Elda Hoti regjistron Berishën për 23 minuta në këmbë, me telefon në dorë

Politikë

Kuvendi/ Berisha 'torturon' deputeten e PD, 23 minuta në këmbë dhe me telefon në dorë që të regjistronte fjalimin! Balla i 'thumbon', Hoti: O Taulant, je i shkretë!

17 Shkurt, 20:52| Përditesimi: 17 Shkurt, 22:09

  • Share

Elda Hoti regjistron Berishën për 23 minuta

Parlamentit ditën e sotme përveç debateve nuk i munguan edhe replikat ironike dhe ngacmimet në distancë mes deputetëve.

Një episod ishte ai i fjalimit të Sali Berishës pas bllokimit të foltores së Kuvendit dhe prerjes së fjalës nga kryeparlamentarja, teksa ai zgjodhi rrjetin social Facebook për të vijuar.

Kolegët e mazhorancës e ndiqnin dhe bënin batuta, teksa ai lëshonte akuza dhe mbajti një fjalë për 23 minuta.

Ajo që ra në sy ishte ‘tortura’ që i bëri deputetes Elda Hoti, të cilës iu desh që në mënyrë statike, në këmbë, të mbante telefonin në dorë gjatë regjistrimit.

Ky moment që shihet edhe në foto, duket se tregon edhe mënyrën se si Berisha i trajton deputetët e PD-së apo në përdorimin që u bën. 

Kjo situatë ka bërë që ministri Taulant Balla të ndërhyjë dhe të marrë në mbrojtje deputeten e PD disa herë, por mori reagime jo miqësore prej tyre.

“Boll se u lodhe, ulu! U lodh edhe ai”, i këshilloi ministri socialist.

Madje Balla i ka kërkuar Berishës që ta mbajë vetë telefonin.

“O Taulant, nuk lodhena ne. O Taulant, i shkretë je vetë, nuk lodhemi ne. Je i shkretë, mos na e qaj hallin ne!”, iu përgjigj Hoti teksa vijonte të mbante telefonin për të regjistruar Berishën.

Madje aq e sikletshme u bë situata, sa në një moment deputetes iu desh të mbështeste dorën ku mbante telefonin, te dora tjetër që të mos i lëvizte gjatë regjistrimit pas kohës së gjatë.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS e PD dakordësi, miratohen me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, futen në fuqi menjëherë! 1.5 mln euro fond partive për 11 majin (FOTOT)


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?