Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë opsionin e bojkotit.
Ndryshe nga sa disa zëra në radhët e demokratëve kërkojnë, duke u shprehur se PD nuk duhet të njohë as mandatet e deputetëve, Berisha thotë se beteja kundër farsës elektorale siç quan ai 11 majin, do të zhvillohet edhe në parlament.
“PD do ta bëjë këtë betejë kudo, kudo…kudo! Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë”, tha Berisha.
Por, më shumë se si do të bëhet kjo betejë, në selinë blu në këtë fund gushti po diskutohet ndarja e 50 mandateve të vetme që arriti të siguronte në zgjedhje PD dhe aleatët e saj në koalicion.
Ata do të ndahen në 3 grupe parlamentare, praktikë kjo që opozita e ka ndjekur edhe në të shkuarën, për të fituar më shumë kohë në parlament dhe më shumë favore. Për të formuar një grup parlamentar, duhen 7 mandate e për këtë PD ka menduar të ndihmojë me nga 3 deputetë, PL që ka 4 mandate dhe 4 aleatët e tjerë Mediun, deputetin e PAA, Artan Luku, Mesila Dodën dhe Vangjel Dulen në mënyrë që të krijohen 3 grupet parlamentare opozitare.
Burimet i thanë Report Tv se deputetët që do të jepen borxh për të krijuar grupet parlamentare, do të jenë ata, që në zgjedhje, u regjistruan nën koalicionin e PD-ASHM si përfaqësues të partive të vogla aleate.
Ndërkohë pas disa ditësh, Berisha do të thërrasë në seli grupin e ri parlamentar për mbledhjen e parë të deputetëve të rinj, për të diskutuar aty aksionin në Kuvend dhe ndarjen e posteve parlamentare.
Komente

Do kete krise ne kuvendi shqiperise ashtu dhjete si pune kosoves
PërgjigjuOk , sot opozita nuk njehë zgjedhjet , nesër pozita nuk i njehë . Si i bëhet ?
Përgjigju