TIRANË- Pavarësisht mesazheve nga ndërkombëtarët se nuk e njohin Rithemelimin si organin drejtues të PD, dhe pëballë grupit të Enkelejd Alibeajt që vijon ta konsiderojë proces përçarës, Sali Berisha ka gjithçka gati për të mbledhur të shtunën në Pallatin e Kongreseve, Kuvendin Kombëtar të PD.
Jo më më 7600 delegatë si në 18 dhjetor. Kuvendi i 30 prillit do të ketë 1100 delegatë të sapozgjedhur nga proceset që Berisha organizoi në bazë edhe për kryetarët e degëve. Me shpresën për të dhënë sinjale bashkimi, Berisha do të ftojë në Kuvend ish-bashkëpunëtorët, Arben Imami e Jozefina Topalli, dhe të larguarit e fundit nga PD, si Rudina Hajdari e Myslym Murrizi. Në Kuvendin e PD-së, Sali Berisha ka ftuar që të marrin pjesë të gjithë deputetët, përfshirë këtu edhe ato që janë konsideruar si besnikë të Lulzim Bashës.
"I nderuar Deputet i Partisë Demokratike. Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur", thuhet në mesazh.
Do të ketë rreth 20 folës që do të përcjellin mesazhet e tyre, mes të cilëve të rikthyerat Hajdari e Topalli, kritiku Fatbardh Kadilli, ish themelues të PD, të rinj ndërsa do të kulmojë me fjalën e ish kryeministrit Berisha. Kuvendi do të jetë zgjedhor e statutor.
Në bazë të ndryshimeve statutore që do të miratohen të shtunën deputetët dhe krerët e degëve do të jetë “ex oficcio” pjesë e Këshillit Kombetar, ndërsa 1100 delegatët do të votojnë për 150 emrat e anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ri Kombëtar. Këtyre të fundit do t’u propozohet 22 maji si datë për zgjedhjen e kreut të ri të PD, që vetë Berisha nuk e ka fshehur në asnjë moment kandidimin. Kuvendit Kombëtar të shtunën do t’i mungojë një pjesë e rëndësishme e partisë, grupi parlamentar, pasi pjesa më e madhe e deputetëve kanë deklaruar se nuk do t’i bashkohen, pavarësisht ftesës së vetë Berishës.
Në pikëpyetje është prezenca e deputetëve si Tomorr Alizoti, Kasëm Mahmutaj, Greta Bardeli, Ina Zhupa, Zef Hila, Ervin Salianji apo Xhelal Mziu që kundërshtuan platformën për bashkim të propozuar nga Enkelejd Alibeaj.
Gazment Bardhi ka reaguar duke e cilësuar si akt përçarës për Partinë Demokratike, Kuvendin e ‘Rithemelimit’, ndërsa thekson se interesi Sali Berishës është lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal.
Ditën e nesërme do të mbahet Kongresi i PD-së i thirrur nga Sali Berisha, teksa Report Tv sjell pamjet nga Pallati i Kongreseve ku përgatitjeve po i vjen fundit.
Akt përçarës për të dëmtuar Partinë Demokratike, e ka cilësuar Gazment Bardhi, Kuvendin që është thirrur nesër nga Sali Berisha. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ndërtimi i strukturave paralele, nga baza në qendër nuk është asgjë tjetër, vetëm një akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.
‘Nesër Sali Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është bashkimi dhe lufta e të gjithëve bashkë me Edi Ramën. Interesi i Sali Berishës është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal.
Në vijim të ndërtimit të një partie personale, nesër sipas tij radhën e ka Këshilli Kombëtar. Qartësisht ajo që po bën Sali Berisha nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD është në detyrë, funksional, i regjistruar në gjykatë dhe me mandat që i përfundon më 17 Korrik 2025.
Ndërtimi i strukturave paralele nga baza në qendër, nuk është asgjë tjetër, vetëm një akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.’- shkruan Bardhi.
Vesel Koçiu
Një ditë para se të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, e do të përzgjidhen anëtarët e ri të Këshillit Kombëtar, kanë ardhur edhe kundërshtimet e para. Ndriçim Mehmetit, drejtues i departamentit të arsimit në PD si edhe Vesel Koçiut, ish-kryetar i Sarandës, duket se nuk i është bërë një ftesë zyrtare, por me një listë që është shpërndarë në media. Megjithatë, përtej kësaj, ato kanë refuzuar, p që të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar.
"Të dashur miq, për arsye personale dhe angazhimeve në fushën akademike, deklaroj se nuk bëhem pjese e garës për Këshillin Kombëtar. Kontributi im opozitar në fushën e arsimit dhe jo vetëm, do të jetë i palëkundur, në dobi të interesit publik", shkruan Mehmeti.
Koçiu thotë se ky Kuvend është i përshpejtuar dhe përjashtues.
"Të nderuar anëtarë të Degës PD Sarandë!Pasi pashë emrin tim në listen e shpallur nga Komisioni i Rithemelimit për garën për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH-së deklaroj: 1) Kuvendi i përshpejtuar i 30 Prillit, është produkt i një proçesi përjashtues, fiktiv dhe përçarës ndermjet demokratëve.2) Qëndrimi im dhe i DPD Sarandë në lidhje me kêtë proçes është publik dhe i pandryshuar.3) Nuk kam qënë pjesë e këtij proçesi,nuk garojë dhe nuk bëhem pjesë e një kuvendi që synon ndarjen dhe jo bashkimin e Partisë Demokratike!4)Bashkimi dhe jo ndarja, duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët", shkruan Koçiu.
Në Kuvendin e PD-së, Sali Berisha ka ftuar që të marrin pjesë të gjithë deputetët, përfshirë këtu edhe ato që janë konsideruar si besnikë të Lulzim Bashës.
"I nderuar Deputet i Partisë Demokratike. Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur", thuhet në mesazhin që Berisha i ka dërguar deputetëve.
Mes emrave vihen re besnikë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku nuk kanë munguar edhe ish-funksionare të lartë në kohën e qeverisjes së PD-së. Mes tyre edhe ish-ministri Spiro Ksera i dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të detyrës. Mes tyre vihet se janë edhe emra të njohur si, këngëtarja e njohur Bleona Qerreti, aktorin e njohur, Bujar Kapexhiu dhe epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, të cilët ishin së fundnmi në tryezën e përbashkët që Berisha bëri për arsimin, moderadorja seksi Fjoralba Dizdari, aktori Julian Deda, këngëtari Renis Gjoka si edhe aktorja Rajmonda Bulku.
- Adriana Kalaja
- Agron Kulicaj
- Akil Kraja
- Albina Deda
- Aldo Bumci
- Aleksandër Biberaj
- Andi Dollapi
- Andon Frokaj
- Anduena Qefalia
- Anisa Kadesha
- Anxhela Malko
- Arben Imami
- Arben Ristani
- Ardian Muka
- Arnold Kariqi
- Aulon kalaja
- Aurel Bylykbashi
- Bardh Spahia
- Bislim Ahmetaj
- Bujar Kapexhiu
- Clirim Gjata
- Dashamir Tahiri
- Dash Aliko
- Edith Harxhi
- Edvin Kulluri
- Elton Bano
- Edlira Bushati
- Eni Kasmi
- Enno Bozdo
- Erald Kapri
- Ervin Minarolli
- Fatbardh Kadilli
- Fatbardha Kadiu
- Fjoralba Dizdari
- Fiqiri Ismaili
- Floriana Garo
- Florion Mima
- Genc Deromema
- Genc Pollo
- Gent strazimiri
- Ilir Alimehmeti
- Ilir Nikolla
- Isa Sakja
- Ivi Kaso
- Jamarbër Malltezi
- Julian Deda
- Kejtis Kruja
- Klevis Balliu
- Laura Vorspi
- Lorenc Luka
- Lisandër Hoxha
- Ledina Mandia
- Lulzim Vrana
- Megi Balliu
- Osman Stafa
- Patrik Sadikaj
- Premtim Kryemadhi
- Rajmonda Bulku
- Rudina Hajdari
- Spiro Ksera
- Suzana Guxholli
- Voltana Ademi
- Bleona Qereti
Sigurisht qe dera eshte e hapur per te gjithe,edhe per te perjashtuarit,mjafton qe ne fund te gjithe te zgjedhin kryetar Berishen.
PërgjigjuShikoni o Shqiptar kush është në ktë kuvënd. Figurat më të flliqur të kombit Shqiptar. Si : Çlirim Gjata djali i kriminelit gjukatësit të Enver Hoxhës, Klevis Pallës djali i ish komonistat spiun Fari Pallës, Laura Vorpsi goca e një njeriu të flliqur si Seit Vorpsi hajdut ordiner, imoral , gënjeshtar, mashtrus , Burgaxhi. Balona Qereti aman aman o Hot, Julian Deda o Hot çfar fëlliqsirash Edit Harxhi pa skrupull, hajdute, servile pra me një fjal jashqitja e kombit Shqiptar imagjinoni ta marin pushtetin kta se çfar i bëjn Shqipris kto wc publike e qelbin e shkombtarizojn Shqiprin. O Zot MBROJE SHQIPRIN NGA ko wc.
Përgjigju