Kuvendi i Shqipërisë

Dje u dekretuan nga Begaj, Kuvendi voton nesër ndryshimet në qeveri

10 Shtator 2023, 16:15| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 16:36

  • Share

Pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj, nesër është Kuvendi që do të jap votën ose jo për ta.

Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator. Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca  dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më në Kabinet.

Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Delina Ibrahimaj si Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit dhe Sportit.  Igli Hasanin ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ervin Mete ministër për Ekonominë dhe Financat, Anila Denaj ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Arbian Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Emërimet

Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): 

Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sporti

Albana Koçiu Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale

Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit  

Shkarkimet

Olta Xhaçka nga posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme

Delina Ibrahimajt nga posti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë

Edona Bilali nga posti i Ministrit të Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ogerta Manastirliu nga posti i Ministrit të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale

Evis Kushi nga posti i Ministrit të Arsimit dhe Sporti

Frida Krifca nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit

Milva Ekonomi nga posti i Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Kjo ministri shkrihet.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?