Fruti i shegës

Ky është fruti që lufton lufton Alzheimerin dhe ndikon në shëndetin e trurit

12 Qershor, 15:26| Përditesimi: 12 Qershor, 15:31

  • Share

Mijëra njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit, por studime të ndryshme theksojnë rëndësinë e stimulimit të kujtesës dhe përmirësimin e funksioneve njohëse, për ta parandaluar atë. Sipas disa hulumtimeve në “University of Copenhagen”, Danimarkë, thuhet se shega këshillohet të konsumohet për shëndetin dhe mirëqenien e trurit.

Te ky frut studiuesit zbuluan një substancë e cila mund të përmirësojë kujtesën duke eliminuar qelizat e dëmtuara, që ndikojnë në rënien e aftësisë njohëse në sëmundjen e Alzheimerit.

Disa eksperimente të kryera tek minjtë treguan se urolithin A, substanca që gjendet te shegët, mund të zbusë simptomat e Alzheimerit pasojat e tjera që prekin direkt trurin.

Edhe pse është testuar në minj, perspektiva është pozitive edhe për njerëzit,” thonë studiuesit.

Megjithatë shega nuk është e mirë vetëm për trurin, por ajo ka edhe vlerta të tjera shëndetësore. Ajo është e pasur me anti-oksidantë, vitamina dhe përbërës bioaktivë. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe inflamacionit, faktorë kyç në plakjen e trurit dhe sëmundjet neurodegjenerative.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?