Politikë

Berisha: S’do t’i njohim zgjedhjet, por do jemi në Kuvend! PD-ASHM në 3 grupe parlamentare, u jep deputetë ‘hua’ aleatëve

25 Gusht, 16:07| Përditesimi: 25 Gusht, 16:29

  • Share

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë opsionin e bojkotit.

Ndryshe nga sa disa zëra në radhët e demokratëve kërkojnë, duke u shprehur se PD nuk duhet të njohë as mandatet e deputetëve, Berisha thotë se beteja kundër farsës elektorale siç quan ai 11 majin, do të zhvillohet edhe në parlament.

“PD do ta bëjë këtë betejë kudo, kudo…kudo! Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë”, tha Berisha.

Por, më shumë se si do të bëhet kjo betejë, në selinë blu në këtë fund gushti po diskutohet ndarja e 50 mandateve të vetme që arriti të siguronte në zgjedhje PD dhe aleatët e saj në koalicion.

Ata do të ndahen në 3 grupe parlamentare, praktikë kjo që opozita e ka ndjekur edhe në të shkuarën, për të fituar më shumë kohë në parlament dhe më shumë favore. Për të formuar një grup parlamentar, duhen 7 mandate e për këtë PD ka menduar të ndihmojë me nga 3 deputetë, PL që ka 4 mandate dhe 4 aleatët e tjerë Mediun, deputetin e PAA, Artan Luku, Mesila Dodën dhe Vangjel Dulen në mënyrë që të krijohen 3 grupet parlamentare opozitare.

Burimet i thanë Report Tv se deputetët që do të jepen borxh për të krijuar grupet parlamentare, do të jenë ata, që në zgjedhje, u regjistruan nën koalicionin e PD-ASHM si përfaqësues të partive të vogla aleate.

Ndërkohë pas disa ditësh, Berisha do të thërrasë në seli grupin e ri parlamentar për mbledhjen e parë të deputetëve të rinj, për të diskutuar aty aksionin në Kuvend dhe ndarjen e posteve parlamentare.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lia: 26/08/2025 10:06

    Po mer plere pse mos te jesh ne kuvend se thjesht po luani me popullin vdeksh ti me faren tende se ja moret shpirtin ketij populli shko te cirku e talluni se ju ka ardhe dita mjere ky milet qe ju beson akoma vetem zoti mund te na shpetoje nga ju fere e keqe te 140 kllouna qe jeni aty te cirku dhe turpi i shqipnise.

    Përgjigju
  • Nurian: 25/08/2025 19:14

    Do kete krise ne kuvendi shqiperise ashtu dhjete si pune kosoves

    Përgjigju
  • Nik: 25/08/2025 17:39

    Ok , sot opozita nuk njehë zgjedhjet , nesër pozita nuk i njehë . Si i bëhet ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?