Gentiana Sula do ta drejtojë edhe për një mandat tjetër Autoritetin për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit. Ajo është konfirmuar në këtë pozicion sot nga Kuvendi, i cili e ka miratuar me 105 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.
Në përfundim të seancës që ka nisur në orën 10 të paradites, deputetët socialistë, por edhe deputetë të opozitës, i kanë besuar Sulës drejtimin e këtij institucioni për një tjetër mandate 5-vjeçar. Gjatë këtyre viteve, Gentiana Sula ka qenë nga të paktat drejtuese institucionesh që nuk është përfolur dhe as akuzuar nga opozita.
Ajo përfaqëson Shqipërinë në Rrjetin Evropian të Kujtesës dhe Solidaritetit në statusin e vëzhgueses, për një mandat 5-vjeçar. Ndërkohë, dy kandidatët e tjerë kanë siguruar më pak vota, ku përkatësisht për kandidatin Altin Hoxha kanë votuar 80 deputetë pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa për kandidatin Marçel Hila kanë votuar pro 18 deputetë, 68 kundër dhe asnjë abstenim.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize
K.T./ReportTv.al