Kuvendi i Rithemelimit, reagon Bardhi: Akt turpi i Berishës për të përçarë PD-në, i shërben vetëm interesit të tij personal

29 Prill 2022, 18:49| Përditesimi: 29 Prill 2022, 18:54

  • Share

1650377807_1590669602BARDHII.jpg

Akt përçarës për të dëmtuar Partinë Demokratike, e ka cilësuar Gazment Bardhi, Kuvendin që është thirrur nesër nga Sali Berisha. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ndërtimi i strukturave paralele, nga baza në qendër nuk është asgjë tjetër, vetëm një akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.

‘Nesër Sali Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është bashkimi dhe lufta e të gjithëve bashkë me Edi Ramën. Interesi i Sali Berishës është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal.

Në vijim të ndërtimit të një partie personale, nesër sipas tij radhën e ka Këshilli Kombëtar. Qartësisht ajo që po bën Sali Berisha nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD është në detyrë, funksional, i regjistruar në gjykatë dhe me mandat që i përfundon më 17 Korrik 2025.

Ndërtimi i strukturave paralele nga baza në qendër, nuk është asgjë tjetër, vetëm një akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.’- shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Nesër Kuvendi! Berisha ftesë të gjithë deputetëve, s'përjashton mbështetësit e Bashës! Nga ish-ministri i dënuar për korrupsion te Bleona Qerreti, zbardhen emrat e kandidatëve për Këshill Kombëtar


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?