Kërcënoi me thikë klientët e tij, shpallet në kërkim pronari i një lokali në Sarandë (VIDEO e ngjarjes)

7 Gusht 2022, 19:06| Përditesimi: 7 Gusht 2022, 22:15

  • Share

Pronari i një lokali në Sarandë është shpallur në kërkim nga policia pasi ka kërcënuar me thikë klientët e tij pas një sherri. Policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin Alban Çobaj.  

"Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej nje shtetas i cili kishte kanosur me mjet prerës, disa klientë, në një lokal, në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për ngjarjen e ndodhur, janë kryer të  gjitha veprimet hetimore dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas, dyshohet se në ambientet e subjektit të tij, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), disa klientë. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Konflikti mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 të së shtunës pas një debati me disa klientë lidhur me faturën, për të cilën klientët nuk ishin dakord dhe refuzonin ta paguanin.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Carraniku: 07/08/2022 22:00

    Ta marrin vesh turistat qe kur te vish me hanger ne Albani ose hajde i armatosun ose mos u duk ne kete ven.

    Përgjigju
    • Rob: 08/08/2022 03:30

      Carraniku - mos bej komente idiote. Eshte e vertete qe ka 5-10% te tregetareve te pandershem dhe injorant, por pjesa me e madhe kane punetore dhe me kujdes te mire ndaj klientit

  • Lala: 07/08/2022 21:41

    Mir KY palla me think ne for si sandokani po keta tocat e there QE porosisin pa pa cmimet ne meny

    Përgjigju
  • ymeri: 07/08/2022 20:02

    NUK MERRET THIKA ndaj klienteve o idiot,,,mos u beni te gjithe si ai kokedhima....

    Përgjigju
  • Spiropali: 07/08/2022 19:34

    Këto ndodhin kudo, lartmadhnia ka thënë që është vit i suksesshëm. Unë atij i besoj dhe sufllaqexhinjte që shkruajne këtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?