Kuvendi miraton pr/ligjet: 5 vjet punë me detyrim për mjekët e rinj! Legalizohet kanabisi mjekësor, hiqen kufizimet e kreut të Akademisë së Shkencave

21 Korrik 2023, 07:24| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 20:42

  • Share

TIRANË- Mes debatesh e një seance e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 3 projektligjet që kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit. Në seancën e cila nisi që prej orës 10:00 të mëngjesit të 20 korrikut e përfundoi rreth orës 04:30 të mëngjesit të 21 korrikut, ku ishin prezentë 95 deputetë u miratua me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë.

Studentët e Mjekësisë do firmosin një marrëveshje që do të punojnë në Shqipëri për 5 vite pas diplomimit. Kjo nismë e qeverisë për frenimin e ikjes së studentëve nga vendi i tyre, solli pakënaqësi tek mjekët e rinj, të cilët akuzuan qeverinë se po i kthen pas në kohën e komunizmit. Në të njëjtën linjë qe edhe opozita, të cilët përsëritën se nisma është antikushtetuese.

Nga ana tjetër, ministret e Arsimit dhe Shëndetësisë, Kushi dhe Manastirliu theksuan disa herë se në të tilla raste, kur ka mungesë të burimeve njerëzore, shteti merr masa, andaj ligji jo vetëm që nuk është antikushtetues por është i nevojshëm. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nënvizoi se nëse pr/ligji nuk miratohej në seancën e fundit plenare, do ishte shumë vonë. Gjithashtu, Kushi përmendi edhe koston e ulët krahasuar me shpenzimet që qytetarët shqiptarë paguajnë përmes taksave për studentët e Mjekësisë, gjë që sipas saj nuk do ishte e drejtë të shpërbleheshin me mungesë të ‘bluzave të bardha’.

Nga ana tjetër, edhe opozita bëri një tentativë për të futur studentët e Mjekësisë brenda Parlamentit, ashtu siç ata kërkonin. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu drejtua kryeparlamentares Nikolla duke i thënë se ka bazë në rregullore që studentët e Mjekësisë të futen në sallë, gjë që nuk u pranua nga drejtuesja e seancës me argumentin se studentët kanë qenë pjesë e Komisioneve Parlamentare.

Duhet theksuar se Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor nëse ligji miratohet në Kuvend, ata janë shprehur se do të vijojnë protestat deri në fund madje kanë parlajmëruar se ligjin do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Një tjetër projektligj që së fundmi kishte ngjallur shumë debate ishte legalizimi i kanabisit mjekësor. Edhe ky projektligj u miratua në seancë plenare me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime. Kjo nismë e qeverisë pati sërish përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, ku kjo e fundit akuzohej se po i jepte një mundësi të artë krimit që të kishin Shqipërinë territor të lirë për të kultivuar bimë narkotike.  Ndërkohë, Qeveria deklaroi se me këtë projektligj synon rregullimin dhe mbikëqyrjen e kultivimit, përpunimit, qarkullimit, si dhe eksportimin e bimës së kanabisit të nënprodukteve të tij dhe produkteve përfundimtare për qëllime mjekësore dhe industriale.

Tre votat abstenuese u përkisnin deputetëve socialistë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Mëngjesin e djeshëm, Berisha u afrua pranë foltores së Kuvendit, i shoqëruar edhe nga deputet e grupit të tij, teksa mbanin në duar banderola të Ramës me foto kanabisi.

Kreut të Akademisë së Shkencave tashmë do t’i lejohet të ketë një mandat të dytë. Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenim pr/ligjin për Akademinë e Shkencave. Sipas kësaj nisme të propozuar nga dy deputetë të mazhorancës, kryetari i Akademisë së Shkencave i lejohet një mandat i dytë ndërsa i hiqet edhe kufizimi i moshës 75 vjeç. Edhe ky projektligj ka qenë qysh herët i kritikuar dhe i kundërshtuar nga opozita, sipas të cilëve po favorizohet Skëndër Gjinushi i cili përpos se ka qenë pjesë e politikës nga kampi rozë, nuk është as akademik.

Ndonëse në seancën maratonë u miratuan projektligje me shumë interes, duhet theksuar se në Kuvendin e Shqipërisë nuk u pranuan kërkesat e opozitës për interpelancë apo mocion me debat për kryeçështjen Ahmetaj dhe inceneratorët. Opozita e shihte të arsyeshme që kryeministri Rama të ishte pjesë e seancës si dhe të flitej për çështjen e inceneratorëve. Partia Socialiste rrëzoi kërkesat e opozitës me argumentin se nuk ishte urgjente.

Ora 11:10
Rënia drastike e euros, Ibrahimaj: Po përjetojmë një forcim të lekut shumë më të shpejtë se në vitet e kaluara  

Rënia drastike e kursit të këmbimit të euros në tregun shqiptar u bë objekt diskutimi në seancën e mbrëmshme në Kuvend.

Sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisë, forcimi i lekut kundrejt monedhës së huaj, është një dukuri që reflekton përmirësimin e strukturës ekomomike të vendit, si pasojë e reformave të stabilizimit në ekonomi.

“Sipas të gjitha analizave që Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë ka kryer, forcimi i kursit të këmbimit pra forcimi i monedhës vendase kundrejt monedhës së huaj, është një dukuri që reflekton përmirësimin e strukturës ekomomike të vendit, është një dukuri që ka ardhur si pasojë e të gjitha reformave që ne kemi ndërmarrë por edhe si pasojë e modelit ekomomik që në kemi.Pasja  enjë kursi feksibël të këmbimit na ka ndihmuar gjatë gjithë viteve në të cilat jemi përballur me krizat e njëpasnjëshme për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe kriza e fundit që përjetuam na tregoi se inflacioni në vend ishte ndjeshëm më i ulët se sa inflacioni në vendet e rajonit dhe BE-së.Megjithatë gjatë vitit të fundit jemi duke përjetuar një forcim të kursit të këmbimit, shumë më të shpejtë se sa ai që ka ndodhur në vitet e kalua. ky forcim ka nisur që nga viti 2015 dhe ka ardhur gradualisht duke u forcuar, ndërsa gjatë dhe vitet e fundit shpejtësi ka qenë shumë më e lartë”, tha Delina Ibrahimaj.

Ndërsa Deputeti i PS-së Erion Braçe tha se në këtë situatë kemi të bëjmë me një fitim të drejtpërdrejtë të tregtarëve.

“Flukset hyrëse të ekonomisë reale në këtë vend kanë qenë në rritje dhe të një rendi shumë të madh aq sa patjetër që do të ndikonin në kursin e këmbimit të monedhës midis lekut dhe euros. Thënë këtë a ka para të zezë që hyn në Shqipëri, pa diskutim që ka dhe nuk di ndonjë vend në rajon apo në botë që nuk është nën kërcënimin e parasë së zezë. A mund të më thotë dikush këtu dhe jashtë kësaj salle që çmimet e produkteve kryesisht ushqimore kanë rënë kaq, pra efekti i rënies së inflacionit  dhe efekti i rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare shoqëruar me efektin e forcimit të lekut të jetë reflektuar 100% në rënien e çmimeve, jo. Atëherë është fitim i drejtpërdrejtë i tregtarëve”, tha Erion Braçe.

Rënia drastike e kursit të këmbimit të euros në tregun shqiptar përllogaritet të ketë dëmtuar ekonomikisht gjysmën e popullatës e cila në numërimin e fundit zyrtar në vitin 2021 rezultoi 2.8 milionë banorë.

Ora 10:49
Votimi në Kuvend, tre deputetë socialistë abstenuan legalizimin e kanabisit mjekësor (EMRAT)

1689929464_maj.jpg

Tre deputetë të maxhorancës kanë abstenuar gjatë votimit të pr/ligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Ata janë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Majko dhe Braçe kanë abstenuar edhe në komisionin e Ligjeve kur kaloi pr/ligji me 13 vota pro.

Për tre orë pas mesnatës së të premtes (21 korrik) kuvendi shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”. 

Ligji u votua me 69 vota pro, 23 kundër, 3 abstenime.

Qeveria deklaroi se me këtë projektligj synon rregullimin dhe mbikëqyrjen e kultivimit, përpunimit, qarkullimit, si dhe eksportimin e bimës së cannabis-it, të nënprodukteve të tij dhe produkteve përfundimtare për qëllime mjekësore dhe industriale.

Autoritetet besojnë se përmes një procesi të licensuar do të rritet ekonomia e vendit, si dhe kontrolli i subjekteve, që do të merren me kultivimin dhe përpunimin e bimës së cannabis-it, duke krijuar një institucion të veçantë.

Sipas projektligjit, licenca mund të jepet për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi, ndërsa zbatimi i kushteve të licensës verifikohet çdo 3 vjet.

Ora 07:36
Kuvendi miraton me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenim pr/ligjin për Akademinë e Shkencave! Kryetarit i lejohet një mandat i dytë, hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç

 

Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. Ligjin për Akademinë e Shkencave. Kryetarit ti lejohet një mandat i dytë si dhe kufizimi i moshës 75 vjeç.

Ora 07:32
Kuvendi miraton me 69 vota pro, 23 kundër e 3 abstenime projektligjin për kanabisin mjekësor

 

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 69 vota pro, 23 kundër e 3 abstenime pr ligjin për kanabisin mjekësor.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/07/2023 04:29

    Shkollat jashte jane kaq te shtrenjta,sa studentet tane duhet te jene me fat qe akoma diploma shqiptare qe marrin ne UT,pas nje studimi falas si ne komunizem qe bejne,u njihet ne Gjermani e u mundeson punesim.5 vjet nuk jane shume po te mendosh sa paguajne shoket e tyre jashte.Po shfletoja keto dite nje broshure nga ato qe na dergojne universitetet e shtetit,ku tregohet sa paguhet per klasa e kurse te ndryshme.8000 $ kushtonte nje kurs kozmetike qe te certifikonte ne fund,pa llogarritur te tjeret.Imagjinoni tani sa kushton te diplomohesh mjek,,inxhinjer,infermjer,avokat,etj!! Sa per min.e financave qe thote qe forcimi i lekut tregoka forcimin e ekonomise,duket qe se ka idene fare.Cfare ekonomie te forcuar ke ti,kur nuk ke nje uzine,nje fabrike,apo kombinat te hapur?! Cfare eksporton ti qe te ndikoje ne ekonomi sa te forcoje lekun?! Ne te vertete po te mos ishin remintancat e emigranteve,kanabisi dhe ndonje pallat e kulle i ndertuar me para me origjine te diskutueshme dhe ato parate qe kapen vazhdimisht te fshehur neper furgona e kamiona,apo te padeklaruar ne kufi,sot do te flisje ndryshe.Min.e financave eshte bere si ajo org.boterore qe na dha cmim si me te mireushqyerit ne Evrope ne kohen kur lulezonte talloni.

    Përgjigju
  • nani: 21/07/2023 22:19

    studentet e sapodiplomuar nuk e dine c'eshte puna. Ata duhet te punojne njehere ketu dhe kur te kene eksperience te mjaftueshme mund te kerkojne pune ne europe nese ka kerkese per ta. Por pa eksperience pune si mund te punojne ne europe?

    Përgjigju
    • joni: 21/07/2023 23:22

      Ne kapitalizem tregun e punes ta imponojne te ardhurat. Studentet sduhet te shkojne me asnje dite ne ate palo shkolle deri sa i gjati te ndryshoje ligjin prap. Dhe do ta ndryshoje se ska ca ben

  • Faik: 21/07/2023 17:56

    RESPEKTE pafund pèr ATDHETARIN dhe PATRIOTIN SKÉNDER ❤️ GJINUSHI . I NDERUARI SKÉNDER ❤️ GJJNUSHI èshtè THESAR KOMBÈTAR pèr SHQIPÈRINÈ , sè bashku me PROFESORIN e NDERUAR PÉLLUMB XHUFI

    Përgjigju
  • erind: 21/07/2023 16:08

    Vendim shum i drejte sepse keta kane studjuar me leket e shtetit nqse do te studjonin ne universitete private mund te shkonin ku te donin. Opozita e mbaruar dhe e qelbur i perkrah sepse kerkon destabilizim.

    Përgjigju
    • Shqipëria tashmë është një burg i madh: 21/07/2023 18:37

      Si do i detyrojnë studentët e rinj të shkojnë të studjojnë tek universiteti shtetëror? Kur universitetet jashtë janë më atraktive pas këtij ligji. Lëri ata që kanë studjuar me taksat tënde me parë se ata të kan ik.

    • Destabililesh: 21/07/2023 17:14

      Opozita është në krevat me pozitën ti bën sikur nuk di gjë.

  • Koli: 21/07/2023 13:34

    Mafia vazhdon

    Përgjigju
  • Taksat: 21/07/2023 11:07

    Të rriten taksat

    Përgjigju
    • Kardiologu: 21/07/2023 15:44

      Të rriten taksat e këtyre që janë pro ligjit. Doni mjek? Paguani taksa si një Gjermani?

  • Studenti: 21/07/2023 10:35

    Shiko protestën e studentëve sa e vogël dhe e kupton që shumica do ikin jashtë, ky ligj nuk ndryshon asgjë.

    Përgjigju
    • Nqs shumica pajtohet: 21/07/2023 15:43

      Pse bëhet me detyrim?

    • Illo: 21/07/2023 12:45

      Dhe e kupton qe shumica nuk shikon asgje te keqe ti sherbeje vendit dhe te kete pune te siguruar me kontrate 5 vjeç! Ata qe protestojne jane ata qe kishin bere mend me ik diten e neserme pas marrjes se dipkomes!

    • O beni te qine gruan oor taksat ruaj mire se po i vjellin: 21/07/2023 11:41

      Bravo

    • Doktori: 21/07/2023 11:04

      Duhet të të riten taksat ty se paguan pak

    • Beni: 21/07/2023 10:55

      Le te iki kujt i bie mendja. Po jo me taksat mia po te Duan ta paguan vet.

  • Buda: 21/07/2023 10:24

    Normale, s'ka pse te kufizohet mandati i Kryetarit te Akademise se Shkencave. Egocentristi psikopat Artan Fuga u be akademik me firme te Sali Berishes, si shperblim per projektin dhe batimin e tij per shkaterrimin e instituteve te AKADEMISE SE SHKENCAVE TE SHQIPERISE, ne vitin 2007.

    Përgjigju
  • Turi: 21/07/2023 10:20

    Rrisni rrogat, fondin per kerkimet shkencore ne mjeksi, permiresoni gjendjen e spitaleve dhe laboratoreve. Siguroni kushte te denja pune. Largoni sufllaqexhinjte nga mjeksia. Beni keto dhe e shikoni qe mjeket qendrojne. Por ju milionat i doni per klyshet tuaj ti coni per studime ne angli e neper bote. Ju q... derri fisin o politikan kur..va

    Përgjigju
    • Turi: 21/07/2023 13:45

      @kistra Por dhe shpenzimet nuk krahasohen me ato te vendeve perendimore. Apo e kam gabim? Marr rastin e Gjermanise qe njoh mire. Rroga e mjekur minimalisht 4000€. Te heqim taksen mbi te ardhurat mujore qe eshte 43%, shpenzimet e qerase se apartamentit qe ne bayern eshte minimalisht 1000€, shpenzimet per drita dhe ngrohje qe jane rreth 80€ ne muaj, shpenzimet per jetesen ( ushqim dhe veshmbathje) rreth 700€, sa te ngelen ne xhep?

    • Lopatata: 21/07/2023 11:02

      Ne jemi të dytët pas Gjermanisë si ka mundësi që nuk i rritin dot rrogat?

    • Kistra: 21/07/2023 10:49

      Turi, te gjitha keto qe thua duhen bere. Por sado te rriten rrogat nuk zgjidhet problemi sepse ato kurre nuk mund te barazohen me ato te vendeve te zhvilluara ne perendim apo Azi.

  • e drejta: 21/07/2023 08:57

    BRAVO KUVENDI...

    Përgjigju
    • Goni: 21/07/2023 13:21

      E cfar zgjidhje eshte kjo?! Mjekut aq vite i duhen per tu pergatitur, per te mesuar gjuhen gjermane per te krijuar te ardhura dhe direct ne gjermani sa ti mbaroje 5 vjecari. Prandaj o popull duan rroga dhe kushte dhe me pas i kerkohet llogari

    • Pacienti taksapagues gomar: 21/07/2023 12:13

      Parate per shkollimin e mjekeve nuk bien nga qielli paguhen nga taksat

    • Doktori: 21/07/2023 10:38

      Mjeku nuk paguhet nga taksat e Shqiptarëve. Atëherë rrit taksat.

    • Pacienti taksapagues gomar: 21/07/2023 10:21

      Vetem gomaret paguajne taksa qe te behesh ti mjek dhe pastaj te ikesh nga syte kembet.

    • Mjeku: 21/07/2023 09:39

      Bravo i thonë gomarit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?