Tyler Robinson i arrestuar

Bota

Ky është Tyler Robinson, vrasësi i aktivistit Charlie Kirk në SHBA

12 Shtator, 20:14| Përditesimi: 12 Shtator, 20:15

  • Share

1757700897_tylerrobinson.jpg

Autoritetet amerikane kanë publikuar foton e Tyler Robinson 22 vjeç, autorit të vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.

Zyrtarët konfirmuan se ai nuk ishte student në Universitetin e Utah. Vetë Universiteti konfirmoi se Robinson kishte studiuar shkurtimisht atje në vitin 2021.

Një anëtar i familjes e kishte përshkruar Robinson se ishte bërë "më politik" në vitet e fundit dhe më parë i kishte thënë një të afërmi se nuk e pëlqente Kirkun.

Robinson ishte regjistruar për të votuar në vitin 2021 dhe rezulton pa asnjë preferencë partiake.

Autoritetet thanë se një anëtar i familjes së Robinson i tha një miku të familjes se ai kishte rrëfyer, ose kishte nënkuptuar, se e kishte vrarë Kirk-un. Shoku më pas ia përcolli këtë informacion një sherifi.

Hetuesit intervistuan shokun e dhomës së Robinson, i cili u tregoi atyre mesazhe midis tij dhe një llogarie me emrin "Tyler" në aplikacionin e mesazheve Discord.

Robinson u gjet nga autoritetet dhe u arrestua në Uashington, Utah, më 12 shtator. Ai mbante veshur rroba që përputhen me ato që mbante i dyshuari në pamjet filmike.


Lajmi kryesor:

SHBA/ Arrestohet 22-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes së aktivistit Charlie Kirk! Trump: Shpresoj të dënohet me vdekje (VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?