Politikë

Balla: Gjatë mandatit të ardhshëm transport falas për nxënësit, të gjitha shkollat do pajisen me laboratorë inteligjentë

17 Mars, 14:36| Përditesimi: 17 Mars, 15:12

  • Share

 

Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se në mandatin e ardhshëm transporti për nxënësit e shkollave do të jetë falas.

Balla theksoi se të gjitha shkollat do të pajisen me laboratorë inteligjentë.

‘Ne do të kompletojmë të gjithë shkollat me laboratorë inteligjentë dhe zotimi ynë është që të mos ketë asnjë nxënës që të mos ketë akses në laboratorë inteligjentë. Brenda mandatit të ri do të kemi programin kombëtar të ushqimit në shkolla i dedikuar edhe për ata që janë pas shkollë, nxënësi do bëjë mësimin në shkollë dhe më pas do të hajë edhe drekën në shkollë. Do të instalojmë në shkolla kamera inteligjente në kuadër të projektit ‘Smart City’ dhe deri në fund të mandatit të ardhshëm do të kemi shoqërinë publike të transportit shkollor që do të transportojë nxënësit falas nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi. Deri në 2030 nxënësit e arsimit profesional do të qëndrojnë në konvikte me standarde europiane', tha ai.

Balla theksoi se qeveria socialiste do të zgjerojë programin "Mësues për Diasporën", duke e shtrirë kudo ku ka shqiptarë dhe duke ofruar edhe një aplikacion në celular për mësimin e gjuhës amtare.

‘Mësues për diasporën’, e kemi fillluar me Greqinë, ku mësuesit e parë janë përzgjedhur dhe kanë marr licensën dhe do të shërbejnë për mësimdhënien e shqipes për të gjithë fëmijët shqiptar që jetojnë në Greqi dhe do ta shtrijmë kudo që ata jetojnë. Këto janë fakte, shifrat tuaja nuk kanë asgjë me realitetin dhe prandaj në 11 maj qytetarët e dinë se është një mandat historik dhe ata do të votojnë PS’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?