Foto ilustruese

Laboratori farmaceutik ushtarak në Itali prodhon llaçin e parë anti-covid

22 Prill 2020, 22:29| Përditesimi: 22 Prill 2020, 22:31

  • Share

1587537524_koronavirus11100x620.jpg

200 kilogramë Idrosiclorochin, ilaçi që do të shërbejë për të realizuar qindra mijëra kapsula që tani po testohen si kura e parë anti-koronavirus po vijnë nga Azia drekt Firences në Itali. 

Sipas "La Repubblica", ky ilaç dobëson dëmet që mund të shkaktojë COVID-19 në mushkri dhe mundëson shërimin nga sëmundja.

Drejtori i institutit farmaceutik ushtarak të Reginaldo Giulianit, koloneli Antonio Medica nuk tregon se nga do të vijë materiali.

Ai tha se nuk është sekret ushtarak, por diçka e përafërt. 

Koloneli Medica shtoi se ka një kërkesë të madhe në treg për këtë produkt mjekësor dhe po mendojnë që të bëjmë një porosi më të madhe të ilaçit.

Ministri i Shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza ka ngarkuar me këtë detyrë strukturën historike Fiorentine që prodhon ilaçe që prej viti 1931.

Vendimi për të prodhuar ilaçe anit-covid në Toskana është marrë që në datën 7 prill nga kryeministri i Italisë Giuzepe Conte.

"Kemi një porosi për të prodhuar 200 kapsula nga rajoni i Toskanës",  thotë koloneli Medica, i cili shtoi se në këto laboratorë do të çertifikohen produktet mjekësore anti-covid.


Lajmi kryesor:

Covid, 437 viktima viktima në Itali. 'Gënjeu për pandeminë', shteti Misuri-t hedh në gjyq Pekinin. Lombardia nis testimet serologjike në masë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?