Lagjja ‘24 maji’ në Vlorë e harruar, dekada pa investime! Banorët: Vijnë të marrin votën dhe na gënjejnë

21 Janar 2023, 19:01| Përditesimi: 21 Janar 2023, 19:17

  • Share

Rrugë të prishura, të pashtruara, gropa e pellgje me ujë.

Banorët e lagjes “24 Maji” në qytetin e Vlorës vuajnë prej gati 3 dekadash mungesën e infrastrukturës rrugorë.

"Kam 27 vjet që kam ardhur. Fëmijën e kam prurë 1 vjeç tani është 26 vjeçe."

"Kam qenë në Greqi, kam tre vjet që jetoj këtu dhe është mos më keq, mos më keq."

Shirat e nxjerrin më në pah problematikën. Banorët ndihen të harruar nga pushteti që shkon atje veç për të kërkuar vota.

"Asnjëherë sa herë që afrohen votimet, sjell ndonjë zhavorr e mbushin këto gropat e tungjatjeta."

"Vijnë 5 minuta aty i fusin një skrep dhe kërcasin ikin."

Banorët e tregojnë hapur zhgënjimin dhe premtimet boshe që u japin politikanët në fushata zgjedhore.  

"Na kanë gënjyer 300 mijë herë sa herë që i takojmë aq herë na gënjejnë. Nuk kam asnjë lloj besimi janë të tërë gënjeshtarë."

"Nesër tha një zonjë e zotëri do vijmë. I kërkuam kazan për plehrat. Gënjyen gjoja e matën e asgjë."

Lagjia 24 maj në Vlorë është një nga lagjet më të populluara. Numëron 250 banesa por duket që është lënë jashtë vëmendjes së bashkisë së qytetit

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?