. 

Pra halli i tyre, është fati i Berishës në përballjen me drejtësinë, jo shqetësimet e qytetarëve që i votojnë!

Ora 11:04
Projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit/ Ibrahimaj në Kuvend: Qëllimi i këtij institucioni, nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit

 

 

Në seancën e sotme në Kuvend po diskutohet edhe për projektligjin për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se qëllimi kryesor i bankës do të jetë nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit.  

Sipas ministres, në fokus të këtij institucioni financiar do të jenë sektorët e nënfinancuar. 

“Krijimi i një institucioni të tillë mund të ndihmojë në përthithjen dhe shpërndarjen efektive të fondeve të BE, duke siguruar që investimet të drejtohen në projekte me rritje afatgjatë. Sot jemi përpara një momenti historik në anëtarësimin në BE dhe do të ketë fonde në dispozicion dhe duhet të ketë institucione që të kenë aftësinë që t’i përthithin këto fonde.

Qëllimi kryesor i kësaj banke është të nxisë zhvillimi ekonomik të vendit përmes lehtësimit të qasjes në financë të sektorëve të nën financuar duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës, eksportet dhe projektet strategjike për ekonominë. Struktura kapitale është projektuar për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë. Shteti do të zotërojë minimalisht 51 për qind të aksioneve duke ruajtur kontrollin publik ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare dhe vendase mund të kontribuojnë në kapital. Banka do të sigurojë financime përmes financimeve përmes bashkëpunimeve si Banka Evropiane e Zhvillimit apo vendeve anëtare.”, tha Ibrahimaj. 
 

Ora 10:45
Rrëzohet kërkesa e PD për të futur në rend dite zgjedhjen e avokatit të popullit, Peleshi: S'është zhvilluar dialog! PL: T'i jepet fund këtij turpi 3- vjeçar

Në senacën e sotme në Kuvend, u kërkua nga Gazment Bardhi që të futet në rend të ditës zgjedhja e avokatit të popullit, por kjo nuk u miratua.

Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi gjatë fjalës së tij shpjegoi se PS nuk pranoi që të votoj pro, pasi nuk është zhvilluar procesi i dialogut mes PS-PD.

‘Ne kemi kërkuar që të ndërtojmë një poroces sipas traditës paralamentare. Janë disa propozime me firmat e opozitës dhe duhet një proces që të diskutohet dhe arrihet në një konsesus. Ne nuk kemi bërë propozimet tona, por duam që të diskutojmë propozimet e opozitës, nuk kemi asnjë reagim nga grupi I PD dhe opozita dhe që sot mund të nis procesi dhe ta votojmë në seancën e radhës pas zgejdhjeve’, tha ai.

Nga ana tjetër deputeti i PL Petrit Vasili, u shpreh se ky proces ka hyrë në një ngërç, pasi u bënë 3 vite që nuk bihet në konsesnus për të zgjedhur avokatin e popullit.

‘Procesi po hynë në ngerc sepse kjo risi u konsolidua atëherë dhe u votua automatikisht kandidatura e vetme që u propozua nga PS, s’ka nevojë për ndonjë proces formal parlamnetar, opozita është e foksuar në një kandidaturë të vetme ca procesi do të hap. Ps pruri kandidturën që donte dhe u votua, këtu mund të thuhet se s’ka vullnet, jemi në një situatë të turpshme sepse për 3 vite resht ne nuk zgjedhin dot një avokat populli mazhoranca duhet që të votonte dhe ti jepte fund këtij turpi 3 vjeçar’, tha Vasili. 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 17/03/2025 14:46

    Cfar duhet te zgjedh Kuvendi,Deputetin e popullit apo deputetin e partise?Pushtete te "ndara" te zgjedhura nga kryetari partise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?