Kreu i FRPD, Besart Xhaferri, i cili është pozicionuar krah Rithemelimit ka reaguar për Kuvendin Kombëtar që mbajti sot Lulzim Basha. Në një reagim në Facebook, Xhaferri shkruan se Kuvendi nuk ka prodhuar asnjë risi, përveçse ka izoluar Lulzim Bashën me politikën dhe me bazën e demokratëve. Sipas tij, ky takim kishte veçse një qëllim, që t’i jepte Bashës ngopjen me pushtet, referuar faktit që kreu i PD mori edhe kompetencën e kreut të grupit.
“Reagim mbi pseudo kuvendin e hartuar nga një individ paranojak! Pseudo kuvendi i sotshëm nuk prodhoi asnjë risi, përveç se izolimit edhe më të madh që Lulzim Basha do të ketë me real politikën dhe bazën e demokratëve! Ishte një takim që ishte hartuar dhe dirigjuar për t'i dhënë në letër një individi ngopjen me pushtet, ku përveç se detyrat e një kryetari partie, kishte merak edhe ato të sekretarit të përgjithshëm dhe kryetarit të grupit parlamentar.
Lulzim Basha nuk është aspak shëmbëlltyra e një të riu të shkolluar në Evropën perëndimore, përkundrazi, ai sot ngjan me diktatorët e Turkmenistanit, Kazakistanit, Kirgizstanit e shume shteteve ne Azinë qendrore! Ndarja e demokratëve me këtë të "ri" në ngjyrën e flokut dhe aspak vizionit është përfundimtare! Me demokratët që mund të kenë qenë në atë sallë nuk ndahemi aspak! Na presin beteja të përbashkëta për të rrezuar Edi Ramën! Të gjithë janë dhe do mbeten pjesë e familjes tonë 33 vjeçare”, shkruan Xhaferri.
Lajmi kryesor:
Basha i mori kompetencat e kreut të grupit, Bardhi: Të mashtrosh veten dhe të tjerët për të disatën herë, e pafalshme! Rithemelimi: Peng i Ramës
SI.E./ReportTv.al