TIRANE- Kuvendi miratoi pak pas mesnatës zgjatjen me 2 vite të afatit të përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze më 4 dhe 5 yje si dhe shtyrjen deri më 31 dhjetor 2016 të afatit për aplikimin për investime strategjike
Pas 9 orëve debatit, kuvendi hodhi në votim pr/ligjet dhe pr/vendimet e rendit të ditës pak pas mesatës ku në sallë mungonin shumë deputetë.
Kryetares së kuvendit iu desh të priste disa minuta përpara se të hapte prezencën. Votimi nisi në orën 00:15 minuta të 31 janarit 2025, kur në seancë zunë vendin deputetët e maxhorancës ndërsa karriget e opozitës vijuan të ishin bosh, me përjashtim të deputetit të PD-së Bujar Leskaj, i cili për dy pr/ligje bashkoi votën me socialistët.
Kështu pr/ligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për investimet e strategjike në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 73 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim. Vota kundër ishte e Bujar Leksajt të PD-së.
Ndërsa projektligji për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” që përjashton nga tatimi mbi të ardhurat e korporative për një periudhë 10 -vjeçare, për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2026 u miratua me 68 vota pro, 1 kundër (Bujar Leksaj) dhe 3 abstenim.
Kundër votoi Bujar Leskaj i PD-së, ndërsa abstenuan Erjon Braçe, Pandeli Majko dhe Petro Koçi.
Sipas këtij pr/ligji të iniciuar nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi të gjitha subjektet e hotelerisë, që përfitojnë statusin special brenda datës 31 dhjetor 2026, përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme.
Deputeti Klosi tha se nga ky pr/ligj do të përfitojnë edhe 11 operatorë që do të bashkëpunojnë me brende ndërkombëtarë për të ndërtuar hotele me 4 – 5 yje në zonën me përparësi të zhvillimit të turizmit, pra 22 operatorë në total. Duke iu përgjigjur kritikëve nga socialistët, Braçe e Majko, të cilët e kundërshtuan pr/ligjin në komisionin e ligjeve, Klosi tha se përmes kësaj iniciative përjashtohen hotelet në qendrat e qyteteve dhe në Tiranë.
„Kjo lehtësi u jepet atyre operatorëve që zgjedhin të investojnë në zonën me përparësi të zhvillimit të turizmit. Në qendrat e qyteteve, përfshi Tiranën nuk jepet kjo lehtësi fiskale, pasi aty biznesi është i ngritur dhe konkurenca bën punën e vet. Vetëm në zonën për zhvillimin e turizmit përcaktuar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit kjo lehtësi jepet për një numër të caktuar hotelesh. Që nga fillimi i kësaj iniciative janë listuar 11 kompani të cilat kanë zgjedhur të operojnë së bashku me një brend ndërkombëtar. Nuk lehtësohet investitori, një investim i 4 – 5 yjeve është në nivele shumë të lartë. Nëse do të operojë me një brend ndërkombëtar i jepet kjo lehtësi. Faktet tregojnë që ka shqiptarë e të huaj të kenë mundësi të operojnë me lehtësira fiskale’. Këtë projekt e quajtëm fuqia e 5 yjeve është e mundur që duke vendosur këto standardeve dhe të tjera kompani të menaxhojnë me këto nivele. Pra nga 11 kompani që operojnë në vazhdim me hotelet me 5 yje, 11 të tjera kanë zgjedhur të marrin një brend ndërkombëtar me 5 apo 4 yje. Kërkohet dy vjet për të kompensuar 2 vjetëshin që u dogj në periudhën e pandemisë” tha Blendi Klosi, sekretari i Përgjithshëm i PS-së.
Për deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me këtë pr/ligj favorizohen oligarkët
“Ky nuk është një shtet, ky është një klub i të privilegjuarve. Kjo nuk është një paketë për zhvillimin e Shqipërisë. Kjo është një paketë anti-Shqipëri; një paketë që favorizon oligarkët dhe e lë shumicën e shqiptarëve në varfëri; një paketë që forcon monopolin e një pakice, ndërsa shumica lufton për mbijetesë; një paketë që shkatërron konkurrencën dhe pengon shqiptarët e ndershëm të ecin përpara,” u shpreh Tabaku.
Sipas ligjit ekzistues, të gjitha subjektet e hotelerisë, që përfitonin statusin special brenda datës 31 dhjetor 2024, përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme.
Por përmes projektligjit të miratuar në Kuvend ky afat të zgjatet deri në 31 dhjetor të vitit 2026. Kjo do të thotë se përjashtimin nga tatim fitimi në dhjetë vitet e ardhshme do ta përfitojnë edhe subjektet, të cilat marrin statusin special nga qeveria vitin e ardhshëm dhe vitin tjetër pas tij.
" Qëllimi i projektligjit është të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat e korporatës entitetet që operojnë në struktura akomoduese “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruara dhe njohur ndërkombtarisht “brand name”, përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat e korporative për një periudhë 10 -vjeçare, për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2026. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit. Ky projektligji synon incentivimin e sektorit të turizmit duke ulur normën tatimore ne 0% për 10 vitet e para fiskale, për strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmi"
Votimi i pr/ligjit per tatimin mbi te ardhurat
Votat e Bujar Leskajt
Bujar Leksaj ishte i vetmi I PD-së present në sallë kur hodhën për votim pr/ligjet dhe pr/vendimete rendit të ditës. Ai bashkoi votën për të miratuar kërkesën e qeverisë për shtesën e huasë prej 40.7 mln euro për hekurudhën Tiranë – Durrës si dhe votoi kundër dërgimit të mandatit të deputetit socialist Vullnet Sina në Kushtetuese.
Votimet e tjera
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Abidjan 2021, përfshirë ndryshimet e miratuara në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Addis Ababa 2018, dhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Gjenevë 2019, të Bashkimit të Përbotshëm Postar”. Ky propozim u votua me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim
Miratohet Akti Normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024. Akti normativ votua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim
Një tjetër projektligj që do të diskutohet është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu””. Kjo marrëveshje u miratua me 74 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë. Kjo nisëm ligjore u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim
Projektligji; “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”; Kjo nisëm ligjore u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-EuroMediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, me qëllim përfshirjen e dispozitave kalimtare në ndryshimet e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane, të zbatueshme nga 1 janari 2025”. Kjo nisëm ligjore u miratua me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.
Në rend dite është parashikuar të shqyrtohet edhe projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo u votua kundër nga 61 deputetë, 12 abstenim dhe 0 pro.
Miratimi i ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit u miratua me 74 pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.
Kuvendi miratoi ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Bonusi do të shpërndahet për pensionistët në muajin shkurt.
Ndërsa u rrëzua kërkesa e PD-së për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Kundër votoi dhe deputeti i PD-së Bujar Leksaj.
Ajo u votua kundër nga 61 deputetë, 12 abstenim dhe 0 pro.
Foto: Votimi per dergimin e mandatit të Vullnet Sinaj në Kushtetuese
U rrëzua dhe kërkesa e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”;dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.
Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”. Kjo nisëm ligjore nuk u miratua. Ajo mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.
Grupi PD dorëzoi në Kuvend kërkesën në dhjetor 2024. PD kërkonte hetim parlamentar për procedurat sesi u miratua projekti dhe pikëpyetjet që lidhen me investitorin por veç Bujar Leksajt i cili votoi kundër asnjë deputet tjetër i Opozitës nuk ishte i pranishëm në sallë kur u votua pr/vendimi pak pas mesnatës së 30 janarit.
Kuvendi miraton me 74 vota pro të maxhoranës kërkesën e qeverisë për të marrë hua 77.5 milionë euro, nga BERZH për mbylljen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe për ndërtimin e linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Votimi u mor pak pas mesnatës (ora 00:15 e 31 janarit 2025) dhe në sallën e Kuvendit veç deputetit demokrat Bujar Leskajt nuk kishte asnjë përfaqësues nga opozita.
Leskaj bashkoi votën me socialistët për të votuar pro huasë për hekurudhën Tiranë - Durrës.
Për Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë - Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, ratifikuar me 2 ligjin nr.29/2017” u votua me 74 vota pro, zero pro e zero kundër.
Përmes projektligjit të depozituar në dhjetor 2024 Këshilli i Ministrave kërkoi të rishikohet marrëveshja e parë e huasë me BERZH, ku planifikohej kredia në vlerën 36.8 milionë euro, të zëvendësohej me vlerën 77.5 milionë euro, pra financim shtesë prej 40.7 mln euro.
Kjo shtesë e vlerës së huasë thuhet në relacion do të shërbejnë për ndërtimin e 8 godinave të stacioneve hekurudhore me vlerë 10.5 milionë euro.
Gjithashtu, do të financojë edhe shtesën e kostos së projektit, ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore me vlerë rreth 29 milionë euro, si dhe financimi shtesë i kontratës së mbikëqyrësit të punimeve, me vlerë 1.2 milionë euro. Në relacion thuhet se afati i zbatimit të projektit është data 31 gusht 2025, kurse hekurudha pritet të jetë gati për të udhëtuar në fillim të vitit 2026.
Ky projekt është bashkë financuar nga BE me një grant investimi prej 35.5 milionë eurosh dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) përmes kredisë së parë në vlerën 36.8 milionë euro.
Linja hekurudhore do të jetë një linjë tërësisht elektrike, do të ketë 8 ndalesa dhe për të shkuar nga kryeqyteti në Durrës do të duhen vetëm 22 minuta, kurse deri në Rinas 12 minuta.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Votimi i pr/ligjit per marrjen e huasë për hekurudhën Tiranë - Durrës
Gjatë seancës para votimit ministri i Shtetit për Parlamentin Taulant Balla tha se treni do të jetë i standardeve europiane.
"Marrëveshja që ju sjellim sot është për të gjithë shqiptarët që nuk duan të shkojnë me furgon në Durrës, as me autobus, por me tren. E patëm lënë një projekt në 2005-ën, erdhi njëri këtu dhe e anuloi se s’i pëlqen treni,nuk e ka njohur ndonjëherë. Tani treni do bëhet.
Treni do të jetë i standardeve më të mira europiane. Dhe më e mira e kësaj pune është se nuk do të shkoni më me benza në aeroportin Rinas, por do të hipni trenit për Rinas. Çfarë problemi keni me trenin ju? Jeni parti që do të mbaheni mend si partia kundër zhvillimit, teknologjisë që nuk e mori vesh kurrë çfarë do populli. Dhe ju do hipni në tren, do zbrisni nga ky treni pa kokë.” i tha Balla opozitës përpara se të vijonte me prezantimin e projektligjit për hekurudhat" tha Balla.