VLORE- Një 25-vjeçar me iniciale K.D. banues në Vlorë është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për kërcënim me armë të kushëririt të tij.
Konflikti mes tyre kishte ndodhur në datë 20 mars të vitit 2017 në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë, ku 25-vjeçari kishte kërcënuar të afërmin e tij, pas një sherri për pronën.
Lidhur me këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vite burg, Ndaj rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".
Tashmë materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.