Votimi në Kuvend, tre deputetë socialistë abstenuan legalizimin e kanabisit mjekësor (EMRAT)

21 Korrik 2023, 10:49| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 13:26

  • Share

1689929464_maj.jpg

Tre deputetë të maxhorancës kanë abstenuar gjatë votimit të pr/ligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Ata janë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Majko dhe Braçe kanë abstenuar edhe në komisionin e Ligjeve kur kaloi pr/ligji me 13 vota pro.

Për tre orë pas mesnatës së të premtes (21 korrik) kuvendi shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”. 

Ligji u votua me 69 vota pro, 23 kundër, 3 abstenime.

Qeveria deklaroi se me këtë projektligj synon rregullimin dhe mbikëqyrjen e kultivimit, përpunimit, qarkullimit, si dhe eksportimin e bimës së cannabis-it, të nënprodukteve të tij dhe produkteve përfundimtare për qëllime mjekësore dhe industriale.

Autoritetet besojnë se përmes një procesi të licensuar do të rritet ekonomia e vendit, si dhe kontrolli i subjekteve, që do të merren me kultivimin dhe përpunimin e bimës së cannabis-it, duke krijuar një institucion të veçantë.

Sipas projektligjit, licenca mund të jepet për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi, ndërsa zbatimi i kushteve të licensës verifikohet çdo 3 vjet.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton pr/ligjet: 5 vjet punë me detyrim për mjekët e rinj! Legalizohet kanabisi mjekësor, hiqen kufizimet e kreut të Akademisë së Shkencave


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?