Deputeti socialist Erion Braçe dhe shpërthimi në Gërdec më 2008

Politikë

‘Shpërthimi dhe gjaku i korrupsionit!’ Braçe mesazh në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit: Drejtësia e re kërkon të mbyllë çështjen, ka frikë të prekë përgjegjësit

15 Mars, 18:19| Përditesimi: 15 Mars, 19:20

  • Share

Të gjithë heshtin dhe madje janë shokë dhe bëjnë muhabete me përgjegjësit e shpërthimit të përgjakshëm të 15 marsit 2008 në Gërdec, me asnjë të ndëshkuar dhe ku shumë prej tyre janë edhe kandidatë në listat e sigurta për deputetë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Kështu shprehet dhe e kujton 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit me 26 viktima të pafajshme dhe qindra të plagosur, deputeti socialist Erion Braçe.

Ai kritikon edhe drejtësinë e re, që shprehet se kërkon veç ta mbyllë çështjen me një dënim banal, pa hetuar në themel krimin dhe korrupsionin e përgjakur të asaj dite. 

Dhe kjo sipas ligjvënësit socialist, “sepse kanë frikë të prekin përgjegjësit realë të korrupsionit të përgjakshëm, i vetmi i tillë në historinë e këtij vendi”.

Postimi i Erion Braçes në rrjetin social Instagram

"Kjo është zhurma e korrupsionit; Ky-pak sekonda me pas-është shpërthimi i korrupsionit; Vendi i krimit: Gërdec, Tiranë Data, muaji, viti i krimit: 15 mars 2008

Pasoja e krimit: 26 burra e gra, djem e vajza, fëmijë të mitur, foshnjë në bark të nënave, pjekur të gjallë! Ky është korrupsioni dhe ky është gjaku i korrupsionit! Po tallja cila është?

Asnjë përgjegjës politik i shpallur fajtor dhe i dënuar, asnjë! Secili prej përgjegjësve politikë është gjallë, në aktivitet të plotë politik, madje në lista të deputetëve e deputete 100% të sigurt edhe një herë!

Ndërkohë ka edhe më: Të gjithë heshtin! Të gjithë i kanë shokë përgjegjësit politikë të pjekjes të gjallë të 26 shqiptarëve- rrinë me ta, këmbejnë muhabete shqiptarësh me ta, ju qajnë hallin, i kanë partnerë aktivitetesh, qeshin me ta, hanë e pinë me ta!

Një akuzë e gjyq qesharak nuk përfundojnë kurrë; E dini pse? Sepse akuza e ngritur dhe gjyqi për të nga drejtësia e re, kërkon veç të mbyllë çështjen- një dënim banal, për një aty dhe kaq; asgjë në themel të krimit, asgjë në themel të korrupsionit; ka frikë të prekë përgjegjësit real të korrupsionit të përgjakshëm- i vetmi i tillë në historinë e këtij vendi! I vetmi!".

Postimi i deputetit Erion Braçe në Instagram

Ora 19:15
Balla nga Librazhdi: 17 vite më parë, korrupsioni i Sali Berishës vrau 26 shqiptarë dhe 4 më 21 Janar 2011 për të mbrojtur korrupsionin!

Taulant Balla, duke prezantuar sot në Librazhd kandidatin Olsi Komici, ish-anëtar i KPK-së së Vettingut

Ministri i Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla dhe Arbian Mazniku prezantuan sot (15 mars) Olsi Komicin si kandidat i PS-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Librazhd. 

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, u kërkoi sot bashkëqytetarëve në Librazhd dhe mbarë Shqipërinë të mos harrojnë se kush është Sali Berisha. 

Në 17-vjetorin e shpërthimit në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec, Balla u kujtoi atyre sesi politikani i korruptuar ka vrarë për të mbrojtur korrupsionin e vet dhe këtë mund ta bëjë sërish.

"Sot bëhen 17 vite që shpërthimi i tmerrshëm i korrupsionit të familjes së Sali Berishës dhe të ministrave të tij vrau 26 shqiptarë të pafajshëm. Dhe kur shoh në këto studiot e darkës që guxojnë të vënë barazi mes dosjeve të ndonjë ish-ministri socialist me ato të Berishës, kjo është e pandershme. Sali Berisha në këto 30 vite është politikani që me korrupsionin e vet ka vrarë njerëz. Me korrupsionin në Gërdec vrau 26 shqiptarë të pafajshëm, plagosi shumë të tjerë dhe shkatërroi një zonë të Shqipërisë", u shpreh ai.

Ministri theksoi se Berisha zbrazi rezervat tona të municioneve ushtarake për t'u pasuruar. 

“Sot vlera e atyre municioneve është njëqindfish më e lartë sipas tij, ndërsa kujtoi edhe viktimat e 21 Janarit që Berisha i ka në ndërgjegjen e tij. Me korrupsionin e vet, bashkë me Ilir Metën, vrau 4 protestues më 21 Janar. Prandaj, motra e vëllezër, s'duhet të harrojmë kurrë që ai është politikani që vrau dhe mund të vrasë përsëri për të mbrojtur korrupsionin e vet. E dëgjova një ditë që tha se e kanë përzënë në Librazhd. Po ti shko njëherë në Tropojë po ta mbajti pa anti-plumb, se e ke mbjellë vëllavrasjen aty ku të buron familja jote. Ne kemi qenë të majtë e të djathtë, por kur kemi mbyllur fushatën kemi qenë librazhdjotë", deklaroi Balla nga asambleja e Partisë Socialiste të Librazhdit. 

Ai ishte së bashku me drejtuesin e qarkut Elbasan për Partinë Socialiste, Arbian Mazniku, teksa prezantuan kandidaturën e Olsi Komicit, jurist dhe ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të Vettingut të shkallës së parë.

"Ajo që ka më rëndësi për dikë që ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e politikës është cilësia që të punosh për të lënë prapa njerëz ndoshta edhe më të mirë se ti vetë. Unë jam shumë krenar sot që Librazhdi do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e re, në mandatin e ri 2025-2029, jo nga një, por nga dy: edhe nga Bora, edhe nga Olsi. Asnjëherë më parë, nga këto 30 vite, ne nuk kemi pasur një përfaqësim kaq të denjë dhe kaq të fortë në Kuvendin e Shqipërisë. Prandaj thashë dy, sepse kësaj radhe edhe demokrati më i paepur i Librazhdit duhet të votojë për Olsi Komicin, duhet të votojë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, për Edi Ramën", shtoi ai.

Falë mandatit të tij, tha Balla, kemi sot një drejtësi të re të pavarur, që e shpëtoi nga kanceri që kishte mbjellë ai që zotohet sot para shqiptarëve se po i dhatë votën do shkrijë SPAK-un.

"Sa pretendues ish-pronarë ka në Shqipëri që duan të marrin pronat? Si ka mundësi që i mori dhëndri i Sali Berishës mes Tiranës, ku fushën e futbollit e bënë pallat? Të çosh në prokurori Sali Berishën. duhet të durosh lloj-lloj balte dhe sulmesh, por për mua rëndësi ka që populli i Librazhdit më do dhe do më votojë duke votuar për Olsi Komicin, për Edi Ramën", nënvizoi ai.

Balla i kërkoi socialistëve të Librazhdit që të arrijnë targetin e 75% të votave madje edhe më shumë, sepse Partia Socialiste i ka mbajtur premtimet në Librazhd duke e shndërruar në një lagje të Tiranës vetëm 40 minuta larg falë investimeve infrastrukturore.

"Kush është targeti? Ju e dini, sa herë kemi zgjedhje, biseda ime me ju është: cili është objektivi kësaj radhe?   Objektivi kësaj radhe është 75%. Prapë të parët në Shqipëri, gjallë a vdekur, duhet të dalim përsëri të parët në Shqipëri. Këtu ka shumë prej jush që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që ditën e parë. Ka prej jush që në fushatën e referendumit 1994. Në 2005 kemi qenë zona me rezultatin më të mirë për PS. Prandaj 75% është objektiv me mik, se mund të shkojmë edhe më shumë", përfundoi ai.

Balla i kërkoi elektoratit që t'i japë 1 milion shuplaka Partisë Demokratike, e cila hyn në garën e 11 Majit me lista të vjetra dhe të njëjtin kapiten.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • visi: 15/03/2025 22:38

    Në qoftë se nuk gjykohet dhe dënohen kokat e krimit të Gërdecit SPAK urgjentisht duhet të shkrihet,turp të kenë dhe helm ju bëfshin rrogat galopante që marin.

    Përgjigju
  • dashi: 15/03/2025 22:18

    Nese spaku nuk denon personnat pergjegjes per gerdecin Saliun Mediun dhe hajdutet e tjere te Pd te mbyllet te dalin dhe keta qe jane futur drejtesi e deshtuar

    Përgjigju
  • Ska problem: 15/03/2025 20:56

    Nuk eshte drejtesia qe vendos por amerika do mbroje agjentin e saj cami medi eshte agjent pra ta harrojne se e denojne klyshin e amerikes , c’fare mendoni se gjithe ky proces u be pa bekimin e sa , sa u zbardh vrasja e kosta trebickes nga agjentet e FBI pra erdhen per ta mbyllur jo per te thene te verteten

    Përgjigju
  • koli: 15/03/2025 19:31

    DREJTESIA DUHET TE DENOJE SALIUN,,MEDIUN,,DHE SHKELZENIN,,SEPSE JANE AUTORET E SHPERTHIMIT,,,,26 TE VDEKURIT NE GERDEC NUK DO TI TRESE DHEU PA U NDERSHKUAR KETA TRE KRIMINELE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?