Sociale

Has/ ‘Lagjja e Londrës’ në periferi të Krumës me të moshuar, djemtë ndërtuan vilat, por jetojnë në Britaninë e Madhe

9 Mars, 08:54| Përditesimi: 9 Mars, 10:28

  • Share

HAS- Në periferi të Krumës, qendrës së bashkisë Has është ndërtuar një lagje e veçantë që vendasit i thonë “Lagjja e Londrës”. Që në momentin e parë ndeshesh me vila dy-tre katëshe, të gjitha ndërtime të reja.

Gjithçka që shihni në këto pamje janë investuar nga emigrantët. Por fatkeqësisht në këtë shtëpi të mrekullueshme te stilit britanik jetojnë veç prindërit e tyre të moshuar. Pasi trokitëm në disa dyer, shumica të kyçura, takojmë Agim Nelën, 61-vjeç dhe bashkëshorten e tij, Serveten 57-vjeçe.  

Tre djemtë e tyre kanë emigruar në Angli gjatë 7 viteve të fundit, por prindërit shpresojnë se një ditë do të kthehen pasi jeta në vetmi është e vështirë.

'Krejt kanë ikur! Shtëpia është qyqe vetëm. Na kemi mbetur këtu" thotë një e moshuar. 

Hasjanët kanë emigruar masivisht në Mbretërinë e Bashkuar, por të ardhurat e tyre i kthejnë në të mira materiale për vendlindjen dhe komunitetin. Largimet e para kanë nisur pas viteve ’90, ndërsa kulmin e kanë arritur në djetëvjeçarin e fundit.

Siç vetë banorët tregojnë nuk ka familje në Has që nuk e ka të afërm jashtë vendit. Shkaku kryesor i emigrimit është varfëria dhe ata pak të rinjtë që kanë mbetur nuk e gjejnë veten në Has.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bes: 10/03/2025 08:37

    Ore komentues pa vlere njerzore, Hasjanet zen vendin e pare per business ne Angli, po te llogarisesh ne rang komtar. Dhe nese ke 10 shtepi ne Angli nje do ndertosh dhe ne Has sepse ja kemi borxh keti vendi. Hadjanet jane te paret ne çdo fushe ku luhet ne Angli,

    Përgjigju
  • tata: 09/03/2025 16:20

    ku jetohet ne shqiperi, banda, hajdute, kriminele, politikane pa asnje lloj ndhenje per popullin, ai vend esht thjesht nje kenete ku bretkocat ndyhen 24 ore.

    Përgjigju
  • Unë: 09/03/2025 13:29

    has, qyteti gomerve, më trashanikë dhe më idiotë nuk bën nana. Punojnë si kafshë e jetojnë si kafshë, kanë mentalitet kafshësh. Të dalë nga pylli.

    Përgjigju
  • Or tej: 09/03/2025 13:06

    Gjysma e cunave te Londres jane ne burg e gjysma vazhdon te punoje aty ku ka treg or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Qytetari: 09/03/2025 10:45

    Lagjia e drogaxhinjve ku gjysma jane ne burg.

    Përgjigju
  • Lui: 09/03/2025 09:10

    Ky eshte nje nga shume idiotizmat qe bejne shqiptaret. Nuk ka arsye qe ta justifikoje investimin ne nje objekt banimi qe do shkoje drejte rrenimit. E para shume pak nga ata qe ikin kthehen dhe shtepia kaq e madhe nuk ka perse u duhet prinderve si nje cifti te moshuar. E dyta edhe nese do mund te kthehen nje dite, kane per tu kthyer te moshuar dhe perseri do jete e pashfrytezueshme. Te moshuarit me zor vijne verdalle ne nje apartament 1+1, e jo me te ngjisin shkalle neper vile.. Te moshuarit kane nevoje me shume per njerez te rrine me ta, per femijet, per niper e mbesa. Nuk kane nevoje per hapesira banimi te kota. U mjafton 1+1 dhe pak oborr per tu eglendisur. Pjesen tjeter e duan mbushje shpirtore.

    Përgjigju
    • Populli: 09/03/2025 11:27

      Nuk e ke keq si mendim ne teresi por keta zotrit kane investuar ne shtepi sepse i kane lek Bari dhe jo lek djerse te ndershme se nuk ka njeri te me bind qe dikush shkon ne Bitani per 7 vjet dhe investon 100 mij€ shtepi me lek djerse?!!!Per 7 vjet nuk ke shans ti kesh kursyer kaq lek me djerse jo me ti investosh ne tulla llaç…

    • Maloku: 09/03/2025 11:09

      Ore si t’ja bojm tik toku po mbyllet haha. E drejt. Ne Angli pleqt blejn shtepija 1 kateshe kur dalin pencion. Kurse Ne akoma kulla e kush w bo me te madhe. Ne ikem ne Angli por si i thojn, Iriçi ferre do

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: