Me 96 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal. Për ndryshimet duheshin 84 vota, të cilat shumica nuk i ka, por ishte deputetët e opozitës së re që jo vetëm plotëson numrin, por e kaluan në 96 pro. Ndërkohë që 11 deputetë ishin kundër dhe 2 abstenuan. Ndryshimet që janë miratuar lidhen mbrojtjen e të drejtës së autorit, ruajtjen e qetësisë publike, sigurinë shëndetësore, sigurinë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje dhe mbrojtjen e mjedisit.
Lajmi kryesor: